Australi / A do të ndalojë pandemia kremtimin e Festave të Nëntorit?

E enjte, 18 Prill, 2024

Mbas 8 muaj izolimi, prej ditës së Mërkurë 28 Tetor në Melburn dhe në shtetin Viktoria lehtësohen kufizimet e COVID19.

Të gjitha dyqanet do të rihapen, kurse restorantet dhe baret do të fillojnë të pranojnë klientët e tyre por me disa kufizime. Po ashtu tubimet në hapësire do të jen të lejuara por edhe këtu numrat do të jen të kufizuara kurse vizitat familjare janë të lejuara deri në 4 persona. Pritet që këto kufizime të lehtësohen gjatë muajit Nëntor.

Por a janë të mjaftueshme këto lehtësime për të festuar festat e Nëntorit ashtu sic kanë festuar shqiptarët në të kaluarën?

Muaji Tetor njihet si një  muaj përgatitor për festat e Nëntorit, duke filluar me mini festivalin sportiv i njohur edhe si “Kupa e Shqipërisë” që mbahet në fillimi të Nëntorit ku tubon klube futbolli shqiptare pothuajse nga e gjithë Australia. Vitin e kaluar morën pjesë gjithsej 12 skuadra përfshirë këtu edhe ato nga Brisbani, Sidnej dhe Adelaide. Organizatori i këtj turneu sportiv “KF Shqiponja” nga “St. Albans“ (Melburn) dëshironte që të ftoj për herë të pare dhe bashkatdhetarët nga qyteti i Pertit-Australia Perëndimore këtë vit, por në kushtet e pandemisë është vështire që të organizohet ky manifestim.

Besnik Kutleshi ish kryetar i “KF Shqiponja” dhe një ndër organizatorët kryesor i këtij manifestimi, thotë se në të ardhmen nga gjithsej 200 lojtar shqiptarë që marrin pjesë të zgjidhet një skuadër nga talentet më të mirë dhe me të njëjtën të organizojnë disa lojra me skuadra të ndryshme në Shqipëri, Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut. Kjo ide do të jetë prioritet i këshillit organizativ mbas pandemisë por nuk përjashtohet dhe mundësia që në bashkëpunim me Federatën e Futbollit Australian te ftohen dhe skuadra nga vendlindja si KF Prishtina, KF Tirana, Skënderbeu, Shkëndija nga Tetova dhe të tjera.

Që nga viti 2012 kur në sheshin qendror të Melburnit u tubuan mbi 15.000 shqiptarë  dhe festuan 100 vjetorin e pavarësisë, për çdo vit në datë 28 Nëntor në qendër të Melburnit ngrihet Flamuri kombëtar për të kremtuar ditën e Pavarësisë së shtetit Shqiptar.  Një arritje e jashtëzakonshme e këshillit të komunitetit dhe ish kryetarit z.Bashkim Bekiri, ku për 7 vite me rradhë një numër i madh i bashkatdhetarëve kanë marrë pjesë në këtë ceremoni.

Edhe këtë vit flamuri kombëtar do të ngrihet dhe do të valvitet në sheshin e Federatës, por ende nuk dihet se sa nga bashkatdhetarët mund të jenë të pranishëm. Kryesia e komunitetit Shqiptaro-Australian në Melburn është në kontakte të rregullta me qeverinë Viktoriane dhe do të njoftoj bashkombësit për cdo ndryshim. Nëse numri pjesëmarrësve do te jetë i kufizuar kryesia po punon që kjo ceremoni të përcillet drejt përsëdrejti në rrjetin e internetit për të gjithë ata që nuk do të mund të marrin pjesë.

Do të ishte kënaqësi e veçantë që për herë të parë këtë vit në festat e Nëntorit  të marrin pjesë dy ambasadorët e dy shteteve tona, Dr. Edmond Trako  ambassador i Republikës së Shqiperis, dhe Dr. Hajdin Abazi amasador i Republikës së Kosovës të cilët kanë shprehur dëshirën dhe vullnetin për të marrë pjesë në ngritjen e flamurit por pjesëmarrja e tyre do të varet nga kushtet e lëvizjes nga kryeqendra Australiane-Kanbera në Melburn.

Si zakonisht festimet vazhdojnë me organizimin e një mbrëmje gazmore ku ftohen mysafir të ndryshëm nga të gjitha sferat e jetës si dhe artistë dhe këngëtar të mirënjohur nga vendlindja. Kuptohet se kjo nuk do të mund të organizohet këtë vit por gjithsesi nuk përjashtohet mundësia për tu kremtuar kjo datë historike me një darkë me karakter informativ dhe kulturor.

Kryetari i Komunitetit Shqiptaro-Australian z.Sezar Jakupi shpreson që deri në fillim te Dhjetorit të kemi një lëvizje më të lirë që të mund të mbahet festivali kombëtar në parkun Footscray ku në të kaluarën ky festival ka tubuar me mijëra qytetar jo vetëm nga Melburni por nga e gjithë Australia. Ky festival si dhe mbrëmja tradicionale kushtuar ditës së pavarsisë është shfrytëzuar edhe për qëllime të tjera sic ishte vitin e kaluar, grumbullimi i ndihmave financiare për viktimat e tërmetit të 26 Nëntorit në Durrës, ku Komuniteti mblodhi $110 mijë dollarë.

Pra në Melbourn ku jeton dhe pjesa dërmuese e Shqiptarëve në Australi do të festojnë ditën e Flamurit Kombëtar varësisht nga kufizimet dhe lehtësimet e reja që pritet të normalizohen dukshëm gjatë muajit Nëntor, shqiptarët që jetojnë në Brisban, Adelaide dhe Perth pritet që këto festa ti kalojnë në kushte normale dhe me organizime te shumta, ndërsa shqiptarët në Sidnej momentalisht ndodhen në një gjendje pak më të mirë se Melburni, dhe ka n\gjasa që festat e Nëntorit ti edhe ata ti presin pa kufizime.

Sidoqoftë, më 28 Nëntor sheshi qendror “Federation Square” në Melburn do të jetë Kuq e Zi ku për 24 orë do të valviten 8 flamuj kombëtar.

Nga Nizami Rexhepi