Kumbulla në listën e talenteve të Europës: Verona më ndryshoi jetën

E enjte, 26 Nëntor, 2020

Futbollisti shqiptar Marash Kumbulla vijon të jetë përcaktues për Romën, jo vetëm në mbrojtje. Pasi i dhuroi verdhekuqeve fitoren në Europa League kundër Young Boys, mbrojtësi shqiptar i dhuron një tjetër pikë shumë të rëndësishme, këtë herë në Serie A, në transfertë përballë Milan.

Në Europë, Kumbulla është një nga katër mbrojtësit të lindur pas vitit 2000 që arrin të shënoj gol në 5 kampionatet më të rëndësishme në Europë në këtë sezon. Pas sfidës kundër kuqezinjve, Kumbulla ka folur për mediat italiane, duke u ndalur fillimisht tek goli i shënuar:

“Topat që vijnë në zonë nga goditjet e këndit janë më të thjeshta për tu shënuar. Te Roma jam përmirësuar më shumë. Bëra një gabim që mund ta shmangia në golin e Ibrës, më pas e shleva duke shënuar. Jam përshtatur mirë, kjo falë shokëve të skuadrës. Gjithnjë kam pasur instinktin e golit edhe pse në vitet e fundit kam vuajtur më shumë. Jeta ime ndryshoj drejtim falë Verona që më dha besim. Këtë vit jam përmirësuar shumë dhe tani tek Roma shpresoj të ndihmoj ekipin”, u shpreh Kumbulla pas ndeshjes kundër Milan. / BW