SHBA/ Shqiptarët “pushtojnë” North Dakota-n

E martë, 23 Prill, 2024

Shqiptarët janë vendosur në shumë pjesë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mirëpo, sa prej jush e dinë se një komunitet në rritje po dallohet në Dakotën e Veriut (North Dakota)?

Më tregoi për ta gjatë një bisede Armend Nebiu, një bashkëpatrioti ynë nga Lugina e Preshevës, i cili që prej 20 vitesh i stolis veturat e tij të mëdha SUV me flamurin e shkabës dykrenare.

Puna e ka çuar gati në të gjitha shtetet e Amerikës, madje edhe në Kanada.

“Kudo që shkoj shqiponja shqiptare fluturon me mua”, thotë ai.

Armendi, i cili jeton me familjen në North Dakota e lavdëron shumë këtë shtet verior në kufi me Kandanë. Po rrit tre fëmijët e tij aty, ka miq të shumtë e mundësi pune.

“Po ike nga një vend pune në mëngjez, mbasdite ke gjetur një tjetër”, thotë duke lavdëruar klimën ekonomike në këtë shtet relativisht të ftohtë.

North Dakota nuk ishte në mendjen e tij kur Armendi mbërriti në SHBA më shumë se 20 vjet më parë. I lindur në Miratoc të Luginës, ai u diplomua në Universitetin e Prishtinës, për Mësuesi. Por, vuajtjet e vështirësitë e jetës, e bënë të pashmangshëm emigrimin. Lugina vijon të zbrazet me një spastrim entik të përshkallëzuar.

Në SHBA u vendos në Philadelphia, pastaj në New York, e pastaj si shumë shqiptarë duke ndjekur miqtë e të njohurit, u vendos në North Dakota e aty bëri vatrën e tij.

Ai ka provuar madje edhe Ohio dhe Florida-n por këmbëngul se nuk ka si North Dakota. Banon në Fargo, ku ka shumë shqiptarë, po jo aq sa në Bismarck, kryeqyteti i North Dakota-s ku Armendi thotë se ka me siguri më shumë se një mijë shqiptarë.

Ka edhe shqiptarë që nuk dinë shqip. “Shqiptar je, e pyeta njërin. No, I’m Albanian, më tha”, thotë Armendi duke qeshur. Mirëpo shumica e shqiptarëve janë të lidhur me njëri-tjetrin ndihmojnë e festojnë bashkë. Vuajtjet kanë mbetur pas. Ai beson se fëmijët e tij do të kenë një të ardhme më të mirë.

Për gazetën “Illyria” thotë se e lexojnë jo vetëm në SHBA po edhe në Zvicër, Gjermani, e Preshevë,

Ndonëse një numër shqiptarësh në North Dakota janë nga Lugina, Armendi thotë se shumica e komunitetit janë nga Kosova. Ka edhe nga troje të tjera.

Për shkak të punës, ka udhëtuar shumë nëpër SHBA dhe kudo që shkon takon shqiptarë. Jemi kudo në Amerikë, thotë, mirëpo flamurin në makinë, askush nuk e ka më të madh se unë. Dhe qesh.

North Dakota është nga vendet më të ftohta në SHBA, por edhe aty rreh me ngrohtësi zemrat krenare shqiptare./ Nga Ruben Avxhiu