Greqi / Mësuesit e gjuhës shqipe marrin tekstet mësimore dërguar nga QBD-ja

E mërkurë, 24 Prill, 2024

Sot në ambientet e konsullatës shqiptare në Selanik, shoqata e emigrantëve shqiptarë “Nënë Tereza” atje, tërhoqi tekstet shkollore dhe materialet plotësuese të dërguara falas nga Qendra e Botimeve për Diasporën, nën kujdesin e veçantë të Ministrit të Shtetit për Diasporën.
Për tërheqjen e librave ishin të pranishëm z. Arjan Cara, kryetar i kësaj shoqate dhe znj. Aurela Konduri, Oficere Koordinuese për Çështjet e Diasporës, njëkohësisht mësuese pranë kësaj shoqate.
Shoqata e emigrantëve shqiptarë “Nënë Tereza” në Selanik ofron mësime të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare nga mësues vullnetarë për fëmijët e emigrantëve shqiptarë që prej viti 2004, në ambientet e Fakultetit Pedagogjik të Universitetit “Aristoteli” në Selanik.