Eksportet “Made in Albania”/ Tregje të reja në SHBA, Kinë, Itali e Arabi Saudite

E enjte, 18 Prill, 2024

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ka hapur tregje të reja për eksportet e produkteve të bulmetit “Made in Albania”.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Bledi Çuçi u shpreh sot se “flukset në rritje të eksporteve bujqësore po shënojnë progres, jo vetëm në sektorin e futave perimeve, por edhe në eksportin e disa produkteve blegtorale dhe agroindustrisë”.

“Kemi hapur tregje të reja eksporti,  në SHBA për djathrat, në Kinë për mjaltin, në Itali për vajin e ullirit dhe Arabi Saudite për eksportin e mishit të gjedhit”- tha Çuçi.

Gjithashtu theksoi ministri Çuçi, një treg i ri po hapet edhe për eksportin e verës shqiptare në vendet e Bashkimit Europian.

“Sot kemi miratuar një certifikatë të re sipas BE-së për eksportin e verës “Made in Albania” në Europë, ndërsa një sërë zhvillimet që tjera po diskutohen në lidhje me kërkesën e shtuar të tregut të huaj për prodhimet shqiptare”- tha ministri gjatë diskutimit të buxhetit 2021 për bujqësinë në Komisionin e Ekonomisë.

Lidhur me epërsinë e eksporteve bujqësore në vendet e Rajonit, Çuçi theksoi se, “kemi unifikuar certifikatën fitosanitare me Kosovën dhe me Maqedoninë e Veriut. Jemi në negociata me Serbinë, për të pasur një certifikatë të përbashkët për eksportin e produktit bujqësor që lehtëson procedurat për shkëmbimet tregtare bujqësore”.

Në kuadër të minishengenit besoj se këto nisma do të zgjerohen edhe me vende të tjera të Rajonit, duke nxitur e mbështetur më tej eksportet bujqësore shqiptare në tregjet e huaja.

Sipas tij, sektori i bujqësisë mbetet sektori më vital i ekonomisë shqiptare, që ndikon pozitivisht në ekonominë tonë.

“Rritje në shifra dyshifrore e eksporteve bujqësore shqiptare është dëshmi e politikave të drejta që ka ndjekur qeveria edhe në kushtet e pandemisë, duke bërë si asnjë herë më parë mbështetjen e duhur për fermerin, bujqësinë, agroindustrinë dhe sektorin rural në tërësi”- tha Çuçi.