Zvicër / 30 vite nga hapja e shkollës së parë të gjuhës shqipe në Bilten

E premte, 19 Prill, 2024

Shkolla “Hasan Prishtina” është shkolla e parë e gjuhës shqipe që u hap në Bilten, në Kantonin e Glarusit 30 vite më parë, falë punës dhe përkushtimit të mësuesve dhe veprimtarëve shqiptarë.

Një bashkëbisedim i ngrohtë, që i ktheu të gjithë para 30 – vjetësh, atë shtator të rëndësishëm për shkollën shqipe në Zvicër, bisedat, kujtimet ngjarjet, fotografitë e kohës, përpjekjet dhe mbi të gjitha sfidat, të cilat jo vetëm që e shoqëruan shkollën shqipe por, edhe që solli bashkimin e këtyre nismëtarëve, të cilët janë më meritorët për hapjen e shkollës së parë shqipe: z. Fritz Weber (ministër i Arsimit për Kantonin e Glarusit), znj. Maya Hauser (koordinatore e arsimit për vendas dhe të huaj), Selami Bajrami (kryetar i Këshillit Prindëror për Kantonin e Glarusit), znj. Dritë Krasniqi (mësuese e parë e shkollës së parë shqipe në Zvicër), z. Azem Sadullahu (sekretar i këshillit prindëror), z. Hamit Krasniqi, (bashkëshort i mësues Dritë Krasniqi), i cili po ashtu u angazhua në orët mësimore gjatë viteve 1998-2000 me fëmijët e refugjatëve nga Kosova dhe znj. Mevlane Jashari (ish – nxënëse e gjeneratës së parë të shkollës shqipe në Kanton e Glarusit). Gjatë bisedës në fytyrat e tyre shihej një gëzim i pa përshkruar, sepse në atë kohë ishte vepruar mirë e drejtë në shërbim të shkollës shqipe dhe mbi të gjitha në shërbim të ardhmërisë së fëmijëve shqiptarë, numri i të cilëve rritej nga muaji në muaj. Bisedën e zhvilloi ish – nxënësja e shkollës shqipe, përndryshe nxënëse e gjeneratës së parë, znj. Mevlane Jashari. Dhe gjatë gjithë kohës ishte një rrëfim i bukur për kohën, për njerëzit, për bashkëpunimin e institucioneve zvicerane me një Këshill Prindëror, të mërgimtarëve shqiptarë,  i cili sapo kishte filluar hapat e parë, hapjen e klasave etj.

Edhe pse pjesa më e madhe e bisedës u zhvillua spontanisht, pa ndonjë koncept të përcaktuar, unë arrita që copëzat e bisedave ti rendis në një formë rrëfimi për të dhenë një pasqyrë të asaj çka kujtojnë protagonistët.

A ju kujtohet diçka rreth kërkesës së Këshillit prindëror, a ju kujtohet hapja e shkollës së parë shqipe në Bilten dhe pastaj në Glarus?

  1. Weber: T`iu them të drejtën pjesa më e madhe e punëve me të huaj është kryer nga koordinatorja Maya Hauser, pra thënë shkurt kërkesat dhe bashkëpunimi është zhvilluar në koordinim me koordinatoren dhe këshillat prindëror. Por unë e shikoj me rëndësi të madhe për fëmijët shqiptarë që ta mësojnë gjuhën amtare.
  2. Hauser: Po, më kujtohet dhe natyrisht ne kemi marrë hapat e duhur për hapjen e shkollës shqipe dhe për të qenë në shërbim të komunitetit.
  3. Krasniqi: Po, natyrisht më kujtohet, vështirësitë, formimi i klasave, angazhimi nga një shkollë në tjetrën…

Selami Bajrami: Ishte një kohë e vështirë, por fatmirësisht me angazhimin e anëtarëve të Këshillit prindëror dhe mërgimtarëve të tjerë, arritëm deri te hapja e shkollës së parë dhe pastaj për shkollat tjera e kishim më lehtë.

Dikur, më 1990. Selami Bajrami, kryetar i Këshillit prindëror të Kantonit të Glarusit bashkë me përfaqësuesit më të lartë kantonal z. Fritz Weber dhe znj. Maya Hauser, pas hapjes së shkollës së parë shqipe në Zvicër

Si ishte bashkëpunimi me Këshillin Prindëror, dhe prindërit shqiptarë?

  1. Weber: mendoj se kemi kaluar mirë. Unë edhe sot banoj në një ndërtesë me të huaj dhe të them të drejtën jam i kënaqur. Ajo që unë vërej është se të ardhurit, emigrantët duhet t`i kushtojnë më shumë rëndësi gjuhës së vendit të tyre, nëse dëshirojnë një integrim më të mirë.
  2. Hauser: Më kujtohet mirë ajo kohë, vështirësitë e atyre viteve, numri i madh i emigrantëve dhe azilantëve dhe veçanërisht numri i madh i emigrantëve shqiptarë të cilët kanë ardhur gjatë viteve 90-ta. Ne jemi munduar, që t`iu ndihmojmë veçanërisht duke iu kushtuar rëndësi integrimit të tyre, edhe pse interesimi i tyre për mësimin e gjuhës gjermane ishte shumë i vogël, pjesëmarrja e prindërve shqiptarë në mbledhjet prindërore ishte shumë e vogël derisa, ne e bëmë obligative. Shkolla shqipe ka pasur edhe vështirësitë e veta sepse ka munguar pjesa financiare, mësuesja është paguar nga prindërit dhe natyrisht nuk ka qenë e lehtë. Por mbi të gjitha edhe unë mendoj se ruajtja e gjuhës dhe kulturës kombëtare është shumë me rëndësi.
  3. Krasniqi: Unë kam pasur një bashkëpunim të ngushtë me Këshillin prindëror, jemi munduar t`i realizojmë detyrat të cilat ia kemi parashtruar vetes gjatë mbledhjeve. Thënë shkurt na kanë ndihmuar gjatë vendosjes tonë në Kantonin e Glarusit dhe ky bashkëpunim ka vazhduar ndër vite.

Sot, pas 30-vjetësh, 8 tetor 2020, në një takim të përbashkët dhe falënderues z. Selami Bajrami, dhe përfaqësuesit zviceranë z. Fritz Weber dhe znj. Maya Hauser

Ka pasur probleme për hapjen e shkollës shqipe?  Sepse në atë kohë sic e dimë ndikimi i Ambasadës Jugosllave ishte i madh?

  1. Weber: mua personalisht nuk më kujtohet, sepse ne nuk varemi nga politikat e te tjerëve…
  2. Hauser: Jo, nuk di një gjë të tillë… ne kemi pranuar një kërkesë nga këshilli prindëror, e kemi gjykuar se nevojitet dhe e kemi pranuar.
  3. Krasniqi: Po, ka pasur një letër kërcënuese nga Ambasada jugosllave e asaj kohe, e cila kërkonte nga ne, që të mos veprojmë në kuadër të një shkolle jashtë Ambasadës, por në varësi të saj. Por qëndrimi ynë i përbashkët ka qenë, që ne të vazhdojmë me shkollën e pavarur shqipe dhe ashtu vepruam.
  4. Krasniqi: Po, kishte presione të ndryshme, ishte një kohë shumë e vështirë, por ne ia dolëm, ishim të vendosur dhe e hapëm shkollën e pavarur shqipe.
  5. Bajrami: Presionet ishin të ndryshme, por ne si Këshill prindëror ishim të vendosur në pavarësinë e shkollës shqipe. Dhe ashtu u bë.

Nga e majta në të djathtë: Maya Hauser, Fritz Weber, Selami Bajrami, Vaxhid Sejdiu, Azem Sadullahu, Hamit Krasniqi dhe Dritë Krasniqi

Si ishin shqiptarët para 30 viteve?

  1. Weber: Numri i të huajve që vinin në atë kohë ishte shumë i madh, dhe natyrisht për hir të ngjarjeve që u zhvilluan në Kosovë, numri më i madh ishte i shqiptarëve.
  2. Hauser: Thjeshtë, ata që erdhën dhe që vinin në vazhdim nuk njihnin gjuhën, nevojitej punë dhe angazhim rreth integrimit të tyre në shoqëri dhe mbi të gjitha të fëmijëve të tyre në sistemin arsimor zviceran. Interesimi i tyre për ta mësuar gjuhën ishte shumë i ulët, kjo e vështirësonte edhe më shumë integrimin e tyre.

Nga e majta në të djathtë: Maya Hauser, Fritz Weber, Selami Bajrami, Mevlane Jashari, Azem Sadullahu, Hamit Krasniqi dhe Dritë Krasniqi

Po, si janë sot? Si ju duken sot? Janë integruar?

  1. Weber: Tani, nuk mund të krahasohen, kemi ndryshime të mëdha në mes gjeneratave.
  2. Hauser: një dallim i madh, gjenerata e vjetër nuk kishte interesim për integrim, tani të rinjtë janë krejt ndryshe, janë mirë të integruar, e njohin mirë gjuhën…

Nga e djathta në të majtë. Mësuesja Dritë Krasniqi, Hamit Krasniqi dhe Azem Sadullahu

A keni ndonjë mesazh për fëmijët e mërgimtarëve shqiptarë, që po lindin dhe po rriten këtu?

  1. Weber: Të rinjtë duhet të angazhohen në shoqërinë zvicerane nëse dëshirojnë një integrim më të mirë.
  2. Hauser: edhe unë mendoj se të rinjtë këtu në Zvicër kanë shumë mundësi për një integrim sa më të mirë dhe duhet të punojnë në këtë drejtim.

Dhe thënë shkurt ky ishte një takim që përkujtonte ditët e angazhimit rreth organizimit dhe hapjes së shkollës shqipe, gjë që, për kohën që po flasim nuk ishte e lehtë. E veçanta e takimit ishte se veprimtarët shqiptarë nuk i kishin harruar miqtë e tyre zviceranë, edhe pse kishin kaluar më se 30 vjet. Së bashku me ta ia kishin arritur qëllimit duke e hapur shkollën e parë të pavarur shqipe në Zvicër. Prandaj, falënderimi ndaj tyre dhe institucioneve kantonale zvicerane ishte me plot gojën: Faleminderit Zvicër!