Oficerja koordinuese për Diasporën në Athinë, Joneda Dodaj, në ambientet e ambasadës shqiptare në Athinë organizoi një takim me mësuesen e kursit të mësimit plotësues të gjuhës shqipe pranë Shtëpisë shqiptare “Porta” në Athinë dhe njëkohësisht Nënkryetaren e Lidhjes së Mësuesve Shqiptarë në Greqi, Alma Zekollari, si dhe kryetaren e shoqatës “Emigranti”, Patra dhe paralelisht, aktiviste shoqërore dhe mësuese, Kristiana Veliu, të cilave ju dorëzuan librat për Shkollën e Gjuhës Shqipe “Naim Frashëri”.
Librat e dorëzuar në këtë takim janë vijim i procesit të dorëzimit të 2623 librave për mësimin e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në Diasporën shqiptare në Greqi, dërguar nga Qendra e Botimeve për Diasporën, nën kujdesin Ministrit të Shtetit për Diasporën dhe me mbështetjen e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.