Rusi/ Pedagogia shqiptare: Debati për vaksinat ruse anti-covid

E premte, 26 Prill, 2024

Diana Dyrzi Tarasova, redaktore prej 18 vitesh e sektorit shqip pranë medias shtetërore “Zëri i Rusisë”, dhe aktualisht pedagoge e gjuhës shqipe në Universitetin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Moskës (MGIMO), rrëfen nga Rusia situatën e pandemisë globale në Rusi, masat e ndërmarra nga autoritetet ruse në betejën ndaj pandemisë globale, gjendjen e shqiptarëve në Rusi, ecurinë e infektimeve, trendin e shifrave në rritje dhe mbi të gjitha hedh dritë mbi vaksinat ruse Anti-Covid “Sputnik 5” dhe “EpiVac Corona”.

Situata e Covid-19 në Rusi dhe masat e autoriteteve ndaj pandemisë

Deri më datë 24.10.2020, në Rusi janë regjistruar 1. 497. 167 (+16. 521) raste të infektimit me COVID-19. Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga koronavirusi në Rusi për momentin është 25. 821 (+296) persona, ç’ka përbën 1.72%. Rastet e konfirmuara të shërimit të plotë nga koronavirusi COVID-19 në Rusi – 1. 130. 818 (+11. 567). Numri i testeve të kryera deri më sot: 56.7 milion. Testet e kryera në ditë: 0.5 milion. Aktualisht të sëmurë: 340 528 persona. Për të patur një ide më të qartë të këtyre treguesve e shikoj me vend të bëj me dije për lexuesit se popullsia e Federatës Ruse (në përbërjen e së cilës përfshihen 85 subjekte federale) në vitin 2020 numëron 146.748.590. Duhet thënë se shifrat e përmendura aktualisht janë shumë më të larta sesa në periudhën e pandemisë në pranverë dhe gjatë periudhës së verës. Dinamika e tyre po vjen duke u rritur dita-ditës. Situatën e komplikojnë dhe më shumë ftohja e ndjeshme e motit dhe gripi stinor. Për këtë arsye qeveria e vendit ka marrë masat vijuese: u përgatit sistemi i informacionit që do të lejojë mbajtjen shënim të qytetarëve që kthehen nga  vendet me situatë të pafavorshme sanitare dhe epidemiologjike si dhe kontrollin e atyre që janë në vetë-izolim dhe karantinë. Për këtë përdoret një portal i vetëm i shërbimeve shtetërore dhe komunale si dhe mundësitë teknike të operatorëve celularë. Në varësi të zhvillimit të situatës epidemiologjike subjektet federale të vendit marrin masat përkatëse parandaluese në mënyrë të mëvetësishme. Unë do të përqendrohem në masat e aplikuara në kryeqytetin e vendit, meqenëse këtu janë shifrat më të larta të të infektuarve me Covid. (Moska ka 12.678.079 banorë). Në Moskë dhe rajonin e Moskës qytetarët mbi 65 vjeç dhe moskovitët me sëmundje kronike duhet të ndjekin regjim shtëpiak. Atyre u janë bllokuar kartat për qarkullim në mjetet e transportit. Veprojnë rekomandime për biznesin moskovit për transferimin e punonjësve në punë në distancë. Masa tjetër janë kërkesat më të rrepta për transferimin e të paktën 30 përqind të punonjësve në punë në distancë. Sanksione të rënda mund të vendosen ndaj shkelësve. Punëdhënësit u inkurajuan të transferojnë punonjësit e moshuar në punë në distancë. Nxënësit e shkollës në Moskë nga 5 deri në 18 tetor u dërguan me pushime. Përveç kësaj, fëmijët u inkurajuan të dalin për një shëtitje vetëm në oborrin më të afërt dhe të mos vizitojnë qendrat tregtare për argëtim. Nga 19 tetori, nxënësit në klasat 6-11 të qytetit të Moskës kaluan në mësimin në distancë. Nxënësit e klasave 1-5 do të vazhdojnë mësimin si zakonisht. Vepron regjimi i mbajtjes së detyruar të maskave dhe dorezave në të gjitha mjetet e transportit, dyqanet dhe ambjentet e mbyllura. Për të hyrë në klubet e natës dhe në bare, që janë të hapura nga 00:00 deri në 06:00, vizitorët do të duhet të kalojnë përmes një check-in. Kjo është e nevojshme që në rast të zbulimit të njerëzve të sëmurë midis klientëve, lokalet të mund të njoftojnë të gjithë të tjerët me telefon. Situata në kryeqytet u vlerësua nga kryetari i bashkisë si afër asaj kritike. Dhe nëse nuk është e mundur të ndalohet rritja e sëmundshmërisë, atëherë do të merren masa edhe më të rrepta.

Ndikimet e Covid në problemet e shëndetit mendor

Përveç problemeve shëndetësore serioze që ka sjellë COVID-19, për shumë e shumë njerëz ky virus gjeneroi tek një pjesë e madhe e tyre probleme me shëndetin mendor. Ndër simptomat më të spikatura janë depresioni, ankthet, frika, pasiguria. Dhe shoqëria ruse aktualisht po përballet si e gjithë bota me to.

Sipas të dhënave zyrtare, numri i vetëvrasjeve në vitin 2020 në Rusi është rreth 2.000 persona, nga të cilët më shumë se 1/3 janë fëmijë dhe adoleshentë. Ky është një numër shumë i madh. Por shifra nuk ka të bëjë në mënyrë të drejtpërdrejtë me pasojat e pandemisë së koronavirusit. Ka plot shkaqe të tjera. Përkatësisht divorceve. Sot, në të gjitha vendet e zhvilluara të botës, familja si institucion shoqëror po përjeton kohërat jo më të mira. Askujt nuk i pëlqen kjo situatë, por sado që përpiqen autoritetet të ndikojnë në të, ka gjithnjë e më pak mbështetës parimorë të martesës së fortë, tradicionale. Ka shumë arsye për këtë gjendje: ekonomike, morale, fetare. Por të gjitha ato çojnë në një rezultat – numri i divorceve po rritet me një ritëm të frikshëm. Rusia ka një shkallë të madhe të ndarjeve mes çifteve, konkretisht rreth 50 për qind të martesave në vend përfundojnë në divorc. Dhe shkaktare e kësaj gjendjeje nuk është vetëm pandemia e Koronavirusit. Edhe pse ekspertët mendojnë se dhuna në familje dhe numri i kërkesave për divorc është rritur shumë që prej krizës së Covid-19, si pasojë e detyrimit të qytetarëve për të qendruar në shtëpi, fakt është se numri i divorceve në Rusi shënon tashmë rritje që prej tre vitesh.

Ndikimi i Covid në ekonomi dhe turizëm në Rusi

Ndikimi i pandemisë Covid-19 ka goditur ndjeshëm ekonominë dhe turizmin si dhe sektorë të tjerë të lidhur me të. Një faktor tjetër i rëndësishëm i ndikimit negativ është niveli i çmimeve të hidrokarbureve në tregun botëror. Parashikohet që në të ardhmen e afërt, çmimet mesatare vjetore të naftës nuk do të tejkalojnë shifrën 25 $, dhe, siç dihet, nafta është malli kryesor i eksportit rus. Ekspertët parashikojnë gjithashtu një rritje në daljen e kapitalit nga vendi. Historia tashmë ka provuar se gjatë çdo ngjarjeje krize në Rusi ndodh arratia e kapitalit për në ekonomi më të qëndrueshme si dhe në zona offshore. Deri në fund të vitit në vazhdim ekonomistët prognozojnë devalvimin serioz të rublës. Sipas parashikimeve kryesore, ekspertët presin që ekonomia ruse, e cila vitin e kaluar u rrit me 1.3 për qind, të zvogëlohet me 5 për qind këtë vit. Presidenti i Rusisë, duke deklaruar se pandemia e koronavirusit të ri ka shkaktuar një «shok» të vërtetë për kompanitë në Rusi, tha se ekonomia dhe kompanitë ruse ndodhen nën një presion serioz. Pasi nënvizoi se vështirësi po përjetohen si në ekonominë ruse ashtu dhe në atë globale, Putin vlerësoi «Ekonomia dhe kompanitë ruse ndodhen nën trysni serioze. Por kjo nuk duhet të krijojë një shok të ngjashëm për qeverinë. Pandemia e COVID-19 ka ndikuar dhe vazhdon të ndikojë negativisht në tregtinë dhe fuqinë punëtore. Por ne disponojmë mjetet dhe rezervat e nevojshme kundër krizës. Këto burime ne duhet t’i përdorim në mënyrën më efektive». Ja disa nga masat e marra për arritjen e objektivave të përcaktuara. Masat e mbështetjes së biznesit nga autoritetet e vendit: ulje e primeve të sigurimit; moratorium për inspektimet e biznesit; pushimet e kreditit рër biznesin; kreditë pa interes për pagat; pushimet tatimore; shtyrje e pagesave të qirasë; ndihmë për eksportuesit; subvencione falas; rinovim i licencave; mbështetje për ndërmarrjet unitare shtetërore; kredi të pakthyeshme. Masat mbështetëse shtetërore për turizmin: rimbursim për paketat turistike të paguara; rinovim i licencave; ndihmë për shtetasit rusë që u gjendën jashtë vendit; subvencionet shtetërore për kompanitë ajrore; rimbursimet ose transferimet e turneve dhe rezervimeve; rimbursimet për tarifat e pakthyeshme; anulimi i kontributeve në fondin “Turpomosch” (“Ndihma turistike”); mbështetje për kompanitë e transportit detar; tarifa të reduktuara për operatorët turistikë; rimbursim i shpenzimeve të udhëtimit për kthimin e turistëve në atdhe, etj.

Debati mbi vaksinat ruse anti-covid

Fillimisht dua t’ju njoh pak me vetë vaksinat ruse, për të cilat është folur e debatuar kaq shumë. Në kohën kur bota po përjeton një garë për vaksinën ndaj koronavirusit të ri, Rusia patenton dy vaksinat e saj: “Sputnik V” (“Sputnik 5”) zhvilluar nga Qendra Kombëtare e Kërkimit për Epidemiologji dhe Mikrobiologji me emrin e Akademikut të Nderit N.F. Gamaleya dhe “EpiVacCorona” përpunuar nga Qendra Shtetërore e Kërkimit të Virologjisë dhe Bioteknologjisë «Vektor».

“Sputnik V” (u quajt kështu për analogji me lëshimin e satelitit të parë artificial të Tokës në 1957) e Qendrës «Gamaleya» u bë vaksina e parë e regjistruar në Rusi dhe botë. Presidenti Vladimir Putin njoftoi patentimin e saj në 11 gusht. Kjo është një vaksinë vektoriale. Është prodhuar ajo në bazë të adenovirusit, të padëmshëm për njeriun, në të cilin inkorporohet një gjen i vogël – pjesë e gjenomës së koronavirusit SARS-CoV-2. Si rezultat, ky virus i padëmshëm, i cili quhet vektor, domethënë mjet për shpërndarjen (transportimin) në qelizë, sjell proteinat e antigjenit SARS-CoV-2 në organizëm dhe provokon përgjigjen imune të tij.

Raportimet për dukjen e vaksinës ruse janë shoqëruar me shqetësime për sigurinë dhe efektin e saj, si dhe hamendësimeve që Rusia nuk i ka zbatuar të gjitha hapat e zhvillimit dhe testimit shkencor. Kritikët shprehen se Rusia nuk ka publikuar asnjë të dhënë shkencore mbi testimet për vaksinën dhe se këmbëngulja për prodhimin sa më të shpejtë të saj vjen pas presionit politik nga Kremlini, që kërkon ta portretizojë Rusinë si një fuqi botërore mjekësore. Kreu i Institutit Gamaleya, ku ajo u zhvillua, hedh poshtë dyshimet e ngritura në Perëndim se “Sputnik V” nuk i ka kaluar të gjitha fazat për t’u konsideruar vaksinë e sigurtë. Puna mbi zhvillimin e vaksinës në fjalë u pasqyrua në mënyrë të detajuar në një artikull të akademikëve rusë. Recensuesit e The Lancet, duke qenë profesionistë, studiuan në mënyrë skrupoloze artikullin e shkencëtarëve rusë nga Qendra Kombëtare e Kërkimit për Epidemiologji dhe Mikrobiologji «Gamaleya» (ëebsite sputnikvaccine.com përmban informacion të azhurnuar dhe të paraqitur në 7 gjuhë në lidhje me vaksinën e parë ruse kundër infeksionit të koronavirusit), në lidhje me vaksinën vektoriale kundër COVID-19, dhe morën vendimin për ta botuar në këtë revistë serioze. Artikulli gjithashtu përmban përgjigjen ndaj pyetjes së skeptikëve – si është e mundur që vaksina u zhvillua kaq shpejt. Sepse ajo bazohet në të njëjtët vektorë viralë të përdorur në vaksinat kundër viruseve Ebola dhe MERS, siguria e të cilëve tashmë është studiuar mirë. Këto infeksione, ashtu si dhe COVID-19, shkaktohen po nga koronavirusi. Dhe, për këtë arsye, nga “Sputnik V” nuk pritet kurrfarë tinëzarie e re. Kjo vaksinë ruse formon antitrupa dhe imunitet të qëndrueshëm qelizor ndaj Covid-19.

Vaksina e dytë “EpiVacCorona” u patentua pak kohë më parë. Ajo është një “vaksinë rekombinante, e cila vjen jo nga një virus i gjallë, por nga proteina që kanë të ashtuquajturat “epitope”, ose vende që lidhen me virusin. Një epitop është pjesa e makro-molekulës së antigjenit që njihet nga sistemi imunitar. Deri tani ajo ka kaluar dy faza testimi, kurse faza e tretë është planifikuar për muajin nëntor.

Shkencëtarët rusë pohojnë se fushata e vaksinimit të popullatës do të jetë 1-vjeçare. Pritet që vaksina ruse të hyjë në qarkullimin civil në 1 janar 2021.Të parët që pritet të vaksinohen janë punonjësit e shëndetësisë dhe mësuesit. Në vit do të lëshohen në qarkullim rreth 500 milion doza të vaksinës kundër Covid-19. Qendra “Gamaleya”, e cila mban autorësinë e saj, thotë se duhet të prodhohen 80 milionë doza për të arritur imunitetin e masës. Ministri rus i Shëndetësisë njoftoi se vaksinimi kundër koronavirusit do të jetë vullnetar.

Moska në betejën ndaj Covid, qyteti nuk është më si më parë…

Statistikat për avancimin e pandemisë së koronavirusit Covid-19 në Moskë rezultojnë të tilla: më 22 tetor 2020 janë të konfirmuara 391. 361 (+4.453) raste të infektimit me Covid-19. Fatkeqësisht, 6.312 (+63) njerëz kanë vdekur. Shërimi i plotë nga virusi në kryeqytetin rus sot shënoi shifrën 287. 910 (+2.639) njerëz. Kjo tabllo është tejet pikëlluese për këtë qytet mjaft dinamik me jetë të shumanshme e të larmishme ekonomike, sociale, kulturore. Intensiteti i fluksit turistik të jashtëm në Moskë ka rënë ndjeshëm gjatë periudhës së pandemisë. Më parë ishin turistët e shumtë të huaj që e vizitonin aktivisht atë kryesisht gjatë muajve të pranverës, verës dhe fillimvjeshtës. Ndërsa tani të zë syri më tepër turistë të ardhur nga rajone të ndryshme të vendit, i cili shtrihet në një sipërfaqe që përfshin 11 breza kohorë. Pra mund të thuhet se kufizimet pasuese për turizmin jashtë kufijve të vendit kanë stimuluar ndjeshëm turizmin e brendshëm. Dhe Moska vazhdon të mbetet mjaft atraktive me bukuritë e saj vërtetë përrallore. Por jeta kulturore është bërë më e kufizuar. Teatrot po shtyjnë aktualisht për kohëra më të mira shfaqjet, restorantet nuk kanë fluks të kënaqshëm klientësh, muzetë kanë numër të kufizuar vizitorësh, rrymat e njerëzve në metro nuk janë më aq të vrullshme si më parë. Moskovitët preferojnë tani të merren me sport në natyrë, me ecje aktive skandinave, të shëtitin nëpër parqet e shumta të bukura kryeqytetase. Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të shpresojmë se çdo e keqe (koronavirusi) ka fundin e vet të natyrshëm dhe se së shpejti njerëzit kudo do të mund t’i rikthehen jetës normale./Dielli.