“Angazhimi i Diasporës në vendin amë”, 30 ekspertë rikthehen në vendlindje

E premte, 29 Mars, 2024

Programi “Angazhimi i Diasporës në vendin amë” synon përfshirjen e sa më shumë ekspertëve nga Diaspora që të kthehen të punojnë në vendin e tyre.

Aktualisht janë 15 ekspertë që kanë nënshkruar marrëveshje me Shqipërinë dhe 15 të tjerë me Kosovën.

Ekspertët u prezantuan në konferencën e organizuar në Tiranë nga organizata “Germin” me mbështetjen e GIZ, Agjencisë Gjermane për Zhvillimin Ndërkombëtar degët e Shqipërisë dhe Kosovës.

“Ne filluam projektin “Angazhimi i Diasporës në vendin amë” me qëllim shfrytëzimin e kësaj pasurie të madhe që ne e kemi nëpër botë. Shqiptarët janë pothuajse në të gjitha vendet, dhe qëllim i këtij projekti është forcimi i këtyre lidhjeve dhe transferimit të dijeve që i kemi ne shqiptarët atje. “Germin” ka filluar këtë projekt bashkë me GIZ me qëllimin që të angazhojmë profesionistët shqiptarë nga Gjermania, me dëshirën dhe vullnetin e tyre, ne kemi bërë lehtësimin e të gjitha proceseve për të ardhur në Kosovë e Shqipëri për një periudhë prej 3 javë në 6 muaj. E nisëm shumë mirë dhe pastaj në muajin mars nisi situata me pandeminë në gjithë botën, po fatmirësisht ne kemi arritur t’i kemi 15 marrëveshje për në Kosovë e 15 në Shqipëri të nënshkruara dhe vetëm presim të lirohen masat dhe profesionistët që kemi të vijnë në vendet tona dhe të japin kontributin e tyre. Ky është një program pilot i cili ka filluar këtë vit po me shumë gjasë duke parë potencialin dhe mundësitë dhe duke parë vullnetin e këtyre personave do të vazhdojmë dhe me shumë profesionistë të tjerë në Gjermani dhe në vendet e tjera evropiane”, tha përfaqësuesja e organizatës “Germin”, Sihana Bejtullahu.

Organizata “Germin”, që po zbaton këtë program, bashkon 250 organizata shqiptare kudo në botë në 24 vende të ndryshme. Qëllimi i hulumtimit është të zbulohen nevojat e administratës për ekspertë në Shqipëri dhe Kosovë dhe të ftohen në bashkëpunim profesionistë nga Diaspora si dhe të tërheqë investime dhe lidhjen e komunave me administratën e vendeve të diasporës.

“Gjithashtu këtë vit e kemi edicionin e dytë të konferencës “Diaspora Flet”, për shkak se në vitin 2018, nga vetë pjesëtarët e Diasporës është planifikuar që kjo konferencë të mbahet çdo dy vite. Ideja ka qenë që të mbahet në Gjermani, mirëpo për shkak të rrethanave të krijuara nga COVID kemi vendosur ta organizojmë tërësisht në formë virtuale me një platformë digjitale që ofron të gjitha tiparet e një konference reale vetëm se është në formatin digjital. Synojmë që këtë vit të kemi pjesëmarrës në këtë konferencë virutale 1 mijë persona nga vende të ndryshme nga Diaspora por dhe nga vendet amë, për të diskutuar rolin e diasporës shqiptare në 20 vitet e kaluara, po dhe cili është potenciali apo çka na pret e ardhmja në 20 vitet e ardhshme. Në konferencë do të flitet në tema të ndryshme duke nisur nga diplomacia, të drejtat e përfaqësimit të votës, biznesi dhe investimet dhe lidhjet e tregut mes komuniteteve të biznesit në Diasporë dhe atyre në vendet e origjinës dhe gjithashtu flitet për kapitalin njerëzor që ne si shqiptarë e kemi në Diasporë dhe se si duhet të veprojmë në mënyrë që ta angazhojmë të gjithë atë kapital njerëzor për t’i shërbyer zhvillimit”, tha Lirim Krasniqi, nga organizata “Germin”.