Austri / “Dita zë fill”, filmi me një histori shqiptare shfaqet në Vjenë

E shtunë, 20 Prill, 2024

Filmi “Dita zë fill” me skenar dhe regji nga Gentian Koçit që nga premiera e tij ka vijuar të shfaqet në shtete të ndryshme. Së fundmi filmi u shfaq në Vjenë, në kinemanë “Apollo Theater”, në kuadër të “Javëve të Kulturës Shqiptare” .

Filmi “Dita zë fill” pati premierën në festivalin e Sarajevës, ku fitoi “Zemrën e Sarajevës” për aktoren më të mirë protagoniste Ornela Kapetani. “Dita zë fill” (Daybreak) me skenar dhe regji nga Gentian Koçi është një dramë intime, e cila ndodh në një apartament në Tiranë. Në fakt, është një histori që mund të ndodhë kudo. Historia mbështetet në dy personazhe femërore, Leta dhe Sofia. Leta është një nënë e re në një situatë tejet të vështirë financiare. Për shkak të kësaj situate, ajo nuk ka mundur të paguajë qeranë që prej disa muajsh.

Kur Leta dhe djali i saj njëvjeçar nxirren jashtë prej apartamentit të tyre me qera, ata shpërngulen në shtëpinë e Sofisë, një gruaje të moshuar e të ngulur në shtrat prej sëmundjes, vajza e të cilës ka punësuar Letën si kujdestaren e nënës së saj. Me qëllim që të ruajë vendin e punës dhe strehën e saj të re, Leta duhet ta mbajë Sofinë në jetë me çdo kusht. Boshti i historisë është marrëdhënia e brishtë mes gruas së re dhe të moshuar, një marrëdhënie që luhatet mes empatisë reciproke dhe qëllimeve pragmatike. “Dita zë fill” është film i xhiruar në interior dhe me pak personazhe, ku interpretojnë aktorët Ornela Kapetani, Suzana Prifti, Kasem Hoxha. Ky film është prodhuar nga ArtLab Film (Shqipëri) në bashkëprodhim me Graal Films (Greqi).

Pasi u zhvillua në tri markete bashkëprodhimi (Cinelink, Connecting Cottbus dhe Euro-Mediterranean Co-Production Market) , ky prodhim shqiptaro-grek gjeti mbështetjen financiare të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë- Shqipëri, Qendrës Greke të Filmit, Eurimages, Ministrisë së Kulturës, TVSH-së, Bashkisë së Tiranës si dhe rrjetit të zhvillimit të kinemasë ballkanike See Cinema Network.

Filmi “Dita zë fill” është mirëpritur nga publiku dhe ka qenë një sukses deri tani për regjisorin nga Gentian Koçi. Një film, i cili është vlerësuar me çmime në festivale të ndryshme brenda dhe jashtë vendit, por edhe aktual në kohët që po kalojmë. Me skenar dhe regji nga Gentian Koçi filmi vazhdon rrugëtimin e tij ndërkombëtar. “Dita zë fill” ka qenë përzgjedhur edhe si kandidaturë zyrtare e Shqipërisë për “Oscar” në kategorinë e “Filmit më të mirë të huaj”.