Arbëreshët dhe kërkesa e Nënë Terezës “…për të puthur tokën shqiptare” më 1989

E mërkurë, 24 Prill, 2024

Pas disa refuzimesh për dhënie vize për hyrje në Shqipëri në kohën kur duhej të merrte pjesë në ceremonitë mortore të nënës dhe motrës së saj, Nënë Tereza nuk i ndërpreu kurrë përpjekjet dhe mundi të vijë në Shqipëri në gusht të 1989.

Nënë Tereza nuk u lejua nga regjimi të merrte pjesë në ceremonitë e tyre mortore, por prej 1985 në Shqipëri nisi të kishte disi ndryshime. Sipas dokumenteve të kohës, kërkesa e parë u përcoll në ambasadën shqiptare në Romë.

Kërkesa u përcoll në ambasadë nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve Arbëresh.

Në dokument bie në sy përgjigja e saj në intervistën e dhënë për gazetaren e televizionit shtetëror shqiptar pyetjes lidhur me përshtypjet nga vizita e saj e parë në Shqipëri, ku rëndom dëgjoheshin vetëm vlerësime pozitive, Nënë Tereza do përgjigjej “ Nuk kam ditur më parë ç’ka qenë Shqipëria dhe nuk jam në gjendje të bëj një krahasim dhe të jap ndonjë përshtypje”. Pas largimit nga Shqiperia Nënë Tereza iu drejtua me një letër presidentit Ramiz Alia për të lejuar hapjen e një shtëpie në Tiranë për Misionaret e saj të Bamirësisë. Përgjigja vonoi gjatë.

Dokumentet tregojnë këmbënguljen e shenjtores së jetës pas shumë refuzimesh, e cila mundi të hapë Shtëpitë e Misionit të Bamirësisë së Nënë Terezës në Shqipëri në mars 1991 në Tiranë e në Shkodër.

*Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i materialit pa cituar burimin “Diaspora Shqiptare”