Behgjet Pacolli ndërton “Sarandën” në Kazakistan

E premte, 19 Prill, 2024

Biznesmeni shqiptar Behgjet Pacolli ndërton “Sarandën” edhe në Kazakistanin e largët.

Përmes një postimi në Facebook, Pacolli bën të ditur projektin e tij më të fundit dhe tregon se zgjodhi ta pagëzojë fshatin me emrin Saranda, sepse e konsideron një emër mjaft të bukur, si dhe vetë qytetin bregdetarë.

“Fshati Saranda në Nur-Sultan (Astana) ishte një ide dhe vizion e imja për një lagje moderne në zemër të natyrës. Aty ku do të vendoseshin kazakët e pasur. Unë zgjodha ta quaj atë “Saranda”, për faktin se është një emër i bukur shqiptar si dhe qytet turistik në Shqipëri. Sot ky projekt është një nga krenaritë e kompanisë tonë!“, shkruan Pacolli në postimin e tij të rradhës në Facebook.

Pas sukseseve të jashtëzakonshme në përfundimin e suksesshëm dhe në afat rekord të projekteve në Rusi, Presidenti i Kazakistanit, Nursultan Nazarbayev, i cili kishte planifikuar transformimin e kryeqytetit të shtetit të tij, nga Almaty në Akmola (më vonë i riemëruar si Astana) fton Behgjet Pacollin dhe Mabetexin e tij që të marrë pjesë në projektimin dhe implementimin e projekteve ndërtimore të kryeqytetit të ri.

Në fakt, Mabetexi, në kohë rekord, ndërton infrastrukturën fillestare (1996-1997) dhe mundëson transformimin e kryeqytetit nga Almaty në Astana me 10 tetor 1997.

Astana sot është një prej qyteteve më moderne dhe më funksionale në botë. Kontributi i Mabetexit këtu është jashtëzakonisht i madh dhe vlen të përmendet se Mabetex, i udhëhequr nga Behgjet Pacolli, projektoi dhe ndërtoi objektet më vitale në qytet si:

Ndërtesën e Parlamentit,

Ndërtesën e Kryeministrisë,

Ndërtesat e Ministrisë së Punëve të Jashtme,

Rezidencat shtetërore të Kazakistanit.

Pallatin Presidencial (Akorda), që njihet si ndërtesa më e rëndësishme e Kazakistanit. Shumë qendra sportive si: Vello track, Hockey hall, Stadiume, Salla sportive të tipeve dhe madhësive të ndryshme, Qendrën Olimpike në Suchinsk, me kërcimorën më avangardiste të kësaj kohe e shumë të tjera. Mabetexi planifikoi dhe ndërtoi pothuajse tërë infrastruktën spitalore të kryeqytetit.

Gjithashtu, Mabetex ndërtoi edhe shumë objekte kulturore si:

Teatri klasik i Operas dhe Baletit, që njihet si mrekulli arkitekturore (Behgjet Pacolli është autor i projektit),

Sallen e shfaqjeve dhe Muzikës (Music Hall), qendra kongresiale etj.

Mabetex ishte kontraktori kryesor dhe zhvilluesi i Sallës së Koncerteve të Kazakistanit.

Në Astana, Mabetex gjithashtu ndërtoi tri fazat e aeroportit ndërkombëtar, duke i dhënë qytetit një prej aeroporteve më funksionale dhe moderne. Në vitet 2014-2017, Mabetexi pati privilegjin të projektojë dhe të implementojë pjesën më të madhe të punëve të Expo 2017, e cila u përurua në mënyrë madhështore me 10 qershor 2017. Mabetexi në Kazakistan, në partneritet me strukturat vendore, vazhdon edhe sot e kësaj dite të japë kontributin e vet profesional në zhvillimin dhe modernizimin e infrastrukturës moderne të Kazakistanit.