BSH / Vetëm 33% e vlerës së remitancave hyri nga llogaritë bankare të individëve

E enjte, 25 Prill, 2024

Vitin e kaluar, individët në Shqipëri morën rreth 42 miliardë lekë ose rreth 340 milionë euro transferta nga jashtë në llogaritë e tyre bankare.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se transfertat nga jashtë në llogaritë e individëve shqiptarë pësuan rënie për të pestin vit radhazi. Krahasuar me vitin 2018, rënia e vlerës së transfertave ishte 4.8%, ndërsa krahasuar me pesë vjet më parë paratë që vijnë nga jashtë në llogaritë e individëve janë përgjysmuar. Tendenca duket të jetë në rënie edhe gjatë këtij viti, kur në 6-mujorin e parë vlera e transfertave ndërkombëtare hyrëse për individët ishte rreth 19.5 miliardë lekë.

Pjesërisht, kjo tendencë ka ardhur nga efekti statistikor i kursit të këmbimit, ku euro është nënçmuar ndjeshëm ndaj lekut në pesë vitet e fundit. Efekti i kursit dëshmohet tërthorazi edhe nga fakti që, në numër, transfertat hyrëse drejt llogarive të individëve kanë një tendencë të lehtë në rritje vit pas viti. Por, pavarësisht nga kjo, transfertat në rrugë bankare zënë një pjesë të vogël të flukseve hyrëse nga jashtë që përfitojnë familjet shqiptare.

Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se këto burime i sollën ekonomisë shqiptare rreth 1.03 miliardë eurove vitin e kaluar, 5% më shumë krahasuar me vitin 2018. Në këtë shifër përfshihen transfertat personale të emigrantëve për familjet e tyre, por edhe të ardhurat nga puna sezonale apo në distancë jashtë vendit. Duke kryqëzuar këto të dhëna me ato që raportojnë bankat për transfertat ndërkombëtare hyrëse, rezulton se në kanalet bankare hyn afërsisht një e treta e vlerës totale të remitancave që përfitojnë familjet shqiptare.

Shifrat dëshmojnë se transfertat e parave drejt Shqipërisë bëhen në pjesën më të madhe jashtë kanaleve bankare dhe shpesh në rrugë informale. Studimet kanë treguar se kjo lidhet me kulturën e dobët financiare të emigrantëve, por edhe me faktin që një pjesë e madhe e parave që dërgohen nga jashtë vijnë nga aktivitete informale ose edhe të jashtëligjshme. Në fund të vitit 2018, në Portin e Durrësit u sekuestruan 3.4 milionë euro brenda një automjeti Toyota Yaris të dërguar në Shqipëri. Ky rast tregoi më së miri përmasat e jashtëzakonshme që ka futja e parave në vend përmes kanaleve informale dhe të jashtëligjshme.

Edhe 30 vjet pas ndryshimit të regjimit, remitancat ngelen një burim i rëndësishëm për ekonominë shqiptare, sidomos për shtresat më të varfra të popullsisë. Një vrojtim i Bankës së Shqipërisë ka treguar se remitancat janë burim të ardhurash për rreth 26% të familjeve shqiptare. Për familjet që marrin remitanca, ato përbëjnë rreth 90% të të ardhurave të tyre totale, çka dëshmon qartë një varësi pothuajse të plotë ekonomike prej tyre për rreth një të katërtën e familjeve. Nëse përfshirja financiare është një problem për gjithë shoqërinë shqiptare, për segmentin e familjeve që marrin remitanca ky problem është edhe më i theksuar. Sipas vrojtimit, vetëm 7.5% e familjeve që marrin remitanca kanë një llogari bankare. / Monitor