Itali/ Shqiptarja Brunilda Cullhaj finaliste e projektit Europian Datathon 2020

E premte, 19 Prill, 2024

Brunilda Cullhaj emigroi në Itali në moshën 14-vjeçare së bashku me familjen e saj. Përshtatja në fillim ishte e vështirë, por shpejt arriti të integrohet në kulturën dhe shoqërinë italiane. Tashmë vitet kanë kaluar dhe shqiptarja Cullhaj pas një investimi në studime ka një karrierë të suksesshme si informaticiene dhe specialiste e fushës së komunikimit. Së fundmi ajo ka qenë një nga finalistet e projektit Datathon 2020 të Komunitetit Evropian me temë Evropa jeshile për mjedisin, ku së bashku me grupin e saj kanë arritur të fitojnë vendin e dytë. E arritur në karrierë dhe nënë e një djali 7-vjeçar, Brunilda nuk e përjashton mundësinë për tú rikthyer në Shqipëri një ditë. Në një intervistë për “Gazeta Diaspora” ajo thotë se “Shqipëria mbetet gjithmonë shtëpia ime”.

Brunilda ju ishit një nga finalistet e projektit Datathon 2020 të Komunitetit Evropian me temë “Evropa jeshile për mjedisin”. Si ishte kjo eksperiencë për ju?

Në radhë të parë faleminderit për intervistën dhe për faktin që më jepni mundësinë të flas për këtë eksperiencë të mrekullueshme. Ideja lindi si lojë midis nesh, 4 ish-kolegësh të mbetur në raporte të mrekullueshme miqësie Andrea Chiericati, Viola Soranzo, Konrad Tomasz. Ishte një ide që u vlerësua nga Komisioni Evropian dhe na u dha mundësia që nga një ide të bëhej diçka konkrete. Në këto muaj kemi punuar goxha midis profesionit tim parësor, projektit evropian dhe familjes duke sakrifikuar shpesh herë kohën e lirë për të arritur një rezultat me kualitet.

Si ishte për ju të fitonit çmimin e dytë në një konkurs kaq të rëndësishëm?

Ishte një emocion i madh, sakrificat, lodhja, pasioni që kemi investuar në këto muaj morën një vlerësim të denjë duke pasur si konkurrentë realitete të konsoliduara me eksperiencë në këtë fushë.

Informaticiene dhe specialiste e fushës së komunikimit, së fundmi punoni si IT Project Manager. Sa e arrirë e ndjeni veten profesionalisht?

Më pëlqen shumë profesioni im dhe mendoj që gjithmonë mund të mësoj më shumë, mund të perfeksionohem më shumë dhe mund të arrij objektiva më të larta. Mendoj që një profesionist duhet të mbetet gjithmonë kurioz dhe të mos të ndjehet i arrirë, kjo të ndihmon të mbetesh në hap me kohën.

Më parë keni punuar në EFSA, agjenci që merret me kontrollin e cilësisë së ushqimit. Sa e vlefshme ishte kjo eksperiencë për ju dhe çfarë ju mësoi?

Kam punuar për 10 vite në EFSA, një realitet evropian i strukturuar dhe me rëndësi përsa i përket fushës së kontrollit ushqimor dhe mirëqenies së kafshëve. Eksperienca aty më ka mësuar të punoj në një ambient multikultural, të kem pikëpamje evropiane dhe të kem një dedikim dhe një ndjenjë të thellë për të qenë e vlefshme për këdo me punën time. Fusha ime në Agjenci ishte gjithmonë informatika dhe komunikimi, por ambienti të lejonte të zhvillosh njohuri dhe në aspekte të tjera.

T’ju kthejmë pak pas në kohë, kur vendosët të largoheshit nga Shqipëria?

Unë u largova nga Shijaku për të ardhur në Itali në moshën 14-vjeçare kur prindërit e mi vendosën të largohen për arsye pune dhe për të na dhënë një të ardhme më të mirë.

Si ishte përshtatja në fillim dhe a keni ndjerë përkrahje?

Në vitin 2001 kur ne erdhëm në Itali, fluksi i studentëve ekstrakomunitar në qytezën Viadana ku jetoja nuk ishte i madh, domosdo shihesha pak me kureshtje dhe sigurisht në atë moshë të shkëputesh nga shoqëria e konsoliduar në Shijak nuk ishte e lehtë.

Ndjenja e kureshtjes ama i la shumë shpejt vendin përkrahjes dhe përfshirjes time në jetën studentore dhe shoqërore pa probleme. Gjithsesi fakti që jemi 4 motra më ka bërë gjithmonë të ndihem  me fat, kam tri shoqe fantastike në çdo moment.

A ktheheni shpesh në vendlindje?

Vitet e fundit me rrallë pasi pjesa më e madhe e familjes ndodhet në Itali, gjithsesi gjatë sezonit të verës kur më jepet mundësia kthehem me shumë dëshirë.

E mendoni rikthimin për të investuar eksperiencën tuaj në fushën e IT në Shqipëri?

Nuk e përjashtoj si alternativë, Shqipëria është në zhvillim të shpejtë dhe digjitalizimi po bën hapa marramendëse. Aktualisht do më pëlqente shumë të jepja kontributin tim dhe nga larg, jam regjistruar në IBA – Intellectual Brand Albania, duke shpresuar të kem mundësinë të jap ndihmën time për të zhvilluar Shqipërinë.

Nuk mendoj që rikthimi do jetë në një të ardhme të shpejt, pasi përveç karrierës kam dhe përgjegjësi të tjera. Jam nënë e një djali 7-vjeçar, Brendon i cili është në klasë të dytë fillore. Shqipëria mbetet gjithmonë shtëpia ime.