Spanjë/ Akademiku shqiptar Arben Merkoçi: Pandemia kërkon një përgjigje globale

E martë, 23 Prill, 2024

Akademiku shqiptar Arben Merkoçi, kimist i specializuar në fushën e nanoteknologjisë dhe biosensorëve me veprimtari profesionale në Spanjë në një intervistë për Ora News flet për situatën pandemike në Spanje.

Sipas tij mendohet se jemi në një valë të dytë të virusit. “Në Spanjë sikurse në shumë vende të tjera të Evropës jemi në një valë të dytë të virusit, të dhënat tregojnë se ka një rritje të të infektuarve. Në Spanjë numri i të infektuarave në 24 orët e fundit ishte rreth 6500 persona. Edhe numri i personave të shtruar në spital është rritur në mbi 3000 persona, ndërsa në shërbimet e urgjencës janë mbi 200 persona.”

Akademiku shqiptar Arben Merkoçi tregon se shteti spanjoll ka nisur të marrë disa masa në varësi të rasteve në zona të ndryshme. “Masat janë marrë sipas karakteristikave që ka shpërndarja e virusit në secilën zonë. Në Barcelonë ku unë jetoj kemi një rekomandim që për dy javë të mbyllen të gjithë baret dhe restorantet. Në krahina në ndryshme janë bërë rekomandime të ndryshme në mënyrë që vala e dytë të mbahet nën kontroll dhe të mos ketë pasojat që kishte vala e parë.”

Sipas akademiku shqiptarë nga Covid-19 kemi marrë shumë mësime, por kemi ende shumë për të mësuar. “Ka shumë mësime që kemi marrë dhe që do të marrim. Dua të them që një pandemi e tillë kërkon një përgjigje globale, një mendim shumë i mirë nga specialist dhe përcjellja e këtij mendimi nga institucionet përkatëse. Është shumë e rëndësishme që një situate të tillë t’i jepet një përgjigje globale, në mënyrë që çdo gjë të jetë në koherencë. Koordinimi i masave është shumë i rëndësishëm në nivel ndërkombëtar. Kjo pandemi ka treguar më shumë se kurrë rëndësinë që ka bashkëpunimi në të gjithë sektorët. Të gjithë pasojat që ka pandemia kërkon një bashkëpunim të gjithë sektorëve, për shembull sektori shëndetësisë, shkencës. Një nga mësimet që nxorrëm është edhe fakti se ka shumë nevojë për investime në sektorin e shëndetit publik, si dhe në sektorin e shkencës dhe teknologjisë. Të gjithë këto janë sektorë të rëndësishëm dhe duhet një bashkërendim dhe përkrahje financiare, në mënyrë që kjo epidemi të përballohet në mënyrën më të mirë të mundshme.”

Zhvillimet e shkencës dhe teknologjisë janë gjithmonë në shërbim të njerëzimit dhe të gjithë këto zhvillime kanë si detyrë të lehtësojnë jetën, u shpreh akademiku shqiptarë, duke shtuar se në zhvillimet e fundit teknologjike nuk ka asgjë për t’u alarmuar dhe shkenca do të tregojë se është në shërbim të njerëzimit dhe të zgjidhjes së problemeve.