Zvicër/ Shkrimtarja shqiptare promovon librin “Barrë & Bekim”

E enjte, 25 Prill, 2024

Shqipe Sylejmani, jeton dhe punon në Zvicër prej vitesh. Ajo është rikthyer në Kosovë për të prezantuar librin e saj të parë, i cili është në gjuhën gjermane me titull “Burde & Segen”, (Barrë & Bekim).

Ajo ka shkuar në Zvicër, në moshën katër vjeçare bashkë me familjen e saj. Në Zvicër ka studiuar për gazetari dhe komunikim. Sot ajo punon si kuratore e literaturës në Bazel.

Autorja Sylejmani thotë se prej vitesh ka pasur dëshirë të shkruaj dhe botojë një libër, mirëpo nuk e kishte gjetur inspirimin e duhur.

Ajo tha se në një udhëtim që bëri në trojet shqiptare kishte parë shumë vende të bukura dhe kishte mësuar më shumë mbi traditën, zakonet dhe kulturën shqiptare.

“Jetoj në Zvicër me familjn. Atje kam përfunduar shkollimin, kam studiuar gazetarinë dhe komunikimin dhe sot punoj si kuratore e literaturës në Bazel, por prej një jave e quaj veten shkrimtare. Gjithmonë e kam pas ëndërr që të shkruaj dhe të botoj një libër. Por kam pritur inspirimin se për cilën temë. Gjithë jetën time kam prit që ideja vjen nga qielli, por ajo erdhi nga një udhëtim Ulqin-Kosovë, në trojet shqiptare”, ka thënë ajo.

Ajo shprehet se si një vajzë shqiptare që jeton në Zvicër, nuk e ka ditur shumë mirë se sa shumë literaturë të mirëfilltë kanë shqiptarët dhe se sa shumë histori mbajnë mbi supe.

“Unë si shqiptare që jetoj jashtë, nuk kam qenë e vetëdijshme se sa shumë literaturë, kulturë, tradita që kemi dhe kjo më shtyu, që t’i përmbledh në një libër. Përmbajtja e librit: Një vajzë që jeton në Zvicër, dhe gjithmonë e ndjen veten që nuk është e përmbushur, derisa i vdes gjyshja e saj dhe i lë amanet që ajo t’i shikoj vendet shqiptare, pasi gjyshja e saj sa ka qenë e re nuk ka mundur t’i shikoj. Shota (personazhi kryesor në libër), vendos ta bëj udhëtimin… Krejt pyetjet që Shota i ka, i bën gjatë rrugës me njerëz të ndryshëm që i takon dhe ata i përgjigjen me një anektodë”, tregoi në pika të shkurta Sylejmani një pjesë të shkurtë të përmbajtjes së librit të saj.

Sylejmani thotë se si shqiptare që jeton dhe punon në Zvicër ka jetuar në dy botëra të ndryshme, tradicionale dhe moderne.

“Jeta si shqiptare në Zvicër dallon nga jeta e shqiptarëve këtu. Kur kanë shkuar gjeneratat e prindërve të mi në Zvicër, Gjermani e shtete tjera kanë sjell kulturën e viteve 1980, 1990 dhe me atë kulturë donin që të na rrisnin dhe ne fëmijëve. Por ne kemi qenë në një botë që ka funksionuar ndryshe. Në ato dy botëra që kanë qenë për mua, njëra ka qenë në shtëpi, vajza shqiptare e urtë, vajzë e shtëpisë, i bën punët e shtëpisë, edhe pse unë jo aq shumë. Atë ka karakteri i Shotës, edhe pse nuk jam unë”, thotë ajo duke qeshur.

Sylejmani theksoi se dëshira e saj ishte që të integrohej në shkollën zvicrane si dhe në shoqërinë e saj atje.

“Por dëshirë e imja ka qenë që të integrohem më shumë në shkollë, në shoqërinë zvicrane. Të bëj karrierë si vajzat zvicrene.

Sylejmani thotë se libri është botuar në gjuhën gjermane me një qëllim të vetëm: “Kam qejf që të huajt ta lexojnë dhe ta shohin kulturën tonë, ky është motivi im i parë. Gjeneralisht përshkruhet pjesa e integrimit në një shtet tjetër. Ka aq shumë kulturë në këtë libër, anektoda dhe tregime. Bukuri të vendeve tona. Krejt njerëzit që jetojnë në vendet që flitet gjuha gjermane kanë mundësi ta lexojnë këtë libër. Kritika më e madhe që kam marr është “Libri është shumë i dhimbshëm”, u shpreh ajo.

Autorja e librit “Barrë & Bekim”, thotë se është duke përgatitur edhe vëllimin e dytë të librit.