Historia/Shkrimtarja që rikthehet në vendlindje me personazhet e romaneve të saj

E enjte, 25 Prill, 2024

Mirela Kanini emigroi drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës në kërkim të një jete më të mirë. Si shumë emigrantë të tjerë ajo tregon se fillimi ishte i vështirë, por me punë dhe vullnet arriti të gjejë vendin e saj në një shtet ku mundësitë nuk mungojnë. Nga Tirana mori me vete ndër të tjera, pasionin për të shkruar. Kanini ka botuar tri libra në shqip, duke trajtuar në secilin prej tyre personazhë shqiptarë. Përveç pasionit për të shkruar ajo është pronare e “Riche Organics company”, një kompani kozmetike që e ka ndërtuar me vajzën e saj dhe tashmë shijojnë frytet e suksesit në SHBA.

Jeni larguar nga Shqipëria në mes të viteve ’90, një periudhë mjaft delikate. Si ishte përvoja e një jete ndryshe në një shtet si Amerika?

Është e vërtetë që periudha kur unë kam lënë Shqipërinë ka qënë kritike dhe mund të them se ishte arsyeja kryesore që më shtyu për t’u larguar. Amerika është vendi gjigand që ka pritur shumë emigrantë dhe historia ime e tranzicionit dhe përshtatjes është e ngjashme me atë të shumë emigrantëve të tjerë. Vitet e para tipikisht janë të mbushura me punë të çfardoshme dhe sakrifica derisa gjen vetveten. Amerika është gjithashtu vendi i mundësive pa limit për ata që duan të përparojnë në karrierë dhe të realizojnë ëndrrat dhe dëshirat e tyre.

Edhe pse e larguar prej vitesh nuk e harruat vendlindjen, madje “udhëtoni” drejt saj me mendime ndërsa shkruani librat tuaj me në fokus personazhe shqiptarë?

Shqipëria është vendlindja ime dhe aty unë mora brumosjen dhe formimin tim fillestar. Kudo që të shkoj dhe jetoj do mbart me vete atë pjesën time shqiptare me zakonet dhe karakteristikat tona përkatëse. Mendoj se është më e pakta që mund të bëj për t’i prezantuar shqiptarët për ata që janë në librat e mi. Ndaj kam zgjedhur që personazhet dhe karakteret kryesore të paktën nëpër librat e mi të jenë shqiptarë ose shqiptaro-amerikanë. Një tjetër arsye pse e bëj këtë është që të transmetoj nëpërmjet librave se emigrantët shqiptarë, janë njerëz të integruar tashmë dhe i japin kontribut të çmuar  shoqërisë dhe vendeve ku jetojnë. Dua të jem gjithashtu një ambasadore e mirë, por njëkohësisht e vërtetë dhe reale e shqiptarëve kur librat të bien në duart e lexuesve të huaj. Ne kemi shumë histori mbi supe si popull dhe mua më jepet rasti t’ja rrëfej botës.

Libri juaj me i fundit është “Mallkimi I Mellonëve”, nga u frymëzuat për këtë subjekt?

Frymëzimin për të shkruar librin tim të fundit “Mallkimi I Mellonëve” ashtu si dhe të gjithë librat e mi e marr nga gjërat e rëndomta të jetës së përditshme. Dilemat që kemi ndonjëherë, shkaqet, pasojat që na shoqërojnë në uljet dhe ngritjet e jetës ose triumfin ndaj saj. Më pëlqen të shkruaj për atë çka karakterizon përgjithësisht natyrën njerzore, mirësia, ligësia, apo përsosshmëria shpirtërore. Pastaj këto ja vesh personazheve që krijoj dhe ngjarjeve që ndërthur.

“Mëkatet e Zonjës Ema”, “Klienti”, disa libra brenda një kohe të shkurtër. Si e menaxhoni kohën?

E vlerësoj kohën që më është dhënë edhe pse ka momente kur do uroja që dita të kishte 36 orë. Por në këto 24 orë në ditë që kemi në dispozicion, 7 nga të cilat i përkasin gjumit dhe me 17 të tjera që mbeten mendoj se mund të bësh shumë gjëra. Jam planifikuese nga natyra dhe kjo më ndihmon të mos bie në kaos dhe të qëndroj e fokusuar në programin tim ditor. Aty përfshihet puna, krijimtaria, familja dhe hobet e mia. Argëtimet janë kryesisht në fundjave ose kur shkoj me pushime. Duke jetuar jetën në mënyrë të tillë e kam pak të vështirë të jem spontane, por kjo nuk do të thotë që nuk i thyej ndonjëherë rregullat. Jeta duhet jetuar mbi të gjitha para se ajo të na jetojë ne.

Përveç pasionit për të shkruar, ju jeni mjaft e suksesshme edhe në biznes. Si vendosët të krijonit kompaninë “RicheOrganics”?

Pas shumë vitesh pune dhe eksperience në një koorparatë të njohur në industrinë e bukurisë dhe kozmetikës kishte ardhur koha të bëja diçka më shumë. Vajza ime e cila që në adoleshencë kishte filluar  eksperimentimet e para me produkte bio, menjëherë pas studimeve universitare ju përkushtua totalisht krijimit të produkteve pa kimikate duke kuptuar që ky ishte dhe pasioni i saj. Rezultatet ishin të kënaqshme dhe krijuam kompaninë tonë që si fillim ishte thjesht një emër i regjistruar me produktet të bëra në “kitchen island”. Hapi tjetër llogjik ishte shitja e tyre. Pavarësisht vështirësive ja dolëm dhe produktet tona u rreshtuan përkrah firmave të tjera prestigjioze nëpër sallone të  ndryshme bukurie në Amerikë. Rritja e kërkesave bëri që të koperojmë me kompani që sot manifakturojnë prodhimet e firmës sonë. Përveç kësaj më shumë njohje dhe publicitet na dhanë hapja e disa butikëve me të njëjtin emër “Riche Organics “ në një nga qëndrat tregtare më të fuqishme “Ëestfield” si dhe shitja online.

Kompania është vlerësuar si “gurët e çmuar” të Çikagos nga Revista Voyage, sa krenare ju bëri ky titull?

Përsa i përket vlerësimit nga Voyage magazine si “One of best hidden gem of Chicago “ në vitin 2017 , ishte një surprizë e këndshme për ne. U ndjemë krenare dhe të vlerësuara që ajo çka bëjmë nuk ka kaluar pa u vënë re.

 Keni menduar ta shtrini biznesin tuaj edhe në Shqipëri?

Po e kam menduar dhe shpresoj që produktet e “Riche Organics” të jenë një ditë të disponueshme edhe në tregun shqiptar.

Treguat se biznesin e menaxhoni bashkë me vajzën. Na flisni pak për familjen tuaj. Sa e lidhur është vajza me Shqipërinë dhe gjuhën mëmë?

Po me vajzën jam bashkëpronare dhe ajo është si të thuash truri i biznesit dhe krahu im i djathtë. Jam e martuar dhe përveç vajzës kam edhe një djalë. Të dy fëmijët e mi e flasin shumë mirë gjuhën shqipe dhe janë krenarë për origjinën e tyre. Sa herë që vizitojnë Shqiperinë shprehen tekstualisht me fjalët që “ nuk ngopen dot me të”.

Keni nisur të shkruani librin e radhës, apo jeni ende duke shijuar suksesin e librit më të fundit?

Zakonisht kam të paktën 2 libra që i kam të nisur njëkohësisht dhe i përkushtohem atij që më jep më shumë nxitje dhe që më rrëmben pastaj për ta përfunduar. Një tjetër projekt që e konsideroj shumë të rëndësishëm dhe me të cilin po punoj intensivisht është botimi i librave të mi edhe në gjuhë të tjera. Të tre librat që janë botuar këto dy vitet e fundit në shqip, janë në proçes të botimit në anglisht. “Mëkatet e zj. Ema” është i pari që është gati për shtyp dhe shpresoj do të dalë në qarkullim në tregun amerikan verën e ardhshme. Jam duke shijuar satisfaksionin e veçantë që më përcjellin lexuesit kur më transmetojnë përshtypjet e tyre për librat e mi  përkatës. Është e papërshkrueshme lumturia që ndjej kur ata thonë se atje gjejnë vetveten e shumë të tjera. Për mua vetë lexuesit janë barometri i vërtetë i suksesit të një libri dhe ndihem me fat  dhe mirënjohëse në këtë drejtim.