“Vajza anonime”, romani me i shitur i New York Times tashmë dhe në shqip

E enjte, 26 Nëntor, 2020

“Vajza anonime“ është një thriller psikologjik, i cili të mban mbërthyer faqe pas faqeje. Ai është renditur në vendin e parë të listës së librave më të shitur të New York Times dhe përpos interesit të jashtëzakonshëm të publikut amerikan dhe atij europian, romani ka marrë edhe vlerësime të shkëlqyera nga kritika. Prej pak ditësh në libraritë shqiptare librin vjen në gjuhën shqipe nga përkthyesja Ornela Islami, për të cilën përkthimi nga gjuha angleze, pas studimeve dhe qëndrimit për më shumë se një dekadë në Itali, ka qenë një sfidë e re.

Xhesika Farris, një grimiere që e siguron me vështirësi jetesën në Nju Jork, vendos të marrë pjesë në një sondazh mbi etikën dhe moralin, për të fituar shpërblimin e majmë që i ofrohet. Por rruga e shkurtër të nxjerr më gjatë…

Nga përgjigjet e pyetjeve në kompjuter që bëhen gjithmonë e më intime, ajo përfundon si kavie eksperimentale në situata të pazakonta. Dr. Shillds arrin që t’i lexojë mendimet dhe t’i zbulojë sekretet e fshehura në skutat më të errëta të ndërgjegjjes.

E mbërthyer në një rrjetë ku ndërthuren intrigat, hipokrizia, mashtrimi dhe manipulimi, Xhesika do të kuptojë se asgjë nuk është ashtu siç duket. Xhelozia mund të shndërrohet në urrejtje patologjike vdekjeprurëse dhe kufiri mes vullnetit të mirë për të shpëtuar një marrëdhënie bashkëshortore nga një fiksim maniakal, ndonjëherë mund të ndahet nga një fije tepër e hollë për t’u identifikuar.

Autorët Hendricks dhe Pekkanen dinë të luajnë me joshjen e personazheve të tyre për rrezikun, duke i çuar fare pranë shkatërrimit dhe fatkeqësisë dhe duke i sfiduar të kapërcejnë përtej, shkruan New York Times Book Review mes të tjerash.

Vajza anonime

Autore: Sarah Pekkanen, Greer Hendricks

Përktheu: Ornela Islami

Shtëpia Botuese DITURIA

460 faqe

1250 lekë