Zvicër / Shqiptari Hilmi Gashi zgjidhet në parlamentin e Muri-Gümlingen në Bern

E martë, 16 Prill, 2024

Hilmi Gashi, aktivisti i mirënjohur shqiptaro-zviceran ka arritur të fitojë një vend në Parlamentin e komunës Muri-Gümligen në Kantonin e Bern-it, Zvicër. Gashi është aktivist në çështjet e migracionit. Vitin e kaluar u zgjodh anëtar në Komisionin Federativ për Migracion dhe në Komisionin kundër racizmit. Gjithashtu ai është zgjedhur në bordin ekzekutiv të sindikatës Unia.

Partia e gjelbër e Muri-Gümligen në Kantonin e Bern-it ka fituar pesë mandate në parlamentin e komunës. Përmes një postimi në Facebook Gashi falenderoi të gjithë votuesit për besimin e dhënë dhe premton angazhim me kokë dhe zemër për drejtësi sociale!

Hilmi Gashi është njëri ndër shqiptaro-zviceran më të angazhuar dhe njihet si ekspert i politikave të migracionit në Zvicër. Angazhimi i tij shkon përtej Zvicrës. Ai është pjesë aktive e Bordit të Organizatës Germin, e cila angazhohet për përfshirjen aktive të Diasporës në politikat ndërshtetërore.

Më parë Hilmi Gashi është zgjedhur në Kryesinë Qendrore, gjegjësisht në bordin ekzekutiv të sindikatës Unia nga radhët e grupit të interesit të migracionit. Duke qenë një ndër shqiptaro-zviceranët e parë të zgjedhur në këtë organ qendror sindikalist në Zvicër.

Ai përvecse është drejtues i grupeve të interesit në kuadër të sindikatës Unia në Zvicër, ai është edhe kryetar i Komisionit të Migracionit në kuadër të Bashkimit të Sindikatave të Zvicrës, si çati e shumicës së federatave të sindikatave zvicerane. Gashi ka disa dekada që njihet si njëri ndër qytetarët më aktivë shqiptaro-zviceran. Ai është i angazhuar në shumë shoqata dhe institucione që kanë të bëjnë me bashkëjetesën dhe gjithëpërfshirjen e njerëzve edhe në jetën shoqërore e politike gjithandej./Prointegra/