Çeki/Studiuesja shqiptare: Së shpejti një tekst mbi morfologjinë e gjuhës shqipe

E enjte, 18 Prill, 2024

Orkida Backus Borshi u largua në moshën 10 vjeçare në Çeki së bashku me familjen e saj. Tashmë prej 30 vitesh atje shqiptarja Orkida Borshi ka arritur të bëjë realitet ëndrrën e saj për të qenë një pedagoge e gjuhësisë në katedrën e gjuhës shqipe. Ajo tregon se edhe studentët çekë shprehin interes për të studiuar gjuhën tonë.

E larguar prej 30 vitesh në Çeki, si i kujtoni fillimet në një shtet të huaj?

Kam rreth 30 vjet që jetoj këtu. Sigurisht, fillimet në këtë shtet ashtu si dhe në çdo vend të huaj nuk kanë qenë të thjeshta. Rruga ime ka qenë edhe më e vështirë sepse bashkë me familjen time kemi ardhur si refugjatë. Por patëm fatin e u integruam shumë shpejt dhe tashmë jam shtetase çeke që nga mosha 15 vjeç. Plus pastaj gjyshja ime nga ana e mamasë ka qenë çeke, pra me këtë vend kemi pasur lidhje edhe para se të vinim.

Të studiosh gjuhësi kërkon shumë kohë dhe përkushtim, si ka qenë për ju ky rrugëtim?

Punësimi si pedagoge e gjuhësisë nuk ndodhi nga dita në ditë. Kuptohet që për këtë kërkohet arsim përkatës. Unë mbarova Master me dy specializime Anglistikë, amerikanistikë – filologji frënge në Fakultetin Filozofik në Universitetin e Karlit në Pragë (të themeluar në shekullin e XIV.). Në të njëjtën kohë dhashë provime për gjuhën dhe gjuhësinë shqipe në programin shtojcë që mu pasqyrua tek diploma. Për fat të keq në ato vite, shqipja nuk përfshihej në asnjë program gjuhësor në këtë fakultet, pra nuk pata mundësi ta studioja si specializim të veçantë.

Përveç kësaj kam bërë studime të gjuhës dhe gjuhësisë frënge në Paris, Francë në “Sorbonne” dhe “Sorbonne Nouvelle” si dhe humultime mbi gjuhën shqipe, aty madje hartova edhe diplomën e Masterit, e cila pati si synim krahasimin e një aspekti foljor midis shqipes dhe anglishtes. Metoda a krahasimit midis shqipes dhe “gjuhëve të mëdha” si p.sh. anglishtes dhe frëngjishtes është themeli kryesor i punimeve të mia akademike. Terma gjuhë e vogël-minore/gjuhë e madhe-maxhore duhet kuptuar nga këndvështrimi i numrit të folësve të gjuhës përkatëse. Jam e mendimit që një gjuhë me numër të ulët folësish dhe me origjinë të veçantë si shqipja mund të përshkruhet nga pikëpamja gjuhësore pikërisht duke u bazuar tek një gjuhë e madhe, kuptohet pa i humbur veçorite specifike të saj. Në këtë mënyrë, kjo gjuhë relativisht e panjohur, por shumë interesante, për botën e jashtme, fillon dhe bëhet më e kuptueshme brenda dhe jashtë saj.

Dhe më pas erdhi punësimi…

Në vitin kur fillova doktoraturën po në të njëjtin fakultet këtu në Pragë, pra në vitin akademik 2008/2009, u krijua mundësia e rihapjes së gjuhës shqipe. Shqipja tashmë (nga viti 2011) është e integruar plotësisht në Katedrën e studimeve sllavo-jugore në Fakultetin Filozofik në Universitetin “Charles” në Pragë si në programin Bachelor ashtu edhe në Master. Shqipja është e barabartë me bullgarishten, serbishten, sllovenishten, rumanishten, kroatishten dhe më së fundmi greqishten dhe ashtu si të gjitha specializimet e përmendura më lart ka edhe një lektor të gjuhës, i cili vjen nga Tirana.

Deri në ditën e sotme kemi diplomuar rreth 10-15 studentë në këtë specializim në të dy nivelet akademike, Bachelor dhe Master. Kemi dhjetëra të tjerë, të cilët ndjekin kurset e gjuhës praktike jashtë specializimit dhe shumica e studentëve tanë kanë kaluar të paktën një semestër akademik në kuadër të programit Erasmus në Tiranë ose në Prishtinë në fakultetet filologjike përkatëse. Studentët tanë kanë zënë vende pune në sferat më të ndryshme, si p.sh. diplomaci, turizëm, gazetari, akademi, NGO, etj.

Në Universitetin ku jepni mësim, keni studentë shqiptarë?

Studentë me origjinë shqiptare kemi, në përgjithësi është brezi i dytë i shqiptarëve nga Kosova ose Shqipëria, të cilët kanë interes për gjuhën, kulturën dhe historinë e vendit të prindërve. Nga ana tjetër kemi edhe studentë çekë të interesuar mbas shqiptarisë dhe shqipes. Mund të them se proporcionalisht janë të ndarë 50% me 50%.

Raporti im me studentët është mjaft miqësor. Sigurisht, emri im tregon që nuk është tipik çek. Në fakt, mund të ndahet në tri pjesë. Fillimi dhe fundi janë shqiptarë. Mesi është amerikan sipas tim shoqi. Jeta ime ashtu si e çdo emigranti është e koklavitur, gjë që duket që nga emri.

Edhe pse në një vend tjetër, sërish gjuha shqipe është pjesë e përditshmërisë suaj, si Garante e specializimit të gjuhës shqipe. Çfarë do të thotë për ju karriera dedikuar gjuhësisë?

Ka qenë gjithnjë ëndrra ime. Që do të bëhej realitet nuk ma ka marrë mendja kurrë, aq më tepër që do të ketë lidhje me shqipen.

Keni ndonjë projekt mbi të cilin po punoni së fundmi?

Po, projekte kam disa. Përgatitjen për shtyp e punimit tim të doktoraturës dhe kryesisht hartimin e Morfologjisë së gjuhës shqipe për studentët cekë.

Një karrierë e suksesshme, por edhe një familje e shëndetshme. Si e menaxhoni raportin punë-familje?

Me vështirësi, sidomos tani që fëmijët janë të vegjël, por po mundohem t’ia dal mbanë.

Do ja mësoni fëmijëve gjuhën e nënës?

Po, sigurisht. Fëmijët e mi janë duke u rritur në një ambient multilingual ku njëkohësisht dëgjojnë shqip, anglisht dhe çekisht. Dëshira ime është që ti zotërojnë të trija gjuhët në mënyrë sa më të barabartë, megjithëse nga pikëpamja gjuhësore e di që një e tillë nuk është fort mirë e mundur.

Takoheni shpesh me shqiptarë të Diasporës?

Shpesh nuk mund të them, por jam në kontakt me shumë prej tyre, gjë që e mundëson edhe profesioni im.

Ju mungon Shqipëria dhe sa shpesh ktheheni?

Më mungon deti, sepse jam nga Vlora. Në Shqipëri shkoj në përgjithësi një herë në vit dhe vizita ime është pothuajse gjithnjë në lidhje me profesionin.