VIDEO/ Kampioni i botës Haxhi Krasniqi feston titullin me këngë patriotike

E hënë, 19 Tetor, 2020

Haxhi (Robin) Krasniqi shkroi historinë, teksa është bërë shqiptari i parë që arrin të shpallet kampion bote në boksin profesionist. Krasniqi triumfoi ndaj gjermanit Dominik Bozel, në duelin e vlefshëm për titujt e përkohshëm, kampionë bote, të peshave të mesme për versionet WBA dhe IBO.

Sfida e zhvilluar mbrëmjen e së shtunës në Magdeburg të Gjermanisë foli tërësisht për 33-vjeçarin nga Juniku i Kosovës. Një sfidë shumë emocionuese e dominuar nga Krasniqi, i cili arriti që të fitojë me “knock out” që në raundin e tretë. Bozel ishte kampion bote në kategoritë WBA dhe IBO dhe po luftonte për të mbrojtur titujt në peshën e mesme. Megjithatë, nuk ia doli dot, pasi boksieri kuqezi e shembi në tapet.

Në këtë mënyrë, Krasniqi bëhet shqiptari i parë kampion bote. Ndonëse Krasniqi përfaqëson Gjermaninë, përsëri ai u fut në ring me një këngë shqiptare në sfond. “Kuqezi je ti”, ishte kënga që shoqëronte atë gjatë futjes në ring. “Vijmë nga trojet tona. Nuk na ndal dot askush, fluturon shqiponja”, thuhet në testin e këngës, diçka që Krasniqi e ka shumë të qartë në mendjen e tij, duke ditur edhe vështirësitë që ka kaluar për të mbërritur deri këtu.

Krasniqi nuk është ndalur me kaq, teksa pas triumfit madhështor, është mbledhur me miqtë e tij, duke festuar më këngë patriotike. Shqiptari nuk ka nguruar të këndojë edhe vetë në praninë e një çiftelie.