Itali/ Psikologu shqiptar sjell një botim mbi mbrojtjen e fëmijëve nga abuzimet

E mërkurë, 24 Prill, 2024

Elton Kazanxhi është nismëtar i krijimit të rrjetit të psikologëve shqiptarë në Itali. Ai ka lindur në Tiranë dhe në fillim të viteve ’90 ka emigruar së bashku me familjen në Pulia të Italisë. Në vitin 2005 shqiptari Elton Kazanxhi diplomohet në Psikologji në Universitetin Carlo Bo’ të Urbinos. Menjëherë më pas nis të ushtrojë profesionin si psikolog. Në 2016 themelon, bashkë me kolegë të tjerë, shoqatën e psikotraumatologjisë APEA (Shoqata e Psikotraumatologjisë EMDR Shqipëri), që bashkëpunon me universitete e shoqata në Shqipëri, Kosovë e Maqedoninë e Veriut.

Së fundmi Elton Kazanxhi ka marrë spunto nga rastet e shumta të abuzimeve seksuale ndaj të miturve dhe do të hedhë në treg librin e tij “Abuzimi seksual”, një libër që vjen në bashkëpunim e Destemona Çelo dhe gjithashtu kanë dhënë kontributin e tyre Eridan Këlliçi e Sema Halili, pjesë e rrjetit të anëtarëve të psikologëve shqiptarë në Itali.

Në një lidhje me skype për emisionin “ABC e Mëngjesit” ku është diskutuar lidhur me këto raste, Elton Kazanxhi ka treguar që ky libër do t’i shërbejë të gjithëve, pasi përmban shumë informacione që as në shkolla nuk transmetohen.

Kazanxhi ka zbuluar se ky libër ka lindur nga rastet e shumta që dëgjojmë çdo ditë, ku pedofilët i përkasin çdo lloj fushe, madje edhe intelektualë.

“Objekti i librit tim është Ballkani, Italia, gjithë bota. Siç e thanë kolegët, viktimat janë gjithmonë fëmijë, adoleshentë, nuk ndryshon në asnjë vend. Ky libër ka lindur në bashkëpunimi me disa kolegë të tjerë, mbi disa ballafaqime, diskutime lidhur me ketë temë. Shumica kanë ardhur nga rastet që jemi ndeshur  si në Kosovë dhe Shqipëri, pasi vijmë shumë shpesh.

Ne kemi shumë raste kur pacientët 40 vjeç, 50 vjeç na tregojnë abuzimet seksuale. Abuzimi seksual është i njëjti për të gjithë. Libri është 300 faqe. Kemi anën e hulumtimit pjesën e parë, anën e edukimit sepse shoqëria jonë nuk është edukuar akoma me këtë temë. Në pjesën e dytë kemi gjithë psikioterapinë me fëmijë cili është hapi i pari që duhet të bëjmë.

Libri është akoma në korrigjim dhe ka për të dal para vitit të ri. Ne mendojmë që pedofilët janë të pashkolluar dhe merren me krime, nuk është vetëm kjo. Ai është një person shumë i ngushtë i familjes. Te pjesa e dytë kam 30 faqe me një rast me një fëmijë që pedofili i tij ishte një avokat, një person intelektual”, u shpreh psikologu.