SHBA/ Shkrimtarja shqiptare boton librin “Lideri nuk lind..bëhet”

E shtunë, 20 Prill, 2024

Iris Halili, shkrimtarja shqiptare e cila jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka botuar librin e saj më të ri “Lideri nuk lind..bëhet”. Në librin e saj shkrimtarja vë theksin mbi sakrificat që duhen bërë dhe rrugën që duhet ndjekur për të arritur statusin e liderit.

“Përpara se të jesh një lider, i gjithë suksesi varet se sa përpiqesh për të përsosur vetveten. Kur bëhesh lider, i gjithë suksesi varet sa arrin të përsosësh të tjerët…  Jack Welch. Qëllimi parësor i çdo lideri është dhe duhet të jetë lartësimi i ndjekësve, duke propozuar modelin më të arrirë personal, vizionin më gjeneralist dhe sakrificën më sublime, në shërbim të fitores dhe kauzës më njerëzore. Rruga drejt së mirës nuk është e shtruar paraprakisht apo e lindur bashkë me njeriun, ajo është një rrugë që zbulohet çdo ditë në rrjedhën e jetës, është një rrugë që përshkohet mbështetur në zgjedhjet vetjake, edukimin dhe vetëshërbimin ndaj shpirtit, mendjes e trupit”, shprehet ndër të tjera në parathënien e librit të saj, Halili.

Iris Halili ka përfunduar studimet në SHBA për Master në Lidership si dhe programin  e Doktoratës për Lidership dhe Zhvillim Organizatash. Në Shqipëri ka punuar Pedagoge e Letërsisë së Huaj në Departamentin e Letërsisë pranë Fakultetit Histori-Filologji të Universitetit të Tiranës si dhe Shefe Kabineti e Presidentit të Republikës (2002-2005). Prej vitit 2009 jeton dhe punon në Florida të SHBA-së.