Kanada/ Denisa Balla: Shërbimi në komunitet detyrë dhe privilegj i Diasporës

E premte, 19 Prill, 2024

Aktiviste në komunitet dhe politikë Denisa Balla ka bashkëthemeluar dhe bashkëudhëhequr Albanian Canadian Excellence Society në Toronto, shoqata e shqiptarëve profesionist të Kanadasë, e cila për vite të tëra ka grumbulluar shqiptarë të rinj të profesioneve të ndryshme,  jo vetëm pse janë shqiptarë, por sepse kanë aspirata të përbashkëta për të shtyrë kufijtë e suksesit personal dhe profesional. Ajo gjithashtu merret aktivisht me menaxhimin e marketingut/produktit dixhital dhe me aktivitete politike, duke qenë edhe anëtare dhe delegate në një zonë të Torontos e Partisë Liberale Kanadeze. Mbi të gjitha ajo beson se shërbimi në komunitet është një nga detyrat dhe privilegjet më të larta të individit në përgjithësi, dhe e diasporës në veçanti.
Në një intervistë ekskluzive për gazetën “Diaspora Shqiptare” me Denisa Ballën flasim për komunitetin shqiptar në Kanada, për angazhimin e saj në politikën kanadeze dhe për shumë tema me interes të lidershipit, transformimit dhe marketing dixhital…

Denisa, si mund të na përshkruani rrugën e integrimit tuaj në Kanada? 

Kam ardhur në Kanada në 2005 për qëllime studimi si studente ndërkombëtare dhe pas diplomimit në 2009 qëndrova për të eksploruar se çfarë mund të më ofronte Kanadaja përsa i përket të ardhmes sime profesionale. Vendimi im për t’iu bashkuar një kompanie dhe industrie që po zhvillohej mjaft shpejt, ishte mjaft i rëndësishëm për zhvillimin e karrierës sime si dhe të integrimit tim në tregun e punës dhe shoqërinë kanadeze. Gjithmonë kam besuar se udhëtimi im në Kanada nuk ka qenë asnjëherë për të lënë pas diçka në këmbim të diçkaje tjetër, por një vazhdimësi drejt zgjerimit të horizonteve të mia duke zhvilluar gjithmonë e më shumë aftesitë që do të më përgatisnin të bëhesha një profesioniste e realizuar. Unë e konsideroj veten time si një shqiptare krenare, e privilegjuar që mbaj edhe nënshtetësinë kanadeze, por gjithashtu edhe si një qytetare e botës që vazhdimisht përpiqet për barazi, drejtësi dhe mbështetje sidomos për ata në nevojë.

Keni studiuar në Universitetin e Torontos, në degët Ekonomi, Shkenca Politike dhe Politika Mjedisi. Sa ka ndikuar shkollimi në Kanada në punën tuaj profesionale sot?

Zgjedhja e Universitetit te Torontos (University of Toronto) për të ndjekur studimet e larta universitare ishte një ndër vendimet që përcaktoi drejtimin tim në profesion e jetë, e për këtë i detyrohem shumë U of T-së. Ky institut edukimi, një nga më të mirët në botë, më dha mundësinë dhe më tregoi se me punë e përkushtim jo vetëm do të arrija rezultate të larta por do mund të konkuroja edhe me studentë të tjerë jo vetëm nga Kanadaja por e gjithë bota. Studimet në U of T më shërbyen për të më përforcuar etikën e punës, dhanë konfidencën për të synuar lart për të ardhmen, dhe formimin akademik në ekonomi, politikë dhe mjedis të cilat, së bashku më kanë shërbyer shumë gjatë rrugëtimit tim 15 vjeçar në Kanada. Pas diplomimit, fillova të punojë për Kanetix, një kompani sigurimesh dhe shërbimesh financiare. Përgjatë katër viteve më janë dhënë tre promovime ku i fundit ishte drejtimi i grupit dixhital të kompanisë nën CMO. Më pas pata një ofertë për t’ju bashkuar Reprise Media, një agjenci dixhitale mediash. Gjatë 2 viteve të para në këtë agjenci drejtova grupin Dixhital të Air Canada ku rezultate të larta janë arritur brenda një kohe rekord. Një histori suksesi në portofolin e Reprise Media. Brenda 2 viteve u promovova në pozicionin e Zv. Presidentes së Reprise Media ku isha përgjegjëse për strategjinë dhe vizionin e kompanisë si dhe sigurimin e klientëve të rinj e kontratave të reja biznesi si dhe përmbushjen e detyrimeve për klientët e kontratat ekzistuese.  Duke kërkuar një sfidë tjetër profesionale, pranova një pozicion si Drejtore e Produkteve Dixhitale në Infiniti Research që është një kompani globale inteligjence dhe market research. Ky rol më dha mundësinë të aplikoja aftësitë e mija në një treg global duke rritur kështu edhe prezencën e kompanisë në nivel kombëtar e ndërkombëtar. Njëkohësisht kjo kompani më mbështeti që të realizoja endërrën time për të vazhduar më tej edukimin tim me një program ekzekutiv MBA në Ivey Business School, të cilin e përfundova në 2019.

Keni patur pozicione të rëndësishme menaxheriale në karrierë në një periudhë të shkurtër 10 vjecare. Cila ka qenë arritja më e madhe profesionale për ju?

Një nga arritjet e mija më të mëdha profesionale është aftësia ime të inkurajoj anëtarët e grupit (stafin) me të cilin punoj drejt një qëllimi të përbashkët. Aftësitë e mia si drejtuese janë një nga cilësitë më të forta përsonale që i kam kultivuar që në moshë të re e kanë qënë një emërues i përbashkët me sukseset profesionale që kam arritur vazhdimisht. Karriera, puna në komunitet dhe përfshirja në politikë më kanë dhënë një mundësi që të drejtoj e punoj me audienca të ndryshme që më kanë përmbushur shumë shpirtërisht dhe të marra së bashku të gjitha këto eksperienca i konsideroj si një nga sukseset më të mëdha profesionale.

Përpara se të vinit në Kanada jeni shkolluar në Tiranë në Shkollën e Mesme Amerikane “Harry T. Fultz”. Nga biografia juaj mësojmë se keni qenë aktive në qarkun e nxënësve edhe si Presidente e Këshillit Studentor të gjimnazit. A mendoni se prirjet tuaja për politikën publike janë shfaqur pikërisht në Tiranë  në atë kohë?

Unë besoj se eksperiencat e fëmijërisë dhe adoleshencës kanë ndikuar në formimin tim dhe më kanë bërë kjo që jam sot. Pozicioni si senatore dhe më pas si Presidente e Këshillit Studentor në gjimnazin “Harry T. Fultz”, si dhe përfshirja ime në Parlamentin Rinor Shqiptar, Këshillin Britanik në Shqipëri  dhe UNICEF më kanë dhënë një përvojë të vyer që në moshë të re. Këto eksperienca më kanë treguar se “edukimi” nuk ishte thjesht të mësoje e të ndiqje rregullisht çdo klasë, por përfshirje aktive në evenimente jashtëshkollore që përmbushnin të tjera aspekte të edukimit që nuk mund të mësoheshin në klasë. Kisha prirje dhe pasion të isha pjesë e diçkaje më të madhe sesa një “klasë matematike” dhe u përfshiva me mjaft entuziazëm të bashkëpunoja për të zgjidhur çështje të rëndësishme për moshatarët e mi. E kam përdorur zërin tim për të përkrahur çështje të rëndësishme për rininë që ndikonin në jetën tonë të përditshme. Ky motiv më ka shoqëruar gjatë gjithë karrierës time dhe më ka frymëzuar që të përballojë sfida të ndryshme.

Ju njohim si aktiviste dhe figurë publike shume prej aktiviteteve të komunitetit shqiptar në Kanada. A mund të na tregoni për veprimtarinë tuaj në promovimin e kulturës dhe vlerave Shqiptare në Kanada por dhe jo vetëm?

Jam anagazhuar formalisht me komunitetin shqiptar në Toronto në vitin 2015, ku m’u dha mundësia t’i bashkangjitesha nismës për themelimin e organizatës ACE Society, së bashku me 6 anëtarë të tjerë të komunitetit shqiptar në Kanada. Gjithmonë kam besuar se shërbimi në komunitet është një nga detyrat dhe privilegjet më të larta të individit në përgjithësi, dhe e diasporës në veçanti. Si e tillë, dëshira për të kontribuar në komunitet ka ardhur duke u forcuar ndër vite. E megjithatë, përfshirja ime në promovimin e kulturës tonë i ka fillesat që në fëmijëri. Nga mosha 6-13 vjeçare jam përfshirë si vallëtare pranë “Pallatit të Pionerëve” e më pas, pranë “Cirkut të Tiranës” ku performonim rregullisht (çdo javë) pranë këtyre insticucioneve. Edhe pse e vogël, kam patur nderin që të përfaqësoj Shqipërine me valle folklorike të Shqiperisë së Mesme, Veriut e Jugut në aktivitete kombërtare (Festivali i Këngës) e ndërkombëtare (Turqi, Qipro, Itali, Bullgari, Maqedoni, etj). Dashuria për këngën, vallen e kulturën tonë i ka rrënjët e forta e të thella tek unë.

Njiheni si një ndër themelueset e organizatës Albanian Canadian Excellence Society në vitin 2015, një shoqatë që ka mbledhur anëtarë të komunitetit tonë jo vetëm pse janë shqiptarë, por edhe sepse kanë vlera dhe qëllime të përbashkëta. Sa, mendoni ju, ja ka arritur qëllimit të saj shoqata në këtë kontekst?

Albanian Canadian Excellence (ACE) Society u krijua me një mision të qartë për të mbështetur e çuar më tej kulturën profesionale të komunitetit Shqiptaro – Kanadez. Niveli i angazhimit nga të rinj e profesionistë me përvojë të pasur profesionale konfirmoi edhe një herë se ekzistenca e kësaj organizate ishte mëse e nevojshme dhe për më tej që ACE do ti shtonte vlerat e punës së komunitetit Shqiptar në Toronto e përtej saj. Për shembull shumë aktivitete si mbrëmjet gala, forumet, workshops me profesionistë të fushave të ndryshme, shpalosën suskseset dhe punën e madhe të bërë si nga individë ashtu edhe nga organizata. Këto evenimente promovuan më tej arritjet profesionale të komunitetit shqiptar në Toronto. Së bashku me anëtarët e tjerë të organizatës kam dhënë kontributin tim për të organizuar dhe promovuar aktivitete që shpalosin e ruajnë kulturën, vlerat dhe traditat shqiptare. Ndër këto aktivitete mund të përmend “550 Refleksione”, një mbrëmje që përkujtoi dhe nderoi trashëgiminë e Skënderbeut, apo ceremoninë e ngritjes së Flamurit Shqiptar dhe atij Kosovar në Parlamentin e Ontarios, si dhe ndërlidhjen me organizata dhe aktivistë Shqiptarë me qëllim bashkimin dhe përforcimin e lidhjeve brenda komunitetit tonë. E gjitha kjo punë u bë në një kuadër kohor 5 vjeçar që nga themelimi i ACE dhe është një testament i një kontributi vullnetar dhe të paçmuar nga të gjithë ata që besuan në misionin dhe vizionin e kësaj organizate.

Ju kemi takuar edhe në Samitin e Parë të Diasporës në Tiranë, ku ishe pjesë edhe e një paneli. Si e vlerësoni samitin nga këndi i sotëm? 

Potenciali intelektual që jeton e punon jashtë kufijve të Shqipërise është mjaft i madh. Gjatë këtyre 30 viteve demokraci, diaspora shqiptare është mirë integruar në vendet ku jetojnë e punojnë. Brezat e dytë dhe të tretë po rriten e edukohen në diasporë, e janë të ekspozuar si ndaj kulturës, vlerave e traditave shqiptare ashtu edhe të vendeve ku ata jetojnë. Eshtë mjaft e rëndësishme që të ketë një komunikim e bashkëpunim organik midis shqiptarëve që jetojnë nëpër botë dhe kjo duhet të jetë një nga objektivat e rëndësishëm të shtetit shqiptar. Mënyra sesi integrohet dhe bashkëpunohet me diasporën duhet të jetë e mirëmenduar, intelektuale dhe të ketë në vetvete misone të larta ndërveprimi.
Konkretisht kam marrë pjesë në konferenca e aktivitete të ndryshme ndërkombetare që kanë për qëllim krijimin e një platforme për të shkëmbyer ide, risi dhe bashkëpunim midis pjesëmarrësve. Nga ky aspekt, mendoj se Samiti i Parë i Diasporës ia arriti një qëllimi të ngjashëm. Përveç kësaj, me rëndësi për t’u përmendur ishte krijimi i një fryme dhe energjie optimiste për të ardhmen dhe mundësitë e shumta që një ndërlidhje e tillë mund të krijonte për Shqiptarët brenda dhe jashtë vendit. Në nivel kombëtar, mendoj se Samitit të Diasporës i mungonte infrastruktura dhe sistemet për të vazhduar punën e nisur dhe për të realizuar disa nga projektet e përfolura si krijimi i një database për profesionistët Shqiptarë nëpër botë me qëllim bashkëpunimin dhe ndërveprimin shumëpalësh.

Ka disa vite që jeni anëtarësuar në Partinë Liberale Kanadeze, duke punuar pikërisht me miken e shqiptarëve të këtushëm, deputeten Julie Dabrusin. Çfarë ju shtyu të merreni me politikën vendore këtu?

Jam përfshirë në zgjedhjet federale në tetor të vitit 2019 duke mbështetur dy kandidatë dhe miq shumë të mirë të komunitetit shqiptar në Kanada si dhe anëtarë të Grupit të Miqësisë Shqiptaro –Kanadeze, MP. Sven Spengeman dhe MP. Julie Dabrusin. Gjithashtu në mars të 2020 kandidova dhe fitova si delegate për zonën e St.Paul, duke mbështetur MPP Michael Coteau për zgjedhjet e Lidershipit të Partisë Liberale të Ontarios. Shtytja është dëshira e madhe për të vënë veten në shërbim të njerëzimit. Mendoj se politika kur është e bazuar në principe të drejta dhe demokratike mund të jetë shumë efektive për të mobilizuar dhe sjellë ndryshim.

Ku do ta shohim Denisën në të ardhmen, në profesion, politikë dhe komunitet?

Jetojmë në një kohë ku dixhitalizimi dhe teknologjia po ndryshon themelisht mënyrën sesi funksionon ekonomia, politika dhe jeta shoqërore, në nivel lokal dhe atë global. Si e tillë dëshiroj të vazhdoj ende të mbështetem në profesionin e nisur për të ndihmuar kompani, organizata dhe individë të kapitalizojnë nga mundësitë e krijuara si pasojë e transformimit dixhital.
Sigurisht, pa lënë mënjanë pasionin për punën në komunitet, aktivizimin në politikë, lartësimin e profilit të komunitetit Shqiptar në Kanada, e mbi të gjitha “të përdor zërin tim për të qënë një forcë për ndryshime pozitive”.