Zvicër/ Mësuesja shqiptare: Gjuha amtare është baza e gjuhëve të tjera

E enjte, 28 Mars, 2024

“Nuk mund të mësosh dhe të edukohesh me një gjuhë të huaj nëse nuk njeh gjuhën amtare”. Ky parim e frymëzon mësuesen shqiptare Ida Jashari të bëj përpjekjet maskimale që fëmijët shqiptarë të mësojnë gjuhën amtare. Prej 11 vitesh ajo i mëson fëmijëve shqiptarë në Zvicër gjuhën shqipe duke ngulumar në rëndësinë e mësimit të gjuhës amtare. Madje ka hedhur idenë se çdokush që kërkon të marrë nënshtetësinë shqiptare, duhet të jetë i pajisur me një çertifikatë të gjuhës.

Edhe pse u larguat nga vendlindja nuk hoqët dorë nga gjuha shqipe. Prej kohësh jepni mësim në gjuhën shqipe në Zvicër. Pse e morët këtë vendim?

Nga dashuria dhe pasioni që kisha dhe kam për profesionin, në vitin 2009, jam angazhuar në mësimin plotësues në Zvicër, në shkollën shqipe në “Ostermundigen” të kantonit të Bernit dhe vazhdoj të punoj sot e kësaj dite. Në veçanti do të falënderoja prindërit e nxënësve të shkollës shqipe në Ostermundigen, për bashkëpunimin, të cilët përveç se i dërgojnë dhe motivojnë fëmijët e tyre që të vijnë në shkollën shqipe, më janë pranë në çdo aktivitet kulturor dhe edukativ. Në vitin 2012, në bashkëpunim me prindërit, kemi hapur edhe një klasë tjetër për mësimin plotësues në Breitfeld/Bern, që ia dorëzova një koleges, për shkak se fillova punën në shkollën me qëndrim ditor dhe më vonë edhe si edukatore në një kopësht të shkollës zvicerane, në komunën e Ostermundigenit.

Me kalimin e viteve shtohet apo pëson rënie numri i nxënësve që duan të mësojnë shqip?

Në klasën e mësimit plotësues në gjuhën shqipe, ku jap mësim, mësimin e ndjekin 28 nxënës nga të gjitha trojet shqiptare, dhe çdo vit regjistrohen nxënës të rinj. Me përfundimin e mësimit plotësues, nxënësit e klasave të nënta, përgatisin Temën e Diplomës, që e kam emëruar: “Qyteti, i rrënjëve të mia” dhe në fund të vitit shkollor e prezantojnë para prindërve, nxënësve të klasës dhe publikut që gjendet në sallë. Pasi kryhet prezantimi, nxënësit vlerësohen dhe pajisen me diploma e cila ju ndihmon në kërkim të profesionit.

Për ju gjuha amtare është mjaft e rëndësishme, nëse kujtojmë dhe kërkesën që i keni propozuar autoriteteve që para se të japin pasaportën aplikantit t’i kërkojnë një dëshmi të gjuhës shqipe apo jo?

Gjuha amtare është baza e gjuhëve. Duke u bazuar në punën e përbashkët mes shkollave të mësimit plotësues dhe shteteve amë që bëjnë nacionalitetet e tjera, mendova që mënyra më e lehtë dhe njëkohësisht thellimi i bashkëpunimit dhe lidhshmëria me qytetarët – Ambasadat (e Kosovës, Shqipërisë dhe e Maqedonisë së Veriut) dhe shkollat e mësimit plotësues në gjuhën shqipe, për t’i vetëdijësuar në ruajtur gjuhën dhe kulturën prej nga vijmë, duke e praktikuar në shtëpi dhe dërguar në mësimin plotësues shqip. Përndryshe, ka familje që mendojnë që duke komunikuar në gjuhë të huaj (jo shqip) do të integrohen ose socializohen më lehtë  dhe ka paragjykime nga disa prindër që mësimi plotësues në gjuhën shqipe është një pengesë dhe ngarkesë për fëmijët, gjë që sipas disa studimeve dhe hulumtimeve nga ekspert të kësaj fushe kundërshtohet. Në një studim dhe raport të vitit 2014 në Bern, edituar nga CDIP (Conférence suisse des directeurs des instructions publics/ Konferenca zvicerane e drejtorëve të instruksioneve publike) thuhet: “Gati një në katër fëmijë që ndjekin shkollën fillore në Zvicër flet një gjuhë tjetër në familjen e tij pos gjuhës së shkollimit. Në zonat urbane, kjo përqindje mund të jetë akoma më e lartë. Nëse flasim shumë për sfidat që kjo paraqet, për nxënësit e përfshirë, për shkollat dhe mësuesit, ne duhet të mos harrojmë se këta fëmijë dhe adoleshentë mbajnë me vete diçka shumë të çmuar: aftësitë gjuhësore shtesë, aftësi që ne duhet t`i inkurajojmë. Ky është qëllimi i gjuhës dhe kulturës së origjinës, dhe ky është qëllimi që ndiqet nga autoritetet e shkollës që mbështesin kurset me masa organizative”.

A është marrë në konsideratë kjo kërkesë dhe çfarë është bërë deri më tani?

Këtë propozim e kemi thënë në çdo takim që kemi patur me Ambasadorë të Shqipërisë dhe Kosovës, por deri më tani nuk kemi asnjë ndryshim, përveç që jemi furnizuar me libra për nxënësit shqiptar të mësimit plotësues nga Ambasada e Kosovës në Bern, që janë botuar në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Zürich-ut, si dhe pala zvicerane na e kanë mundësuar mbajtjen e mësimit duke na i siguruar edhe klasët dhe mjetet didaktike që duhet përdorur për mësimdhënie.

Keni të dhëna se sa për qind e fëmijëve shqiptarë që lindin në Zvicër regjistrohen në shkollë për gjuhë shqipe?

Numri i shqiptarëve në Zvicër është diku 250.000, ndërsa numri i nxënësve të mësimit plotësues është një përqindje shumë e vogël në krahasim me numrin e lartë shënuar.

Ju personalisht kur keni emigruar në Zvicër dhe sa kohë ju desh të integroheni në shoqërinë atje?

Sapo mbarova studimet në Shkup, kam filluar të punoj si mësuese e mësimit klasor në gjuhës shqipe, në rrethin e Tetovës, pjesa shqipfolëse e Maqedonisë së Veriut, 12 vite për të vazhduar më tej në mërgatë. Para 30 vitesh, kam emigruar në Zvicër, dhe aspak nuk e kam patur të vështirë integrimin në shoqërinë zvicerane, pasi fillova me kurse të ndryshme derisa u inkuadrova edhe në punë si mësuese e mësimit plotësues, në shkollën me qëndrim ditor dhe së fundmi si edukatore në kopshtin e fëmijëve.

Do ishte pa vend t’ju pyesim nëse fëmijët tuaj dinë shqip, por pyetja që na lind është sa shpesh e kanë vizituar Shqipërinë dhe si e shikon brezi i tyre Shqipërinë, pra trevat shqiptare?

Jetoj me bashkëshortin tim Asan Jashari, i cili e ushtron profesionin e inxhinierisë. Në familjen tonë flitet vetëm shqip, ndërsa fëmijët po ashtu zotojnë gjermanishten, anglishten dhe frëngjishten. Kjo e vërteton fjalinë që kam cekur gjatë intervistës, që, gjuha amtare është baza e gjuhëve të tjera.  Vajza Era dhe djali Bardhi, krahas me mësimin e rregullt zviceran, kanë kryer mësimin plotësues në gjuhën shqipe dhe pasi kanë prezantuar temat e diplomave: “Tetova, qyteti i rrënjëve të mia”, janë pajisur me diploma të shkollës shqipe. Bashkë me fëmijët, Shqipërinë, Kosovën dhe të gjitha trojet tona, i vizitojmë dy here në vit, duke veçuar këtë vit të pandemisë. Për fëmijët tanë, trojet shqiptare janë të shenjta.

Çfarë kanë zgjedhur të studiojnë fëmijët?

Pasi kanë kryer gjimnazin Kirchenfeld në Bern,  kanë vazhduar studimet në degën e Arkitekturës në Univerzitetet e njohur, ETH Zürich, Era vitin e tretë ndërsa Bardhi në vitin e dytë.

Momentalisht keni ndonjë projekt në dorë që doni ta ndani me lexuesit e Diaspora Shqiptare?

Gjatë mbledhjes me prindër dhe kryesinë e këshillit të prindërve të nxënësve të shkollës shqipe, kemi bërë planin e përbashkët njëvjeçar për aktivitetet kulturore dhe edukative, për të cilat si dhe sa do të realizohen do të varet prej situatës që e ka kapluar mbarë globin.