Tërmeti në Izmir/ Kreu i shoqatës Vatra: Nuk ka shqiptarë të lënduar

E premte, 29 Mars, 2024

Në Izmir, qyteti më i goditur nga tërmeti shkatërrues që ra disa orë më parë në detin Egje, ka nisur tashmë operacioni i shpëtimit. Nga informacionet e para zyrtare, konfirmohen deri më tani 4 viktima dhe 152 të plagosur.

Dhjetëra objekte atje janë shembur, ndërsa deri më tani është nxjerrë e gjallë nga rrënojat një grua. Të shumtë raportohet të jenë personat që kanë mbetur poshtë pallateve të shembura.

Në një komunikim me gazetën “Diaspora Shqiptare”, kryetari i shoqatës “Vatra” në Stamboll Bora Zukali njofton se në komunitetin shqiptar në Izmir deri më tani nuk raportohet të kenë viktima në mesin e shqiptarëve.

“Ne jemi në komunikim me kryetarët e shoqatave të dy komuniteteve të mëdha shqiptare në Izmir, znj, Melek Taşkin Taşol kryetare e “Shqiptarët e Hormovës” si dhe z. Hysein Bajru kryetar i “Shqiptarët e Çamërisë”. Ata thonë se deri tani nuk janë raportuar probleme dhe të gjithë shqiptarët janë mirë. Gjithashtu kam komunikuar edhe me “Komunitetin Ballkani” që gjithashtu njoftoi se nuk kanë pasur probleme. Deri në këto momente që flasim informacionet për komunitetin shqiptar janë pozitive”, tha kreu i Vatrës.