SHBA / Këngëtari shqiptar Mirud në festivalin e RTSH-së, zbulon këngën

E enjte, 25 Prill, 2024

Pas pjesëmarrjes së tij si tekstshkrues i këngës së Elhaida Danit në 2018, dhe një vit më pas si konkurrent me këngën “Peng”, Durim Morina i cili po zhvillon karrierën e tij në SHBA me emrin e artit Mirud ka vendosur të marrë pjesë dhe në këtë edicion që vjen të Festivalit të Këngës.

Eurovision bëri të ditur në shtator se Shqipëria do të marrë pjesë dhe në edicionin e saj të vitit 2021 dhe pse ende nuk dihet se si do të realizohet ky festival i fundvitit në kohën e COVID-19.

Megjithatë Durim Morina ka vendosur të marrë pjesë por ndryshe nga sa e kemi parë më parë. Këtë ai e ka treguar përmes një seance pyetje përgjigjesh në Instagramin e tij.

Ai thotë se kënga që ka vendosur të marr pjesë “Nëse vdes” do të jetë një këngë kërcimi me elemente dhe ndikime nga muzika shqiptare. “Do të jetë një këngë kërcimi me elemente dhe ndikime nga muzika shqiptare. Por pa dyshim kënga më e mirë që kam bërë ndonjëherë”, është përgjigjur ai duke pranuar se do të jetë pak a shumë në stilin e këngës “Me Tana” të Elvana Gjatës, që fitoi vendin e dytë në festivalin e dhjetorit 2019.

Megjithatë datat për festivalin e dhjetorit ende nuk është njoftuar ndërsa Mirud po mendon për performancën. “Gjithçka është gati”, thotë ai në lidhje me veshjen e tij skenike. “Unë kam punuar me disa dizajner vërtetë të mirë që kanë bërë gjëra të mahnitshme për artistë si Lady Gaga dhe Rosalia”, shkruan ai.

Këngëtari nga Prizreni prej gati dhjetë vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku zhvillon dhe artin e tij. Me këngën “Puzzle” renditet në vendin e 23-të mes këngëve pop amerikane. Ka bashkëpunuar me producentët Arthur Pingrey dhe Mason Levy, ky i fundit ka shkruar “What do you mean” të Justin Bieber. “Ti dhe unë” është një nga këngët e Mirud, publikuar nga “Warner Music Group”, kompani që menaxhon Rita Orën dhe Bebe Rexhën. Ndërsa kënga “Ende të dua” ka shitur më shumë se 10 mijë kopje në SHBA. 24 vjeçari është nderuar nga Ministria e Jashtme e Kosovës për suksesin e tij në muzikë në SHBA.