Kur dhe si përfundon një pandemi!!!

E premte, 19 Prill, 2024
E premte, 19 Prill, 2024

Kur dhe si përfundon një pandemi!!!

Historianët dallojnë dy momentet përfundimi për pandemitë: fundi shëndetësor, kur bie incidenca dhe vdekshmëria, dhe ajo sociale, kur zhduket frika për shkak të sëmundjes.

“Sot, të pyesësh “kur do të marrë fund e gjitha kjo” do të thotë në thelb të pyesësh kur do të vijë fundi social”, shpjegon doktor Jeremie Greene, historian i mjekësisë në universitetin Johns Hopkins. Me fjalë të tjera, mund të ndodhë që fundi të mos vijë sepse epidemia është zhdukur, por popullsia është lodhur të jetojë në panik dhe ka mësuar të bashkëjetojë me sëmundjen.

Allan Brandt, historian i Harvardit, është i bindur se ky mekanizëm po rishfaqet për COVID-19. “Siç duket nga debati për rihapjen, diskutimet për atë që quhet fundi i pandemisë nuk përcaktohet nga të dhënat mjekësore dhe shëndetësore, por nga procesi socio-politik”. Fundi i një pandemie është “një çështje e komplikuar” konfirmon Dora Vargha, historiane në universitetin e Exeter. “Nëse shohim të shkuarën nuk gjejmë një rrëfim të saktë. Për kë merr fund pandemia? Kush e vendos?”.

Të luftosh frikën dhe injorancën

Një epidemi e frikës mund të ndodhë dhe në mungesë të një epidemie mjekësore. Susan Murray e Royal College of Surgeons në Dublin, e verifikoi këtë vetë në 2014, kur punonte në një spital rural në Irlandë. Në muajt e mëpasshëm në Afrikën Perëndimore 11 mijë persona kishin vdekur nga Ebola, një sëmundje e rëndë virale mjaft ngjitëse dhe shpesh fatale për jetën. Në atë moment epidemia ishte në fazën e rënies dhe në Irlandë nuk kishte pasur raste të infektimit, por frika në opinion publik ishte e dukshme.

“Në rrugë e punë njerëzit ishin të terrorizuar”, kujton Murray së fundmi në një artikull të publikuar në New England Journal of Medicine. “Në autobus apo tren mjafton të kishe ngjyrën e gabuar të lëkurës për të tërhequr shikime të ashpra të pasagjerëve të tjerë. Mjaftonte një kollitje dhe të gjithë largoheshin menjëherë”. Në Dublin punonjësit shëndetësor përgatiteshin për më të keqen, një terror se mund të mos ishin mjetet  mbrojtëse te duhura. Kur një i ri që kishte ardhur nga një vend i prekur nga Ebola shkoi në urgjencë, askush nuk dëshironte ti afrohej. Infermieret fshiheshin dhe mjekët e kërcënoni të largohej nga spitali.

Murray kujton se ishte e vetmja që pati kurajën të merrej me pacientin, dhe pse e kufizuar në kujdesin paliativ për shkak të gjendjes së avancuar të tumorit që kishte. Konfirmimi se ai nuk ishte i prekur nga ebola erdhi vetëm një orë para vdekjes së tij. Tre ditë më pas, OBSH deklaroi fundin e epidemisë së Ebolës.

“Duhet të jemi të gatshëm të luftojmë frikën dhe injorancën me të njëjtën angazhim me të cilin luftojmë virusin”, ka shkruar Murray, “përndryshe frika do të shkaktojë dëme të mëdha tek njerëzit më vulnerabël, edhe në vende ku nuk është regjistruar asnjë rast infektimi. Një epidemi e frikës mund të ketë pasoja më të tmerrshme, sidomos e kombinuar me problematika të racës, privilegjit dhe gjuhës”.

Në këto dy mijë vite njerëzimi është prekur herë pas herë nga murtaja, një sëmundje që ka shkaktuar vdekjen e miliona njerëzve dhe ka ndryshuar rrjedhën e historisë. Çdo epidemi e murtajës ka krijuar pa dyshim frikë më të madhe se e mëparshmja.

Tre valë të murtajës

Murtaja bubonike, e njohur si “vdekja e zezë” është shkaktuar nga Yersinia pestis, një bakter që gjendet në pleshtat e brejtësve, por mund të transmetohet dhe nga njeriu te njeriu përmes spërklave respiratore, dhe për këtë arsye nuk çrrënjoset thjesht duke vrarë minjtë.

Mary Fissel, historiane në universitetin Johns Hopkins, kujton se në historinë e njerëzimit kanë qenë tre valë të mëdha të murtajës: murtaja e Justinianit në shekullin e gjashtë, epidemia mesjetare në shekullin e 14, dhe pandemia e kalit mes shekujve 19-20.

Pandemia mesjetare nisi në 1331, në Kinë. Sëmundja, bashkë me një luftë civile shkatërrimtare, vrau gjysmën e popullsisë në Kinë, dhe më pas udhëtoi përmes rrugëve tregtare drejt Europës, Afrikës së Jugut dhe Lindjes së Mesme. Mes 1347 dhe 1351 murtaja shkaktoi vdekjen e 1/3 së popullsisë së Europës. Në Siena, Itali, gjysma e banorëve humbën jetën.

“Nuk është e mundur që gjuha njerëzore të llogarisë gjërat e tmerrshme”, ka shkruar kronisti i shekullit të 14-të Agnolo di Tura, “e cila mund të thuhet ka qenë bekim për ata që nuk e kanë parë një tmerr të tillë. Vdisnin pothuajse menjëherë, tërboheshin menjëherë dhe duke folur binin të vdekur”. Në Siena kufomat u grumbulluan në varre masive.

Në Firence, Bokaçio shkruante se “nuk u kujdes për njerëzit që vdisnin, që tani ai do të kujdesej për dhitë”. Disa fshiheshin në shtëpi, ndërsa të tjerë refuzonin të njihnin kërcënimin dhe besuan se zgjidhja e vetme ishte “të pije e të kënaqeshe duke shëtitur e kënduar sa andej këtej e duke shijuar çdo gjë që mundej, duke u qeshur e tallur me atë që po ndodhte”. Pandemia mori fund, por murtaja u kthye të persekutonte qenien njerëzore. Një nga epidemitë më të këqija shpërtheu në Kinë në 1855 dhe u përhap në të gjithë botën, duke vrarë mbi 12 milionë persona vetëm në Indi. Autoritetet shëndetësore të Bombei dogjën lagje të tëra në përpjekje për të shpëtuar nga murtaja “por askush nuk e dinte nëse kjo shërbente vërtetë për diçka”, kujton historiani i Yale Frank Snowden.

Nuk është i qartë se si ndikimi i murtajën bubonike u qetësua. Disa ekspertë thonë se temperaturat më të ftohta mund të kenë vrarë pleshtat që mbartnin sëmundjen. Por ky aspekt, sipas Snowden, nuk do të ndikonte në transmetimin përmes frymëmarrjes. Në shekullin e 19-të, në fakt, vektorët e murtajës nuk ishin më minjtë e zinj, por ata gri, më të fortë, agresivë dhe në gjendje të jetonin larg qenies njerëzore. “Sigurisht që askush nuk i dëshironte si kafshë shtëpiake”, bën shaka Snowden. Një hipotezë tjetër është se bakteri evoluoi duke u bërë më pak vdekjeprurës. Ose për të zbutur efektet e sëmundjes ka qenë veprimi i qenies njerëzore, si praktika e djegies së fshatrave.

Murtaja, në çdo rast, nuk u zhduk. Në SHBA sëmundja është endemike mes qenve të fermave, brejtësve që jetojnë në jugperëndim, dhe mund të transmetohet tek njeriu. Snowden rrëfen se një miku i tij u infektua gjatë qëndrimit në një hotel në New Mexico: i ftuari i fundit që ishte në dhomë kishte një qen i cili mund të kishte pleshta që mbartnin bacilin. Raste të tilla janë të rralla, dhe sot murtaja mund të kurohet me antibiotikë. Megjithatë lajmet për çdo rast të ri shkaktojnë panik.

Një epidemi e mbaruar

Mes sëmundjeve që kanë konkluzionin e tyre mjekësor është lija, por bëhet fjalë për një rast përjashtues për motive të ndryshme. Mbi të gjitha ka një vaksinë efikase që mbron personin për të gjithë jetën. Nga ana tjetër, virusi që shkakton sëmundjen Variola maior, nuk mbartet nga një kafshë, prandaj zhdukja e lisë mes njerëzve e dobësoi përfundimisht sëmundjen. Simptomat janë aq specifike sa lidhen lehtësisht me virusin, duke lehtësuar një karantinë efikase dhe një gjurmim të besueshëm të kontakteve. Megjithatë kur lija ishte ende një kërcënim, efektet e saj ishin shkatërruese. Epidemitë e lisë kanë gjunjëzuar njerëzit për të paktën tre mijë vjet. Të infektuarit kishin temperaturë të lartë, skuqje të lëkurës që qelbëzoheshin dhe shkaktonin shenja të thella kur shëroheshin. Sëmundja vriste 30% të personave të infektuar, zakonisht pas vuajtjeve të tmerrshme.

Në 1633 një epidemi e lisë mes amerikanëve vendas “tronditi të gjithë komunitetet hindigjene në verilindje dhe sigurisht që lehtësoi vendosjen e britanikëve në Massachusetts”, shpjegon historiani i Harvard, David S. Jones/ William Bradford, lider i kolonisë së Plymooth, na ka lënë një dëshmi të efekteve të lisë tek vendasit, duke thënë se pustulat shpërthenin “duke ngjitur” lëkurën e njerëzve në shtretër. “Kur pacienti kthehet, njëra anë e trupit është pa lëkurë. Mbulohet nga gjaku dhe është një pamje e frikshme”. Personi i fundit që u infektua nga lija në mënyrë natyrale ishte Ali Maow Maalin, kuzhinieri i një spitali në Somali, në 1977. Maalin u shërua, por në 2013 ndërroi jetë nga malaria.

Gripërat e harruara

Gripi i 1918 merret shpesh si shembull i dëmeve të shkaktuara nga një pandemi dhe nevojshmëria e karantinës dhe distancimit social. Para se të zbehej, gripi vrau mes 50-100 milionë njerëzve në të gjithë botën. Virusi godiste personat e moshës së mesme, duke lënë jetimë fëmijët e duke privuar familjet nga ushqimi, dhe trupat fshikulluese të dërguara në front në mes të Luftës së Parë Botërore. Në vjeshtën e 1918, mjeku i nderuar William Vaughan u ftua në Camps Devens, afër Bostonit për tu marrë me një grup veçanërisht të dëmshëm. Vaughan pa “qindra të rinj të veshur me veshjet të vendit të tyre në korridore me grupe prej dhjetë apo më shumë personash. Ata presin derisa zihet çdo vend i disponueshëm, por vijojnë të vijën të tjerë. Shumë shpejt fytyra e tyre merr ngjyrën mavi dhe nis një kollë e fortë me gëlbazë me gjak. Në mëngjes kufomat vendosen në morg, të grumbulluara si stivë drush”. Sipas Vaughan virusi tregoi “inferioritetin e shpikjes njerëzore ndaj natyrës së shkatërrimit të jetës njerëzore”.

Pasi përfshiu gjithë globin, gripi u zbeh derisa u bë një grip i zakonshëm që shfaqet çdo vit. “Ndoshta ky ishte një zjarr që u shua pasi pasi dogji të gjithë drurët që u arritën lehtësisht”, thotë Snowden. Në atë rast pati dhe një konkluzion social. Lufta e Parë Botërore kishte përfunduar dhe njerëzit ishin gati për një fillim të ri dhe dëshironin të linin pas krahëve makthin e sëmundjes dhe konfliktit të luftës. Deri disa muaj më parë gripi i 1918 ishte vetëm një kujtim i zbehur.

Që atëherë njerëzimi ka jetuar pandemi të tjera të gripit, shpesh të rënda dhe pse nuk krahasoheshin me atë të 1918. Gripi i Hong Kongut në 1968, për shembull, shkaktoi vdekjen e 1 milionë njerëzve në të gjithë botën, mes të cilëve 100 mijë në Shtetet e Bashkuara. Në atë rast viktimat ishin kryesisht të moshuar. Sot virusi qarkullon ende si grip stinor, por askush nuk e mban mend më ndikimin fillestar dhe frikën pas saj.

Si do të përfundojë COVID-19?

Sipas historianëve është e mundur që në rastin e COVID-19 fundi social i pandemisë të vijë para atij mjekësor. Njerëzit do të lodhen nga kufizimet deri në “deklarimin” e pandemisë të përfunduar edhe pse virusi do të jetë e do të godasë popullsinë para se të dalë një vaksinë apo trajtim.

“Mendoj se duhet marrë në konsideratë aspekti i lodhjes dhe frustrimit nga këndvështrimi psikologjik social”, thotë historiania e Yale, Naomi Rogers. “Mund të vijë një moment ku njerëzit do të thotë “tani mjaft, e meritoj të kthehem në jetën time normale”.

Në një farë kuptimi kjo është duke ndodhur. Qeveritë e disa shteteve amerikane kanë anuluar kufizime të ndryshme duke lejuar hapjen e salloneve të bukurisë, palestrave, duke injoruar apelin e ekspertëve shëndetësorë. Me përkeqësimin e kushteve ekonomike për shkak të virusit, do të jetë gjithnjë e më i madh numri i atyre që do u soset durimi.

“Po shfaqet ky lloj konflikti”, konfirmon Rogers. Autoritett shëndetësore përcaktojnë fundin mjekësor, por janë të tjerë që kanë në mendje fundin social. “Kush e ka për detyrë të deklarojë fundin e pandemisë?”, pyet Rogers. “Kur themi se ‘nuk ka mbaruar akoma’ çfarë kuptojmë saktësisht?”. Sipas Brandt, nuk do të ketë fitore të papritur. Përcaktimi i fundit të pandemisë aktuale “do të jetë një proces i gjatë dhe i vështirë”./

Përkthyer dhe përshtatur nga “DiasporaShqiptare.al”