Hapja e shkollës shqipe për vajza në Korçë, historia e luftës kundër injorancës

E mërkurë, 24 Prill, 2024

“Historia e shkollës së parë shqiptare për vajza, është si një romancë plot aventura. Është historia e luftës kundër injorancës, që pati arritje të rëndësishme dhe me vlerë. Ishte si një re pluhuri e krijuar aty-këtu prej erës që u hoq nga shkretëtira ku kishte lindur dhe papritur u shndërrua si me magji në një shtyllë të bukur e të fortë për të ndriçuar e stolisur kombin”, shkruante në kujtimet e saj Sevasti Qiriazi.

Kjo shkollë u bë vatër e arsimit shqiptar dhe e ideve për liri e përparim kombëtar. Ajo mblodhi rreth saj patriotët më të shquar.

Sot shënohen 129 vite nga hapja e Shkollës Shqipe për Vajza në Korçë, më 23 tetor 1891. Në këtë shkollë morën pjesë shumë vajza, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Përveç qëllimit kombëtar, kjo ishte një shkollë misionare ungjillore e mbështetur nga misionet protestante. Në këtë shkollë dhanë mësim Gjerasim dhe Sevasti Qiriazi, Kristo Dako, Fanka Efthimi, Thanas Sina, Parashqevi Qiriazi, Luka Tira, Grigor Cilka, çifti Kenedi, etj. Shkolla Shqipe për Vasha luajti një rol të rëndësishëm në çështjen kombëtare, arsimin shqip dhe në fenomenin e emancipimit të gruas shqiptare.

Po si lindi kjo shkollë?

Siç tregon Sevastia në kujtimet e veta, çdo gjë fillon me një ide dhe kjo ide “ekzistoi në mendjen e vëllait saj, Gjerasim, një njeri i virtytshëm, i cili e shihte nevojën e madhe për një institucion të tillë që do të shërbente për emancipimin e grave shqiptare.

Gjerasim Dhimitër Qiriazi, një shqiptar nga Manastiri, lindur në një familje me origjinë nga Kolonja, kishte mbaruar Seminarin Teologjik Ungjillor në Samokov, Bullgari, dhe punonte në atë kohë pranë “Shoqërisë Biblike për Britaninë dhe Vendet e Huaja”, e cila, në vitin 1827, u kishte dhënë shqiptarëve për herë të parë në gjuhën e tyre “Dhiatën e Re” me përkthimin e Vangjel Meksit.

Gjerasimi kishte bërë disa udhëtime në viset shqiptare, si në Korçë, Berat, Durrës, Kavajë, Vlorë e Shkodër për të predikuar shqip ungjillin, lajmin e mirë. Në këto udhëtime ai kishte parë nga afër gjendjen e mjeruar të popullit, kishte ndjerë dëshirën e zjarrtë të njerëzve për arsim në gjuhën amtare dhe zemra e tij ishte prekur thellë. “Ishte e natyrshme, – shkruan Sevastia në kujtimet e veta, – që ideja të vinte prej tij, se ai arrinte të shihte të mirat e edukimit në tokën tonë dhe fatkeqësitë pa të.”

Me dëshirën e zjarrtë për të ndihmuar sadopak popullin e tij, Gjerasimi bashkë me të shoqen, Athinanë, vendoset në Korçë në vitin 1890 dhe aty fillon të predikojë në gjuhën shqipe, ku gjeti ndër njerëzit një etje të madhe për të. Nga ky shkak fitoi simpatinë dhe përkrahjen e shumë patriotëve shqiptarë, veçanërisht të Jovan Cico Kosturit, Orhan Pojanit, Thimi Markos, Petro Nini Luarasit e Thanas Sinës, të cilët e lutën që të predikojë shqip në ndërtesën e Mësonjëtores së Parë Shqipe, si dhe armiqësinë e klerit grek dhe autoriteteve osmane, të cilët e panë si rrezik për realizimin e planeve të tyre antishqiptare dhe filluan përndjekjet, kontrollet, bastisjet, mallkimet.

Më 23 tetor 1891 Gjerasimi dhe e motra Sevastia, e cila sapo kishte mbaruar studimet në Shkollën Amerikane për Vajza në Stamboll, (themeluar nga “Bordi Amerikan i Komisionerëve për Misionet e Huaja”) të vendosur për të përmbushur nevojën e popullit shqiptar për arsim në gjuhën amtare, çelën në Korçë të parën shkollë shqipe për vajza.