Raporti i BB: Vitin e ardhshëm nis rimëkëmbja, rritja ekonomike e Shqipërisë 5%

E martë, 23 Prill, 2024

Ekonomia shqiptare pritet të rritet me 5% në 2021, për shkak të rifillimit të procesit të rindërtimit nga pasojat e tërmetit dhe rimëkëmbjes së ekonomisë globale.

Banka Botërore bën të ditur se, “me ngadalësimin e përhapjes së pandemisë, pritet që në 2021 Shqipëria të ketë një rimëkëmbje graduale të ekonomisë prej 5% për shkak të rifillimit të procesit të rindërtimit nga pasojat e tërmetit dhe rimëkëmbjes së ekonomisë globale”.

Raporti i rregullt ekonomik (RER) i publikuar së fundi nga Banka Botërore, citon se “për vitin 2020 rritja ekonomike e Shqipërisë pritet të kontraktohet me 8.4%”.

Raporti vlerëson se, reagimi i autoriteteve ishte i shpejtë në marrjen e masave kundër krizës, p.sh., linjave të garantimit të kredisë për bizneset dhe rritjes së transfertave sociale për individët.

BB thekson se, për të përshpejtuar rimëkëmbjen ekonomike duhet që politikat mbështetëse të balancojnë zbutjen e ndikimit nga pandemia dhe forcimin e qëndrueshmërisë fiskale.

Raporti i Rregullt Ekonomik nr. 18 për vendet e Ballkanit Perëndimor, fokusohet në përgjigjen e vendeve të rajonit ndaj COVID-19 dhe shqyrton pasojat makroekonomike dhe fiskale të pandemisë në të 6 vendet e rajonit, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Mali i Zi, Maqedoni e Veriut, Serbi dhe Shqipëri.

Pandemia e ka futur rajonin në një recesion të thellë, duke sjellë norma negative rritjeje në të gjashtë vendet për vitin 2020. Sipas raportit, rritja ekonomike e rajonit parashikohet të jetë -4.8% në vitin 2020, 1.7% më e ulët se parashikimi i bërë në muajin prill.

Raporti citon se “Vala e dytë dhe më e fortë e pandemisë që nga mesi i qershorit ka penguar më tej rimëkëmbjen ekonomike të rajonit. Kufizimet e udhëtimit dhe masat e distancimit social kanë dobësuar gjithashtu rritjen ekonomike të vendeve me varësi më të lartë nga turizmi”. ATA