Kanada/ Përparim Kapllani: Historia shqiptare, minierë thesaresh të pazbuluar

E martë, 23 Prill, 2024

Përparim Kapllani është autor i disa librave në shqip dhe anglisht, ndër të cilat mund të përmenden romanet “The Thin Line”, “The Last Will”, librat me tregime “Beyond the Edge” dhe “Babai në shishe”, si dhe dramat “Mbretëreshë Teuta” dhe “Genti-Mbreti i Ardianëve”. Megjithëse pjesën më të madhe të kohës merret me mbarëvajtjen e “Albany Pizza-s” në Toronto, kjo nuk e ka penguar që t’i rikthehet pasionit të të shkruajturit sa herë që i jepet mundësia. Virusi COVID-19 ka detyruar shumë biznese të falimentojnë, por jo Albany Pizzën, e cila nuk është mbyllur as edhe një ditë të vetme dhe stoike reziston gjatë të gjithë kësaj kohe të vështirë.

Z.Kapllani, pothuajse të gjitha veprat tuaja trajtojnë tema të historisë së popullit shqiptar. Është rastësi apo është e qëllimshme?

Tema historike nuk të lë të gabosh. Letërsia më e mirë tradicionale, ajo që i  ka rezistuar kohës, gjithmonë është marrë me tema të ashtuquajtura “të mëdha”. Kjo nuk do të thotë që të neglizhohen temat e quajtura “të vogla”. Mendoj se historia jonë është një minierë thesaresh ende të pazbuluara dhe të parrahura nga shkrimtarët shqiptarë. Qëllimi dhe rastësia shpesh i shërbejnë njëra-tjetrës. Në kohët që jetojmë shkrimtari nuk mund të rrijë indiferent para ngjarjeve aq të mëdha, siç ishte ajo e pastrimit etnik në Kosovë.

Jeni ndër shkrimtarët e rrallë shqiptarë që shkruani në dy gjuhë, shqip dhe anglisht. A mund të na shpjegoni procesin apo metodën që ju e përdorni për të shkruar?

Nuk është se jam krejtësisht i sigurtë që kjo ishte rruga më e mirë e mundshme: të shkruajturit drejtpërdrejt në anglisht dhe më pas rishkrimi i veprës në shqipe. Kur jeton për më shumë se njëzet vjet në një mjedis anglishtfolës, mendimet padashur të rrjedhin në anglisht. Ishte një eksperiencë e çuditshme dhe e vështirë për të cilën nuk më vjen keq, pasi njeriu provon gjithshka në jetë. Një krijues serioz dëshiron të krijojë raporte të menjëhershme me lexuesin vendas, përndryshe librat mund t’i përfundojnë në sirtar ose në rrethin e ish-shokëve të klasës apo të kushurinjve.  Është një luftë e përditshme gërmë për gërmë, për çdo fjali dhe presje, proces ky që përbën vetëm fillimin. Më pas e kanë rradhën redaktorët, korrektuesit, botuesit, e kështu me rradhë. Më kujtohet një mendim origjinal që dha një nga shkrimtarët e këtushëm në një intervistë, se “ai ende nuk e kishte eksploruar shqipen”. Ky mendim gjenial më shtyu ta rishikoj edhe njëherë këtë zgjedhje timen. Mendoj se ka ardhur koha t’i rikthehem me plot kuptimin e fjalës gjuhës së bukur shqipe. Më pas, nëse e rishkruaj në anglisht apo jo, nuk ka asnjë rëndësi. Kryesorja është vepra.

Romani juaj “The Thin Line” përshkruan tragjedinë e një vogёlushi kosovar, të cilin ju e keni takuar në Spitalin Ushtarak në Tiranë gjatë Luftës së Kosovës më 1999. Cila është historia e tij, dhe pse mbeti në kujtesën tuaj?

Si tani më kujtohet ai çast, kur në korridoret e spitalit e takova atë vogëlush me krahun e përshkuar nga plumbat. Një plumb tjetër sa i kishte prekur paksa fijet e flokëve. Policia serbe atë ditë në Gjakovë vetëm në një shtëpi kishte vrarë pa asnjë shkak 20 shqiptarë, më të shumtët gra dhe fëmijë. Vogëlushi kishte shpëtuar duke u hequr si i vdekur, gjersa forcat serbe ishin larguar prej aty. Për më shumë detaje lexuesit mund të shfletojnë librin.

Në bisedat tona të shpeshta keni treguar se ky djalë tashmë jeton në Kanada dhe është bërë burrë, natyrisht. Pa dashur ta zbulojmë identitetin e personazhit të librit trillues, për lexuesit e gazetës “Diaspora Shqiptare”, a mund të na thoni më shumë për këtë?

Ky libër tregon historinë e Ermal Bllacës dhe babait të tij Ademit, të cilët vijnë në Kanada pas asaj tragjedie të tmerrshme që u kishte ndodhur. Por kjo histori nuk është vetëm e tyre, por edhe e Vjollcës së cilës i kishin vrarë burrin dhe bëhet shoqja e jetës së Ademit. Ashtu siç thuhet në libër: dy fate të thyera që ngërthehen me njëra tjetrën e bëhen një. Të gjallët ndiqen nga hijet e të vdekurve që kërkojnë drejtësi. Është pikërisht Ermali që thirret në Gjykatën e Hagës si dëshmitar kundër Milosheviçit. U desh një punë e madhe kërkimore që të përshkruaja atë ballafaqim historik ndërmjet xhelatit dhe viktimës.

Libri në fjalë ka hasur edhe në polemika në publikun kanadez, që e ka rritur numrin e lexueshmërisë. Si e ka pritur publiku kanadez këtë roman?

Megjithëse libri është botuar në vitin 2018, edhe para disa ditësh disa qytetarë kanadezë më kërkuan kopje të romanit. Ndoshta dhe vetë fakti që jam në kontakt të drejtpërdrejtë me ta tek Albany Pizza, ka rritur kërshërinë e tyre për të patur një kopje të librit.  “Toronto Star” i kushtoi faqen e parë dhe lajmi për librin u bë trendi kryesor në fillim vitin e 2019. “Balkan Insight”më botoi një prononcim në disa gjuhë, ndërsa televizioni serb në Toronto më sulmoi egërsisht me një artikull të gjatë.

Libri “Amaneti i fundit” është një roman historik, i bazuar në gjenocidin kundër çamëve, ku shqetësoheni edhe për mungesën e vullnetit politik të institucioneve të shtetit shqiptar. Sa ka bërë Shqipëria për këtë temë të ndjeshme për ne?

Shqipëriza jonë e dashur do të duhej të bënte më shumë për këtë pjesë të martirizuar të kombit shqiptar. Përgjersa ne kemi një minoritet të nderuar grek në Shqipëri, përse të mos kemi një minoritet të ligjëruar çamësh në Greqi? Nga kush kanë frikë grekët? Minoriteti çam vetëm sa do ta pasuronte dhe do ta nderonte si vend Greqinë- këtë atdhe të dhjetëra legjendave prehistorike. Vetëm një muaj pas botimit të romanit “The Last Will”, qeveria greke doli me një deklaratë shtypi, ku merrej hollësisht me librin. Madje kishin përkthyer dhe një pjesë të intervistës që i kisha dhënë gazetës “Shekulli”, ku theksonin faktin që nuk isha çam.

Në një intervistë që e keni dhënë për gazetën “The Toronto Star” keni theksuar: “When everybody comes from somewhere else, diversity becomes the culture, not ethnic or religious nationalism.” (Kur të gjithë vijnë nga diku tjetër, diversiteti bëhet kulturë, e jo nacionalizmi etnik apo fetar). Sa jemi ne shqiptarët të tillë?

Shqiptarët jo se janë multikulturalistë të thekur. Ne vijmë nga një shoqëri e rrethuar nga shtete raciste si Serbia dhe Greqia dhe padyshim që jemi të infektuar sadopakëz nga urrejtja e ligjshme kundër pushtuesve mizorë që ashtu si çakenj na kanë copëtuar në pesë shtete. Mos prit nga viktima që të të dojë, pasi ndryshe do të kishim të bënim me sindromën e Stokholmit, ku e dhunuara bie në dashuri me dhunuesin.

Jeni anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kanadasë (The Writer’s Union of Canada), dhe i botuar tek Shtëpia Botuese “Mawenzi House”, e cila boton shkrimtarë kanadezë dhe botërorë që promovojnë diversitetin. Sa ju kanë ndihmuar këto fakte në integrimin tuaj në botën e letrave kanadeze?

Një vepër apo dy, nuk është se të bëjnë ndonjë shkrimtar të integruar mirë në letrat kanadeze. Rruga e mundimshme e njohjes është tejet e gjatë, por Sizifi e ka marrë atë mundim dhe patjetër do të përpiqet sërisht t’i ngjitet majës, paçka se ka një gur të madh në kurriz. Natyrisht, të bashkëpunosh me M. G. Vasanjin, ishte një nder por edhe një torturë e vërtetë. Ky fitues dy herë i Gillerit ishte redaktori im, po njeri më strikt se ai nuk kam parë. Varianti i parë ishte “The Wild Boars” i botuar nga IOWI. Varianti i dytë me redaktor Vasanjin është pothuajse një libër krejt tjetër, ndaj dhe quhet me titull ndryshe “The Thin Line”.

Sa lexohet letërsia shqipe në Diasporë, dhe sa lexohen shkrimtarët shqiptarë që jetojnë jashtë atdheut?

Sinqerisht, nuk është se kam të dhëna të sakta për këtë, as se jam pikërisht personi i duhur që do t’i kishte këto statistika. Thjesht duke u nisur nga vëzhgimet personale, mendoj që leximi i letërsisë tradicionale dhe asaj bashkëkohore po mbijeton me plot kuptimin e fjalës. Interneti i ka shtuar  mënyrat e komunikimit dhe një përqindje e konsiderueshme autorësh i botojnë librat në format elektronik. Tashmë janë hequr barrierat e shtëpive botuese të ashtuquajtura “elitare” dhe cilido krijues mund të provojë forcat dhe të vendosë kontakte të drejtpërdrejta me lexuesit. Autorët tradicionalë si Kadare, Migjeni, Agolli, Kuteli, Xhevahir Spahiu, Ali Podrimja, Fatos Arapi, Bardhyl Londo e shumë të tjerë vazhdojnë të lexohen me ëndje në diasporë.
Shkrimtarët shqiptarë jashtë Shqipërisë njihen shumë pak në vendin e origjinës, ose pothuajse aspak. Kjo ka ndodhur për shkak të shumë faktorëve: cilësia e botimeve, mënyra e reklamimit të librit, por edhe zgjedhja e audiencës që bëjnë vetë këta autorë. Në këtë kategori bëjnë përjashtim ata shkrimtarë, që kanë qenë të afirmuar para se të linin atdheun. Këta kanë ruajtur lidhjet, infrastrukturën e ngritur prej vitesh dhe vazhdojnë të japin vepra të arrira.

Ju shohim aktiv në komunitetin shqiptar të Kanadasë. A mendoni se janë të organizuara shoqatat e shqiptarëve këtu?

Nga shoqatat do të përmendja Shoqatën e Bashkësisë Shqiptaro Kanadeze në Toronto, e cila ka organizuar disa promovime librash , por edhe institucione të tilla dinjitoze si Pasqyra Shqiptare e drejtuar nga  i kudondodhuri Ilir Lena.

Dyert e Albany Pizzës kanë qëndruar hapur gjatë të gjithë pandemisë COVID-19. Ka rënë apo është rritur konsumi?

Mbijetojmë në kohë të vështira, ashtu si dhjetëra biznese të tjera. Është një mënyrë jetese me të cilën mësohesh dhe është vështirë ta ndryshosh.