Zvicër/ Në Lucern përurohet objekti i parë i aksionerëve shqiptarë

E enjte, 18 Prill, 2024

Në Kriens të kantonit Lucern në Zvicër, përmes një aktiviteti të “Degës së Zvicrës Qendrore të Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër” dhe të “Unionit Invest AG” u inaugurua objekti i blerë nga 20 aksionerë shqiptarë, të cilët aktualisht në qarkullim kanë vënë rreth 3 milionë franga.

Dje për herë të parë, në historinë e emigrantëve shqiptarë në Zvicër, u bë një hap praktik, që ka munguar deri tani. Për të arritur qëllimin final, paraprakisht pronarët e firmave shqiptare të këtij regjioni bashkarisht grumbulluan mjete të konsiderueshme për investime të përbashkëta.

Ky union bëri edhe hapin e parë praktik, duke blerë në mënyrë të përbashkët këtë objekt, që përveç se do të shërbejë për selinë e këtij subjekti, pjesa tjetër e ambientit do të jepet me qira. Po në këtë godinë dje u takuan mbi 30 shqiptarë, kryesisht nga Kriensi, por edhe të ftuar nga kantonet tjera. Kryetari i “Degës së Zvicrës Qendrore të Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër”, Florim Useini, përshëndeti të pranishmit, gjithashtu kryesuesi i “Unionit Invest AG”, Mehdi Avdijaj, kryetari i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër, Qamil Isufi, pastaj Skenderbeg Klaiqi, kryetar dhe themelues i Lobit Shqiptar, që kishte ardhur nga Gjermani për të marrë pjesë në këtë tubim përurues, si dhe kryetari i Shoqatës “Bashkimi” në Uster të Cyrihut, Guximtar Alushi.

Florim Useini, Mehmdi Avdijaj dhe Qamil Isufi u përqendruan në aktivitetin e zhvilluar në kuadër të  Degës së Zvicrës Qendrore të Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër dhe të Unionit Invest AG, duke theksuar do të ketë bashkëpunime të shumta mes sipërmarrëve shqiptarë.

Ky takim është vetëm hapi i parë i kësaj nisme që pritet të jetë mjaft bashkëpunues./Prointegra/