Shoqata arbëreshe çel ekspozitën “Territoret e fjalës”

E enjte, 25 Prill, 2024

Një projekt i shoqatës arbëreshe që boton revistën Kamastra, ka mundësuar ditët e fundit çeljen e një ekspozite pikturash, në bordin e anijes katamaran Zenit, në portin e Termolit.

Ekspozita titullohet “Territoret e fjalës” dhe në të përfshihet një kolanë punimesh të autorëve arbëresh dhe kroatë që jetojnë në Molise. Projekti, u financua nga Rajoni i Molise-s, në përputhje me Ligjin Rajonal  për “Mbrojtja dhe përmirësimi i pakicave gjuhësore”, dhe u kurua nga Fausto Belluçi, kryetari i San Felice, komuna kryesore që merr pjesë në aktivitet.

Nisma për realizimin e kësaj ekspozite u ndërmor duke e parashikuar të ishte me dyer të mbylluar dhe është në vazhdën e projekteve, ku përfshihet edhe botimi i fjalorëve arbëreshë dhe kroatë në Molise, ribotime të dyta të përshtatura me grafikë dhe imazhe. Realizimi i fjalorëve polinomë dhe socialë janë rezultat i një kërkimi dy vjeçar të kryer në terren nga studiues të këtyre gjuhëve, me koordinimin e Fernanda Pugliese dhe drejtimin shkencor të Giovanni Agresti.

Ky aktivitet konsiderohet si fillimi i një rruge që synon krijimin e një parku etnik gjuhësor dhe letrar.