“Vendi që nuk vdes kurrë” ngjit tre shqiptarë në skenën e teatrit grek

E mërkurë, 24 Prill, 2024

“Vendi që nuk vdes kurrë” i Ornela Vorpsit, me regji të Enke Fezollarit dhe aktoren Amalia Arseni, ngjitet më 11 nëntor në Teatrin “Stathmos”, në Athinë.
Shfaqja e bazuar në librin e përkthyer në shumë gjuhë të shkrimtares Ornela Vorpsi, që jeton në Paris, flet mbi historitë e saj personale gjatë periudhës së diktaturës në Shqipëri. Është një manifest kundër strukturës patriarkale në Shqipëri, ndrydhjes së erotizmit dhe lirisë së një populli; një libër që përshkruan histori dhe çaste të vështira, shumë herë me një dozë humori. Libri mbulon ngjarjet nga vitet ‘70 deri në periudhën e emigracionit dhe rënien e komunizmit në vendet e Europës Lindore; ai flet për odisenë mallëngjyese të shkrimtares, dhimbjen dhe dhunën, dhe çlirimin e saj të brendshëm, kur vendosë të largohet nga vendi.
Vorpsi rrëfen herë në mënyrë të dhimbshme e herë me humor, rrugëtimin e saj jetësor. Jeton me të ëmën në Tiranë, i ati ndodhet në burg, flet për shkollën e saj, propagandën, kontrollin e Partisë mbi jetët e njerëzve, ushtrinë. Më pas, përshkruan ikjen e saj drejt Perëndimit pas rënies së komunizmit. Një libër mallëngjyes, por edhe i ashpër, i cili ndërtohet mbi historitë personale të shkrimtares, duke na përcjellë imazhe reale të një vendi, që nuk vdes kurrë, të një vendi që ndodhet kaq afër Greqisë, por që e njohin shumë pak, një vend që përpiqet të rilindë nga hiri i diktaturës së Enver Hoxhës. Është një libër-akuzë ndaj dhunës së regjimit, tjetërsimit të natyrës së gruas dhe absurditetit. Është një himn mbi lirinë, një Lizë në vendin e shqiponjave.
Në Shqipërinë e Enver Hoxhës, përmes përvojave të jetuara të shkrimtares Ornela Vorpsi dhe familjarëve të saj, futemi në universin e shtypjes, të varfërisë ekonomike dhe konservatorizmit shoqëror dhe partiak. Është një univers femëror që kērkon të mbrohet, ëndërron, trishtohet dhe arrin të mbijetojë brenda një regjimi të tillë. Gra që hapin flatrat e tyre, rrëfejnë sekretet e tyre dhe luftojnë të mbijetojnë.
Është një rrëfim ballkanas mbi poshtërimin e gruas dhe lartësimin e ashpërsisë dhe mosthyerjes.
Nën regjinë e Enke Fezollarit, shkrimtaren e intrepreton aktorja Amalia Arseni dhe personazhet rreth saj, Athina Karajoti dhe aktorja shqiptare Vefi Redhi.
Është një udhëtim në kohë në vendin që nuk vdes kurrë, por që mëson si të frymosh, të fshihesh, të bindesh pa dëshirën tënde, të ndash ushqimin e paktë, të shpresosh në ditë më të bukura me kokën lart, dhe nëse të ndih fati, të hipësh në një aeroplan, ta përshendësësh e vite më pas të shkruash një roman për atë çka jetove.
Shënim i regjisorit
Mjaftojnë dy orë që të mishërohet një jetë, një trup, një vend, një grua?
Cila është ndarja mes detyrimit moral dhe detyrës, dhe çfarë ndodhet mes tyre? – duke perifrazuar një varg të Seferit.
Çfarë statusi social dhe politik veshim, përse dhe për kë? Me çfarë idealesh dhe iluzionesh mëkohemi, dhe cilat prej tyre ruajmë ende përgjatë maturimit jetësor? Mision i vështirë të flasësh për historinë e vendit tënd. Të vendosësh trupin e pamolepsur të heroinës së librit brenda dy orëve në skenë. Të rrëfesh histori jetësh të thyera, qytete që kanë ligjet e tyre.
Publiku do përballet me maturimin e një vajze, që është ngujuar mes normave, pengesave social-politike, në një vend që nuk vdes kurrë.
Është një përleshje më e epërme, se një betejë e thjeshtë ndaj një rendi patriarkal dhe totalitar. Është beteja e njeriut për të lartësuar pishtarin e pavarësisë, ekzistencës së tij dhe vetëaktualizimit.
“Vendi që nuk vdes kurrë”, është një shfaqje mbi hartën e vendit tim që pikon gjak dhe lind nga hiri i saj. Cilit vend? Atij që nuk vdes kurrë
Përktheu: Maria Spiridhopulu/ Botimet: Plethron
Regjia: Enke Fezollari
Dramaturge: Katia Sotiriu
Skena – Kostumet: Jorgos Linxeris
Ndricimi: Semina Papalexandropoulou
Aktorë: Amalia Arseni, Vefi Redhi, Athina Karajoti.

Fotografi-

Giota Efremidou
*Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i materialit pa cituar burimin “Diaspora Shqiptare”