Itali/ Nga mjekësia në letërsi, Arben Dedja boton librin me tregime

E martë, 16 Prill, 2024

Arben Dedja, pas një karriere të gjatë si kirurg i përgjithshëm në Shqipëri, prej vitesh jeton dhe punon në Itali ku i është dedikuar kërkimit shkencor. Së fundmi ai ka botuar një përmbledhje me tregime, ku fabula përqendrohet në rrethin e mjekësisë. Libri aktualisht është i disponueshëm vetëm italisht me titulli “Trattato di medicina in 19 racconti e ½”

Dedja mbledh në këtë libër historitë e tij të cilat kanë në fokus mjekësinë, por që janë krejtësisht të ndryshme në stil sepse janë shkruar gjatë pesëmbëdhjetë viteve jetë dhe eksperiencë.

Ish mjek në Shqipëri dhe një studiues i mjekësisë në Itali, Dedja beson se mjekësia dhe letërsia janë shumë afër, sepse të dyja kanë njeriun si objekt të tyre dhe për këtë arsye, ndryshe nga shkencat ekzakte siç është matematika, ato janë të papërsosura.

“Do të prezantoj një libër mbi mjekësinë dhe do të jenë bashkë të gjitha kujtimet e mia që kam mbi mjekësinë në 15 vite. Ky libër është vetëm në italisht. Unë në Shqipëri kam qenë kirurg i përgjithshëm, ndërsa në Itali jam studiues i mjekësisë. Literatura dhe mjekësia shkojnë shumë mirë bashkë, sepse kanë si objekt njeriun.

Ashtu si mjekësia nuk është një shkencë ekzakte, sepse ekzistojnë ndryshime të konsiderueshme mendimesh midis mjekëve, edhe në literaturë nuk ka fjalë të drejtë, gjithmonë ekziston dyshimi se si duhet të shkruhet. Për më tepër, si në literaturë, në mjekësi pacienti pacienti është “i zhveshur” para mjekut, duke thënë të vërtetat e tij të pabesueshme dhe kjo i lejon mjekut të hetojë shpirtin e njeriut. Kjo gjë e ndihmon mjekun që ka dëshirë të shkruaj të mbledh shumë histori.  Të punosh në mjekësi do të thotë të jesh në një ambient ku ti shikon shumë drama familjare në qiell të hapur”, tha Dedja për RAI.  

Dedja tregon se në libër shumë tregime lidhen me Shqipërinë dhe eksperiencat e tij në vendlindje.

“Këto tregime janë shkruar ndër 15 vite, ka tregime të gjata dhe të shkurtra. Një ndër tregimet trajtuar shumë gjatë, është edhe historia e urgjencës së spitalit kirurgjik të Tiranës në vitet ’90, ajo që ndodhte aty. Më pas kemi një tregim për një student mjekësie, më pas ky student u bë mjek dhe u emërua me punë në fshatrat e Shqipërisë, më pas bëhet mjek kirurg.”