Greqi/ Shkolla “Naim Frashëri” nis vitin e ri shkollor

E martë, 25 Mars, 2025

Shkolla e gjuhës shqipe “Naim Frashëri” në Patra të Greqisë çeli vitin e ri shkollor 2020-2021 në një atmosferë festive ku morën pjesë nxënës, mësues, prindër dhe të ftuar të tjerë.

Hapjen e bëri drejtori i këtij kursi Iliaz Bobaj, ndërsa kryetarja dhe mësuesja aktiviste Kristiana Veliu, përshëndeti në emër të shoqatës “Emigranti” në Patra.

Ceremonia e çeljes së vitit të ri shkollor 2020-2021 u mbyll me recitimet e fëmijëve.

Ky është viti i 13-të që shkolla “Naim Frashëri” jep mësim në gjuhën shqipe.

Qendra e Botimeve për Diasporën për vitin akademik 2020-2021 ka dërguar falas 2623 tekste shkollore dhe të mësimit plotësues për të mbështetur mësimdhënien e gjuhës dhe kulturës shqiptare në Greqi.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.