QBD pjesë e konferencës Edukimi dhe Menaxhimi i Sistemit Arsimor gjatë COVID-19

E premte, 29 Mars, 2024

“Edukimi dhe Menaxhimi i Sistemit Arsimor gjatë COVID-19 dhe Kontributi i Diasporës nga Gjermania” ishte tema e takimit virtual me profesionistë të edukimit në Kosovë, Shqipëri dhe Gjermani, Shqipëri, organizuar nga “GERMIN”.

Qëllimi i këtij takimi ishte që përmes bashkëbisedimit të trajtohen mundësitë dhe sfidat e bashkëpunimit dhe angazhimit profesional në vendet e origjinës për menaxhimin e sistemit arsimor, duke pasur parasysh dëmet të shkaktuara nga pandemia.

Drejtoresha e Qendrës së Botimeve për Diasporën, Mimoza Hysa pjesë e këtij diskutimi tha:
“Jam e nderuar që jam në këtë bashkëbisedim, në këtë kuvend të gjerë, me pjesëmarrës nga të gjitha vendet. E nderuar, se flasim të gjithë të njëjtën gjuhë, pavarësisht nga origjina jonë… “. Hysa bëri një prezantim të shkurtër të QBD-së, duke e vënë theksin që përkushtimi kryesor i këtij institucioni ka qenë më së pari plotësimi i nevojave të shkollave shqipe jashtë trojeve shqiptare me tekste shkollore, materiale të tjera shtesë didaktike etj. Qendra ka vijuar punën e saj njëkohësisht duke pasur në fokus një element shumë të rëndësishëm të mësimdhënies në Diasporë që është dygjuhësia, në kuadër të së cilës ajo ka hartuar e botuar fjalorët dygjuhësh, ka filluar botimin e serisë “Klasikët dygjuhësh”, botimin dygjuhësh “Tregime të moçme shqiptare” në pesë gjuhë të huaja etj.
Takimi u organizua në bashkëpunim me “Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit” (GIZ).

Pjesë e panelit të diskutimit ishin edhe Z. Dukagjin Pupovci, njohës dhe ekspert i fushës së arsimit i cili ka dhënë dhe vazhdon të jap kontributin e tij në këtë fushë në Kosovë, Znj. Feime Llapashtica, udhëheqëse e divizionit për planprograme dhe kurrikula,  Z. Muhamet Idrizi, si doktorant dhe mësimdhënës në Universitetin Ushtarak në Gjermani si dhe Znj. Adriana Bejko, si Ambasadore e Kombit dhe sekretare e zyrës ndërlidhëse për Diasporën.

Germin është një organizatë joqeveritare që përmes rrjeteve të Diasporës kërkon të ndikojë në zhvillimin dhe forcimin e lidhjeve midis diasporës, qytetarëve dhe qeverive.