Norvegji / Mësuesit e gjuhës shqipe marrin tekstet mësimore të dërguara nga QBD

E premte, 29 Mars, 2024

Janë 372 tekste shkollore dhe plotësuese të paracaktuara për mësimdhënien e gjuhës dhe kulturës shqiptare, dërguar falas nga Qendra e Botimeve për Diasporën të cilat kanë mbërritur tashmë te mësuesit e shkollës shqipe “Naim Frashëri” në Oslo të Norvegjisë.

Në kë shkollë ndjekin mësimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare rreth 150 nxënës shqiptarë.
Librat e mbërritur u tërhoqën nga mësuesit e kësaj shkolle: Metush Bajrami, Marlijenda Manaj, Ramush Zharku, Rexhep Kurtishi, Imri Trena, Mustafë Ibrahimaj dhe mësuesi veteran Tahir Haziri.
Përveç teksteve shkollore dhe një larmie titujsh plotësues për nxënësit e komunitetit shqiptar atje, në dërgesë përfshihet edhe risia “Botimet Dygjuhëshe”, projekt i QBD-së, me fjalorët dygjuhësh dhe serinë e përrallave klasike dygjuhëshe, të cilat synojnë ta bëjnë mësimin e gjuhës edhe më të lehtë e argëtues.
Veç tyre, Qendra e Botimeve për Diasporën ofron akses online të botimeve të saj në faqen zyrtare web: http://qbd.gov.al/ si dhe të platformës së mësimit shqip “Schoolme”, tashmë në dispozicion të mësuesve për mësimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare në Diasporë.