Suedi/ Përkthyesi shqiptar sjell veprën “Kastrioti i madh i Shqipërisë”

E mërkurë, 24 Prill, 2024

Përkthyesi shqiptar me banim në Suedi, Qerim Raqi, sjell në gjuhën shqipe veprën “Kastrioti i madh i Shqipërisë i mbiquajtur Skënderbeu” nga Stephan Zannovich , botuar në Stockholm më 1788.

Vepra “Kastriot i madh i Shqipërisë” e Stephan Zannovich në përkthim suedisht është botuar në Stockholm në vitin 1788 nga shtëpia botuese Anders Zetteberg, pasi ishte botuar më parë në disa gjuhë europiane si gjermanisht, frëngjisht, italisht, rusisht, etj.. Emri i përkthyesit nuk dihet. Kjo vepër ishte botuar në gjuhën frënge në vitin 1779, në Paris me titullin “Le grand Castriotto d’Albanie” dhe në Frankfurt, po atë vit, nga shtëpia botuese Cmez Kesler. Në gjuhën gjermane vepra është botuar më 1784 në Vjenë. Pjesë të librit të Zanovichit janë botuar në gjuhën shqipe, pjesa e fjalës lumtumirëse të Skënderbeut para princave të arbërit dhe birit tij Gjonit, pjesë kjo që u quajt “Testamenti i Skënderbeut”.

Vepra e Stephan Zannovich “Kastrioti i madh i Shqipërisë” që tani vjen e plotë në gjuhën shqipe nga Qerim Raqi, pati një jehonë të madhe në kohën kur u botua, por ajo ka një vlerë hostoriko-letrare edhe sot, pavarësisht vlerësimeve kontradiktore që i janë bërë kësaj vepre nga historiografia jonë.

Përkthyesi Qerim Raqi ndan me lexuesit e “Diaspora Shqiptare” një pjesë nga libri që tregon forcën e madhe të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu.

“Dielli që kishte soditur Aleksandrin në brigjet e Ganges tek po mposhtte Azinë në një kasaphane të madhe dhe Cesarin nëpër rrafshinat e Thealisë duke nënçmuar fantazmën  e Romës dhe Pompeun e madh, nuk çuditej më tek po sodiste atë ditë Kastriotin e Shqipërisë me dymbedhjetë mijë ushtarë duke e ndjekur Ballabanin dhe Jaguthin e këta duke ikur, dhe njëzet mijë turq duke ngrënë dhé për ato dy ditë. Një sasi e jashtëzakonshme e arit, argjendit dhe gurëve të çmuar ishte preja e Mbretit të Shqipërisë, nga të cilat ai nuk mbajti për vete asgjë, përveç famës dhe fitores. Mehmeti, i zhgënyer që pësoi një disfatë kaq të thellë, i binte tokës me këmbë, duke u betuar në Hënë dhe Kuran që tash e tutje do të flinte me turban në kokë derisa ta merrte hakun nga turpi që i kishte shkaktuar ushtria e Kastriotit”

Qerim Raqi i lindur në fshatin Dardhishtë të Kastriotit (ish Obiliq) ka studiuar në Degën e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe në Fakultetin filologjik në Prishtinë. Në Halmstad të Suedisë ka studiuar programin studimor Kultura dhe Komunikimi , me orientim të ngushtë Letërsi krahasuese. Ka botuar librin me poezi ”Gjak në mallin tim”, ”Era”.

*Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i intervistës pa cituar burimin “Diaspora Shqiptare”. 