Hapet Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Australi

E premte, 29 Mars, 2024

Edhe pse ambasadori Dr. Edmond Trako ishte i pranishëm në kryeqendrën Australiane Canberra që prej Marsit të këtij viti, dhe mbërriti në ditën e Mësuesit 7 Mars, zyrtarizimi i ambasadës shqiptare u bë më 19 Tetor.

Menjëherë mbas arritjes në Australi z. Trako filloi pregatitjet për themelimin dhe zyrtarizimin e ambasadës duke njoftuar zyrën e Departamentin të Ministrisë së Punëve të jashtme dhe Tregëti të Australisë me anën e notës verbale dhe deri tek pregatitjet teknike të zyrës. Natyrisht se ka pasur disa pengesa që kanë ndikuan në zvarritjen e hapjes së ambasadës tha z.Trako dhe padyshim një prej tyre ka qenë dhe situata e krijuar nga virusi Covid-19.

I pyetur se si u prit në Australi nga autoritet shtetërore dhe shqiptarët në përgjithësi, ai u përgjigj:

“Jam këndshëm i befasuar nga mikpritja bujare e zyrtareve shtetërore dhe ndjejë ngrohtësinë e një shteti historikisht mik i mirë i shqiptarëve dhe jam i bindur se kjo miqësi do te thellohet dhe zgjerohet gjatë mandatit tim në Australi. Sa i përket takimet me shqiptarët mund të them se takimet fizike kanë qenë minimale për shkak të izolimit që pati Australia në muajt e kaluar por gjithsesi kam biseduar përmes teknologjisë bashkëkohore të komunikimit me shumë shqiptar si dhe udhëheqës të komuniteteve dhe shoqatave, si Sezar Jakupi  udhëheqës i komunitetit shqiptar në Melburn, po ashtu kam qenë në kontakte të dendura me dy kandidatët për këshilltar komune Dinny Adem nga qyteti Sheparton si dhe Jim Memeti në Dandenong, dhe shqiptar nga Sidnej, Brisbani, Adelaide dhe Perth, por në veçanti dua personalisht të falënderoj familjen shkodrane ‘Jakaj’ që jetojnë në Kanberë në afërsi të ambasadës të cilët na kanë ndihmuar pa masë.

Z. Ambsador Ambasada e Republikës së Shqiperisë dhe ajo e Kosovës do të jen të vendosura në një godinë, a u bë kjo për shkaqe ekonomike?

Ndoshta dhe shkaqet ekonomike kanë ndikuar por dua të përmend se kjo nuk është hera e parë që ndodh, ne kemi në disa shtete tani më ambasada të përbashkëta me Kosovën por dua të potencoj se ky është një rast unik dhe i veçantë sepse që të dyja shtetet në fjalë për herë të parë do të veprojnë nga një objekt i përbashkët ku do të jenë të vendosura dy ambasadat, kurse në shtetet e tjera Shqipëria është e përfaqësuar me ambasadë dhe Kosova me Konsullatë. Njëherazi unë dua të falenderoj ambasadën e Republikës së Kosovës, dhe kolegun tim ambasadorin e nderuar dr. Hajdin Abazi dhe stafin e tij të cilët na pritën me duar hapur ku pa ndihmën e tyre do të ishte shumë vështirë të ambientoheshim. Eshtë për tu çmuar gjesti bujar kur ata lëshuan ambientet e ambasadës së deritashme dhe u vendosën në ketë godinë që na jep të dyja ambasadave kushte më të mira pune me standarde diplomatike.

Veprimi i dy ambasadave nga një objekt kuptohet se do të ketë synime të përbashkëta por shërbimet konsullore do të dallohen nga ato politike sepse këtu në përfaqësojmë dy shtete të ndryshme.

Pse u desh të kalonin kaq vite që më në fund Shqipëria të hap ambasadën në Australi, kurse Kosova shteti më i ri në Evrope me ambasadën e vet prej disa vitesh?

Një ndër shtetet e para që njohën pavarësinë e Kosovës ka qenë Australia, dhe Kosova si shtet i ri pati nevojë për një përkrahje dhe njohje të reja jo vetëm nga Australia por edhe nga Zelanda e Re dhe ishujt e Paqësorit, dhe sot të gjitha këto shtete kanë njohur pavarsinë e Kosovës, që unë do ta quaj një akt politik i shkëlqyer i qeverisë së Kosovës.

Sa i përket Shqipërisë dua të them se për hapjen e ambasadës në Kanberë është punuar për shumë vite me radhë dhe punimet u intensifikuan në vitin 2017. Shqipëria gjatë këtyre viteve ka qenë e përfaqësuar nga dy konsujt e nderit z. Resmi Kamberaj në Brisbanë dhe gjykatësi Rauf Sulio në Adelaide të cilët kanë kryer një punë të jashtëzakonshme dhe i falenderoj për dedikimin e tyre, por rritja e numrit të shqiptarëve në vitet e fundit ka bërë që qeveria e Shqipërisë dhe vet Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të vedosë hapjen e ambasadës e cila do të përshpejtojë dukshëm kërkesat dhe shërbimet e qytetarëve shqiptarë që jetojnë në Australi

Jemi në prag të festave të Nëntorit, ku dhe si do ti festoni ato?

Do të jetë kënaqësi e vecant që këto festa për herë të parë ti festoj në Australinë e largët dhe kam pranuar ftesë nga Komuniteti Shqiptaro-Australian në Melburn ku edhe jeton pjesa më e madhe e Shqiptarëve, dhe jam i befasuar nga arritja e këtij komuniteti ku për çdo 28 Nëntor në sheshin qendror të Melburnit bëhet ngritja e Flamurit Kombëtar, një ceremoni e rrallë për shumë shtete të tjera ku jetojnë shqiptarët.

Kufizimet nga Covidi janë lehtësuar dukshëm javën e fundit në Australi dhe pikërisht në shtetin Viktoria dhe shpresoj se deri në fund të Nëntorit të kemi një lëvizje të lirë në mbar Kontinentin dhe deshiroj ti vizitoj të gjithë shqiptarët me shpresë që së shpejti dhe ambasada e Republikës së Shqipërisë të hapë dyert e saj për të gjithë Shqiptarët.

Ambasadori Edmond Trako vjen në Australi me një përvojë të madhe diplomatike. Në vitet 1997-2006 ka shërbyer si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe i Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Argjentinë (rezident), njëkohësisht në Brazil, Kili, Paraguai, Kolumbi, Ekuador dhe Venezuelë, ndërsa prej 6 vitesh ishte i emëruar Ambasador në Portugali. Prej vitit 2009-2014, ku pati nderin të hapi ambasadën e parë të Republikës së Shqipërisë në Lisbon. Po shtu ka shërbyer edhe në shumë poste të ndryshme në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe korin diplomatik.

Urime të shumta erdhën në adresë të ambasadës nga kolegë dhe ambasada të ndryshme që veprojnë në Australi kurse vizita e parë zyrtare në Ambasadën e RSH mbas hapjes zyrtare u bë nga Ambasadori i Republikës së Kosovës, Shkëlqësija e tij Dr. Hajdin Abazi,

Nga Nizami Rexhepi