Balerini shqiptar me famë botërore rikthehet për të drejtuar TOB

E shtunë, 20 Prill, 2024

Gentian Doda, koreografi dhe balerini shqiptar me famë botërore, rikthehet në Teatrin e Operës dhe Baletit si koreograf për të vënë së shpejti në skenë veprat e tij. Ai zhvilloi këto ditë një takim me artistët në TOB, ku institucioni shprehet se në këto salla ku ai prezantohet si koreograf, nisi karriera e tij si balerin dhe hodhi hapat e parë që do ta çonin në skenat më të mëdha botërore.

“Përveç miqve të vjetër me të cilët e ka nisur rrugën e artit në bankat e shkollës, Gentiani njohu dhe brezin e ri të balerinëve me të cilët do të punojë për shfaqjen e ardhshme, tashmë në ambiente moderne dhe të ristrukturuara”, shkruan TOB në faqen zyrtare.

Gentian Doda ka lindur në Tiranë dhe karrierën e tij si balerin e ka filluar në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit të Shqipërisë. Pas kësaj, ai filloi një karrierë të suksesshme ndërkombëtare gjatë së cilës ka punuar si balerin në Teatrin Shtetëror të Operas dhe Baletit të Azerbajxhanit, Teatro Arena di Verona, Balletto di Parma, Compania de Victor Ullate dhe Compania Nacional de Danza drejtuar nga Nacho Duato.

Më pas, Doda zbuloi talentin e tij si koreograf kur krijoi për punëtoritë koreografike në Compania Nacional de Danza (C.N.D) nën drejtimin e Nacho Duato. Më vonë ai u komisionua të krijonte dy pjesë për C.N.D.2 dhe tre krijime për kompaninë kryesore. Në vitin 2011, Gentiani mori Çmimin e Parë të Koreografisë (First Choreography Prize) në konkurset e Kopenhagenit dhe Hanoverit, si dhe Çmimin e Prodhimit Scapino (Scapino Production Prize). Që nga ajo kohë, ai ka krijuar premiera botërore për Institutin Koreografik të Neë York-ut, Scapino Ballet, Direccion Nacional de Danza Santo Domingo dhe Staatsballet Nürnberg, Gärtnerplatztheater, Teatro Massimo Palermo.

Ai gjithashtu është angazhuar në shumë bashkëpunime dhe projekte të pavarura duke shfaqur veprat e tija në Gjermani, SHBA, Izrael, Spanjë, Itali, Shqipëri, Danimarkë, dhe Kinë ndër të tjera. Në gusht të vitit 2014, atij iu ofrua pozicioni i Mjeshtrit të Parë të Baletit në Staatsballett Berlin, pozicion që e mbajti për katër vjet. Në sezonin e kaluar ai ngjiti dy shfaqje të reja në skenë, premierën e “This Silence” në Julliard School në Nju Jork, dhe premierën e “ëas bleibt” me Staatsballett Berlin në Komische Oper. Aktualisht po punon në Berlin për prodhime të reja të pavarura dhe po përgatit premierën e një shfaqjeje për Greek National Ballet, Stavros Niarchos Foundation, që do të mbahet në janar të vitit 2022.