Dritëro Agolli, poeti që përtëriu dhe pasuroi lirikën e traditës

E premte, 29 Mars, 2024

Poezia e Dritëro Agollit u ngjiz në një realitet socialo-kulturor e politik tepër specifik, gjë që është reflektuar edhe në një pjesë të madhe të krijimtarisë së tij artistike, si në poezi, ashtu edhe në prozë. Qëndrimet e tij për artin e letërsinë, por edhe vetë krijimtaria e tij me tipare ideologjike janë bërë objekt debatesh ndër studiues, debate të cilat duke u marrë me anët e dyshimta dhe të diskutueshme të këtij personaliteti letrar, duket sikur anashkalojnë prurjet e suksesshme dhe risitë që e karakterizuan krijimtarinë e tij. Pavarësisht se ai ishte poet i Realizmit Socialist dhe shumë krijime të tij janë ngjizur me këtë frymë, në thelb lirika e tij është shumë më e gjerë.

Poezia e Dritëro Agollit, ndonëse u krijua në rrethana tepër të vështira, solli elemente të shumëllojshme që e pasuruan poezinë shqipe dhe e ngritën në nivelet më të larta. Si shumë autorë të tjerë të kohës, edhe ai krijoi poema dhe poezi me mbishtresën politike, por ndryshe nga të tjerët, ai bart një peshë më të “rëndë” në këtë aspekt, sepse ishte modeli referencial. Këtë status, ia atribuonte jo thjesht fama e talenti i vet krijues, por edhe pozicioni i tij shoqëror, duke qenë se ishte në krye të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve.

Ndërsa poezia e shkruar prej tij në rrethanat e mendimit të lirë, ia rikonfirmoi vlerat jo vetëm në pikëpamje të shumësisë së vëllimeve të botuara, por mbi të gjitha, të cilësi e botëkuptimit të ri që shpërfaqej në to. Sipas studiuesit Bashkim Kuçuku ishte zhgënjimi prej komunizmit, apokalipsi në botë dhe në ndërgjegje, realiteti i ri politik shqiptar tepër i turbullt, pasiguria e përgjithshme dhe vetjake, të cilat dhanë një çarje të madhe dhe ndryshuan mënyrën e trajtimit poetik, duke e zhvendosur nga bregu i artë i himnizimit dhe idealizimit, pra, i estetizimit të krejt botës shqiptare, në rrëpirat e zhgënjimit, mosbesimit dramatik e tragjik. Por mbeti ura lidhëse mbi këtë çarje të madhe: nuk humbi ndjenja e zbulimit të së bukurës, qoftë edhe në jetën e tronditur e të çoroditur, nuk u tret thelbi realist, por u zhvillua shumë më tepër, nuk u tjetërsua idealisti dhe as vetë poeti.

Pavarësisht rrethanave apo kohës në të cilën i ka shkruar poezitë, ky poet ka reflektuar qëndrueshmëri jo vetëm në pikëpamje të konceptit poetik të ndjeshmërisë e pohimit të humanizmit, por edhe në stilin e tij të të shkruarit. Ai duket sikur ka vënë në jetë metaforën mesjetare të Bernadit në lidhje me stilin, ku marrëdhënia e modernizmit me tradicionalen është karakterizuar si e ngjashme me atë të xhuxhëve me viganët, sipas të cilit: “Njerëzit e një epoke të re janë më të përparuar, por njëkohësisht e meritojnë këtë më pak se paraardhësit e tyre, sepse ata dinë më shumë në terma absolutë, për shkak të efektit grumbullues të të mësuarit, por në terma relativë ndihmesa e tyre ndaj diturisë është kaq e vogël, saqë me të drejtë ata mund të krahasohen me pigmente xhuxhmaxhuxhësh”. Ky koncept u rimor e u përplotësua në forma të ndryshme nga shumë autorë edhe gjatë shekujve të mëvonshëm, por në vazhdën e arsyetimit tonë, po përmendin edhe autorin spanjoll Diego de Estela (1524-1578), që shprehet, “një xhuxh që rri mbi supet e një vigani mund të shohë më larg sesa vetë vigani”. Kështu, edhe Dritëro Agolli ka marrë elementet më përfaqësuese të viganëve të traditës poetike shqiptare, të cilët kanë ndikuar në përndritjen e talentit të tij krijues. Duke marrë nektarin prej poezisë së traditës, ai bëhet një përçues i denjë i këtij stili dhe arrin të prekë nivelet e ndryshme kulturore receptuese, duke na bërë të ndjejmë fort efektin emocional të gjuhës së shpirtit dhe të poezisë shqipe. Ai është i vetëdijshëm për këtë proces, madje e sheh të pamundur kultivimin dhe zhvillimin e poezisë, teksa thekson se, “pa u bazuar në vlerat e mëdha të trashëgimisë kombëtare është e vështirë të ecet përpara. Poeti që shkëputet nga tabani kombëtar mbetet i thatë dhe i huaj për popullin e tij.” (“Traditë, natyrisht, por jo shtampë”, Arti dhe koha).

Dritëro Agolli ka transplantuar në poezinë shqipe bashkëkohore elementet më të rëndësishme të traditës poetike, që nga poezia popullore e deri tek ajo e Rilindjes Kombëtare shqiptare dhe këto përbërës i ka integruar në bashkëkohësi, duke i paraqitur në një mënyrë origjinale sipas individualitetit të vet krijues dhe jo përmes bartjes shabllone. Bartja, ose “transplantimi” vihet në funksion të një organizmi të ri, pra të një teksti me tipare të mëvetësishme, që i referohet kronotoposit modern.

Megjithëse Agolli i ka qëndruar besnik prirjes krijuese të lirikës kombëtare, sërish i ka kapërcyer kufijtë e tradicionalizmit, duke eksperimentuar në të gjitha tipat e vargjeve dhe të ritmeve. Ai ka shkruar një larmi tipologjike vargjesh, konkretisht, nga vargjet më të shkurtra e deri tek ato më të gjatat: vargje trerrokëshe, katërrokëshe, pesërrokëshe, gjashtërrokëshe, shtatërrokëshe, tetërrokëshe, nëntërrokëshe, dhjetërrokëshe, njëmbëdhjetërrokëshe, dymbëdhjetërrokëshe, katërmbëdhjetërrokëshe dhe gjashtëmbëdhjetërrokëshe. Pra, ka merita të veçanta për mjeshtërinë e tij krijuese në këtë aspekt, sepse nuk qëllon shpesh që prej të njëjtit individualitet krijues të burojnë kaq shumë forma vargore dhe në të shumtën e rasteve, këto eksperimente poetike të rezultojnë edhe të suksesshme.

Si një arkitekt, ai projekton dhe nalton “ngrehinën” e tekstit, duke bashkuar të gjitha shtresat e tekstit në mënyrë mjeshtërore: fonemat në rrokje, rrokjet në fjalë dhe fjalët në vargje. Të lidhura detajisht me fillin e koherencës ndërtohet tërësia e tekstit poetik, e cila kumbon thjeshtësinë, natyrshmërinë, muzikalitetin dhe trajtën rrëfimore të unit poetik.

Ligjërimi i drejtpërdrejtë, gjuha e qartë dhe konkretizuese, mekanizmat e ndërtimit të figurave, fjalori poetik i huajtur prej poezisë popullore, por edhe prej jetës së gjallë të përditshmërisë, estetizmi i dukurive dhe i elementeve të rëndomta, intonacionet, theksat dhe e thënë shkurt, e tërë mendësia etike, estetike dhe filozofike janë ngritur mbi traditën e poezisë shqipe. Të gjitha këto tipare e bëjnë poezinë e tij gjedhe të lirikës popullore dhe bartëse të përbërësve të konsoliduar letraro-artistik të traditës.

Dr. Jolanda LILA

Studiuese në  Qendrën e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA)