149 vjetori i At Gjergj Fishtës, përurohet shtëpia muze e restauruar

E premte, 19 Prill, 2024

Është përuruar ditën e sotme në 149 vjetorin e lindjes shtëpia e rindërtuar e At Gjergj Fishtës, në një ceremoni ku ishin të pranishëm personalitete të ndryshme të vendit.

Objekti i rikthyer në identitet, në sajë të një investimi prej 5.5 milionë lekësh nga Ministria e Kulturës është shndërruar në një muze që rrit atraksionin turistik në të gjithë zonën e fshatit Fishtë

Kjo është shtëpia ku autori i “Lahutës së Malësisë”, një prej penave dhe Rilindësve më të shkëlqyer që ka nxjerrë Shqipëria kaloi vitet e tij të rinisë.

Për herë të parë, shtëpia u shpall monument kulture në vitin 2008, por asnjëherë në të nuk ishte vënë dorë, duke bërë që ajo të degradonte deri në pikën që të rrezikonte shkatërrimin e plotë. Për fat të keq, shtëpia ku Ati lindi tashmë nuk ekziston më. Godina u shpall monument kulture në vitin 1991, por në 1994-n u shemb përfundimisht. Në atë vend mendohet të ngrihet një shesh dhe një monument përkujtimor për veprën dhe jetën e Gjergj Fishtës.

Rindërtimi i shtëpisë ku Fishta kaloi fëmijërinë e tij, sipas kryeministrit është vetëm një ndër hallkat e projektit “Gjurmët Fishtiane”, që synon të nxjerrë nga harresa të gjithë vendet ku Rilindasi kaloi etapat e jetës së tij.

Midis ndërhyrjeve të studiuara, sipas Kryeministrit, është famullia e Troshanit, vendi ku u zbulua në moshën 6-vjeçare talenti i tij i jashtëzakonshëm dhe shkolla françeskane në Shkodër, aty ku Gjergji mori formimin e tij të parë.

“Një fond i posaçëm pritet t’i dedikohet restaurimit dhe pasurimit të bibliotekës brenda Kuvendit dedikuar figurës së Fishtës. Një tjetër gjurmë fishtiane është Kuvendi i Troshanit, i inaguruar në vitin 1882, vendi ku Ati kthye në vendlindje si mësimdhënës. Brenda Kuvendi të Troshanit, i shpallur monument kulture shumë vonë, vetëm në vitin 2017, mendohet të krijohet një kënd unik dedikuar Fishtës. Një tjetër propozim i përket restaurimit dhe muzealizimit të selisë së shoqërisë “Bashkimi”, që bashkoi së bashku me Fishtën edhe personalitete të shkëlqyera si Luigj Gurakuqi, Dom Ndoc Nikaj, Atë Ambroz Marlaska, Franc Baron Nopça, etj. Në shoqërinë “Bashkimi”, Fishta mori pjesë aktivisht në të gjithë botimet e shoqërisë, duke nisur nga Abetarja, librat e këndimit dhe deri tek përpilimi i një fjalori të vyer të gjuhës shqipe”, tha Rama.

Fshati Fishtë është gjithashtu një ndër përfituesit e programit të “100 fshatrave” turistikë.