Përfundon edicioni i XXIV i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit”

E martë, 23 Prill, 2024

Javën që lamë pas, nga data 15 deri më 18 tetor 2020, në Tetovë u mbajt Edicioni i XXIV i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit”. Përgjatë tri ditëve duke respektuar masat ndaj përhapjes së COVID -19 u zhvilluan  aktivitetete të shumta letrare, artistike, shkencore dhe kulturore.

Edicionin e XXIV të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit” e hapi drejtori i Festivalit, Shaip Emërllahu, i cili në mes tjerash, theksoi se, “Ky është viti i errët për njerëzimin. Pandemia ka përmbysur sistemin dhe kodin e të jetuarit. Ka rritur paqartësinë e të tashmes dhe të ardhmes. “Ditët e Naimit”, si operator shumëdimensional kulturor e letrar, nuk hoqën dorë nga organizimi duke respektuar masat anti-covid.”

Në orën e madhe letrare ‘Globi poetik’, poetët lexuan poezitë e tyre (poetët e huaj i lexuan në mënyrë virtuale). Ndërsa, Fituesja e Festivalit, poetja maqedonase Lidija Dimkovska, për shkak të pandemisë nuk arriti të jetë fizikisht e pranishme në Tetovë. Përmes një video poetja shprehu falënderimet e saj. “Asnjëherë deri më tani, nuk kam qenë njëkohësisht aq e lumtur dhe e pikëlluar, në botën e poezisë. Jam e lumtur që sivjet poezia ime është zgjedhur të shpërblehet me çmimin e lartë ndërkombëtar poetik që e mban emrin e poetit të madh shqiptar, Naim Frashëri, dhe jam e pikëlluar njëherazi , që për shkak të situatës momentale me virusin e COVID-19 nuk munda të vij nga Lubjana e Sllovenisë ku jeto,j në Tetovë, që të jem me ju. Për mua është nder i veçantë që në 24 vjetorin e ekzistencës së çmimit dhe të vetë festivalit poetik, “Ditët e Naimit”, jam fituesja e parë maqedonase e çmimit. Ndjej nevojën që çmimin në mënyrë simbolike ta ndaj dhe t’jua përkushtoj të gjithë atyre poetëve dhe poeteve maqedonase që kanë pasur mundësi ta fitojnë, por ja që ky çmim më priti mua. Ne jemi bashkëkohës të fjalës, ndërsa pa fjalë nuk ka poezi.

Çmimi “Naim Frashëri” për mua paraqet konfirmim se, besimi im ndaj multikulturalizmit, në të tanishmen e përbashkët të të gjithë popujve, në bashkëjetesë, në respektimin e të drejtave të njeriut, në mundësinë që popujt të mos jetojnë njëri përskaj teatrit në botë paralele, por së bashku në botë të gërshetimeve kulturore, dhe para së gjithash besimin tim në poezi dhe kulturë si vlerë universale dhe pasuri e gjithëmbarshme botërore, është tërësisht në rrugë të drejtë. Edhe sot, vargjet e Naim Frashërit e zgjerojnë dhe përhapin të njëjtin mesazh humanist, se fanari i përbashkët duhet të jenë respekti i ndërsjellë dhe mirëkuptimi. Edhe një herë ju faliminderit për këtë çmim të jashtëzakonshëm. Jam e sigurt se Naim Frashëri nga hapësirat e amshimit na përcjell mesazhin poetik dhe jetësor në të cilin edhe vetë besoj “ duani jetën , duani punën dhe njëri-tjetrin”.

Jurinë e Festivalit e përbënin, Prof. dr. Ymer Çiraku (kryetar), poeti dhe kritiku Remzi Salihu (anëtar) dhe Mr. Ndue Ukaj, (anëtar).

Në natën e hapjes së Festivalit, titulli Anëtar Nderi i Festivalit iu akordua poetes Puntorie Muça Ziba, ndërkaq çmimi letrar “Ditët e Naimit” iu dha poetit shqiptar Bardhyl Maliqi.

Në ditën e dytë të Programit, në sallën e Kuvendit Komunal të Tetovës me rastin e 120 vjetorit të vdekjes së poetit “Naim Frashëri”, u mbajt konferenca shkencore, “Naim Frashëri dhe Atdheu”, ku studiues dhe poetë shqiptarë e të huaj lexuan/depozituan kumtesat e tyre, si Prof.dr. Ymer Çiraku, Prof.dr. Olimbi Velaj, Prof.dr. Belfjore Qose, Prof. Dr. Bardhyl Maliqi, Prof. Dr. Dije Demiri Frangu, Pierfranko Bruni dhe Xhuzepe Napolitano (Itali) Prof dr. Dalila Haioui (Maroko), Prof. Dr. Neli Naço, Dr. Haxhi Shabani, Mr. Ndue Ukaj, Prof. Dr Izmit Durmishi, Prof. Dr. Arlind Farizi, Mr. Daim Miftari, Prof. Arjan Kallço, Prof. Xhelal Zejneli, kritikët dhe poetet Remzi Salihu, Bujar Plloshtani, Puntorie Muça Ziba, etj.

Sipas programit, në ditën e tretë u bë hapja e ekspozitës “Pelikani” me piktura të piktores shqiptare Flutura Maçi, si dhe u bë përururimi i disa librave.

Në natën e tretë u mbajt ora e madhe letrare “Meridiane Poetike” u lexuan poezi dhe u ndanë çmimet e tjera letrare të Festivalit. Kështu, çmimi që jepet për vlera të veçanta poetike ‘Menada’ iu dha poetes shqiptare Olimbi Velaj, çmimi letrar ‘Oaeneumi’ që jepet për ciklin më të mirë poetik iu dha poetes nga Spanja, Ioana Gruia, çmimi letrar ‘Qiriu i Naimit’ që jepet për poezi më të mirë e mori poeti Daim Miftari dhe çmimin letrar “Silke/Liria që jepet për shprehjen poetike iu dha poetit Arlind Farizi.

Festivalin e udhëhoqi moderatorja Narta Emërllahu, ndërsa poezitë i lexoi në gjuhën shqipe aktori i njohur Arsim Kaleci.