Gjuha shqipe dhe sfidat e saj pas Kongresit të Drejtshkrimit

E premte, 19 Prill, 2024

Sa herë që bëhet fjalë për shqipen e sotme letrare, në përgjithësi, përmendet edhe Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe i viti 1972. Kjo është e kuptueshme po të mbahet parasysh fakti që në atë kongres, ku kishte përfaqësues jo vetëm nga Republika e Shqipërisë, por dhe nga viset shqiptare të ish – Federatës jugosllave si dhe nga arbëreshët e Italisë, u vendos që të gjithë shqiptarët ta përdorin një gjuhë letrare të vetme dhe pikërisht atë që kemi sot në përdorim. Në radhë të parë, duhet mbajtur parasysh se vendimi i një kongresi për një çështje aq të rëndësishme, siç është ajo e Gjuhës Letrare Shqipe, nuk mund të ishte i zbatueshëm, e aq më pak i detyrueshëm për shqiptarët jashtë kufijve shtetëror të Shqipërisë – në rast se ata nuk do të ishin të gatshëm për ta pranuar atë me vullnetin e tyre.

Sa u takon shqiptarëve të Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi, ata qysh në Konsultën e Prishtinës të vitit 1968 vendosën të pranonin dhe të zbatonin atë gjuhë letrare që kishte gjetur një përhapje të gjerë brenda kufijve shtetëror të Shqipërisë. Prandaj, kur flitet sot për një gjuhë letrare të përbashkët për të gjithë shqiptarët, kjo, de fakto, u vendos në Konsultën e Prishtinës, katër vjet para Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe. Pa vendimin e Konsultës së Prishtinës nuk do të kishim sot një shqipe letrare të përbashkët.

Sipas albanalogut dhe akademikut, Shaban Demiraj: “Shqipja e sotme letrare nuk u krijua as në Kongresin e Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe dhe as në periudhën pas Luftës së Dytë Botërore, kur në Shqipëri u vendos sistemi shtetëror monist. Është e vërtet se në atë periudhë u bë një punë e madhe për kodifikimin e mëtejshëm të normave drejtshkrimore të gjuhës shqipe. Për këtë kanë dhënë ndihmesë të çmuar sidomos gjuhëtarët tanë të shquar si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë. Përpunimi dhe kodifikimi i shqipes letrare ka nisur shumë më herët dhe nuk është punë e një a disa personave, por rezultat i punës së kryer nga disa breza intelektualësh, duke nisur me rilindasit tanë të shquar, Kristoforidhin, Naimin, Samiun dhe duke vazhduar me Konicën, Nolin e të tjerë. Dhe, një meritë të veçantë për këtë e kanë sidomos shkrimtarët, të cilët me veprat e tyre ndihmuan për zhvillimin dhe përhapjen e shqipes letrare në përgjithësi“.

Historia e gjuhës shqipe dëshmon se të paktën qysh nga shekulli i Buzukut dhe i Matrëngës, të folmet e dialektit verior janë diferencuar gjithnjë e më shumë nga njëra tjetra, ndërsa të folmet e dialektit jugor gjatë këtyre shekujve kanë pasur një zhvillim më konvergjent. Natyrisht, me këtë nuk duhet kuptuar se dialekti verior nuk mund të ngrihej në një gjuhë letrare të përbashkët, por disa rrethana, përfshirë këtu edhe ndonjë faktor jashtëgjuhësor, bënë që të përhapej më shumë varianti letrar jugor. Por kjo gjuhë letrare e përbashkët nuk duhet marrë si diçka e bërë një herë e përgjithmonë, domethënë që nuk ka më nevojë për përmirësime të mëtejshme. Të gjithë intelektualët shqiptarë e kanë për detyrë që të japin ndihmesën e tyre në këtë drejtim.

Gjuhëtari nga Kosova, Profesor Rexhep Ismaili mendon se gjëja e parë për pasurimin e shqipes është identifikimi i atyre pikave ku  duket se ka probleme për të gjetur zgjidhjet e mundshme që të ketë zgjerime. “Unë nuk mendoj se është mëkat të bësh kompromise në këto raste, sepse në drejtshkrimin tonë tashmë parimi i kompromist ekziston, edhe pse është bazë toskërishtja por që  ka edhe elementë të gegërishtes. Prandaj, çështja e sasisë është krejtësisht e parëndësishme, mund të shtohen ose të zvogëlohen, varësisht nga konsideratat që do të kemi. Kjo do të ishte rruga që edhe do t’i kënaqim të gjitha kërkesat tona për t’u kuptuar më mirë në situatën e ndryshuar demografike e politike.“

Boshti kryesor i çdo gjuhe letrare është nocioni i normës, domethënë, gjuha letrare është e normësuar. Ajo zhvillohet dhe ndryshon së bashku me zhvillimin e gjuhës e cila formohet me kontributin e disa brezave të njerëzve të kulturuar, duke u mbështetur në pasurinë e gjuhës së popullit. Një rol të rëndësishëm për këtë luan gjuha e letërsisë artistike. Në procesin e një gjuhe lozin një rol shumë të madh njerëzit që janë të njohur në publik, si politikanët, gazetarët, aktorët apo shkrimtarët, mendon shkrimtari Ismail Kadare, sipas të cilit :“Ruajtja e pasurisë së një gjuhe është detyrë, është një gjë e shëndetshme në një gjuhë. Ne jemi të detyruar ta ruajmë identitetin e gjuhës shqipe, e cila nuk ka nevojë të mbulohet nga një mori fjalësh të huaja, të panevojshme. Gjuha shqipe është një makinë e mrekullueshme e të shprehurit, një nga makinat më të përsosura të Evropës, nga ana e mundësive të shprehjes“.

Pra Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe dhe krijimi i Gjuhës Letrare shënon shkallën më të lartë në zhvillimin e qytetërimit tonë. Gjuha letrare është e arritura më e çmuar e procesit historik të zhvillimit të vetëdijes të popullit shqiptar, të kulturës, të letërsisë e të gjuhës së tij. Sipas Akademikut kosovar, Rexhep Qosja: “Shteti është fryt i përpjekjeve bashkuese në historinë e një populli. Dhe, gjuha letrare standarde është fryt i përpjekjeve bashkuese në historinë e një populli. Nuk ka gjuhë letrare atje ku nuk ka shtet. Dhe, nuk është e rastit pse vetëdija për një gjuhë të përbashkët, për Gjuhë Letrare Kombëtare, te shqiptarët fillon në kohën e Rilindjes, domethënë në kohën kur shquhet lëvizja për pavarësi dhe për formimin e shtetit shqiptar. Por mbi të gjitha, Gjuha letrare s’është çështje vetëm e gjuhëtarëve, por është çështje e krejt një populli, e krejt një shoqërie“. Pse jo edhe e shqiptarëve të Diasporës.