Ambasada Shqiptare në SHBA ka zhvilluar një takim virtual me përfaqësues të Diasporës Shqiptare në SHBA në kuadër të bashkëpunimit të Ambasadës me organizatat shqiptare dhe projektet e tyre konkrete në riformatimin e një organizimi më kompleks dhe gjithëpërfshirës.
Ambasadorja Floreta Faber bisedoi Bruno Cekën, Martin Vulaj, Bleron Baraliu, Ilir Fundo, Nick Markolaj, Ana Cenaj, Gino Mulliqi. Ajo falenderoi përfaqësuesit për punën e vyer ndër vite kryesisht në çështjet me interes kombëtar dhe theksoi se Diaspora shqiptare do të mbetet ura lidhëse e çimentuar ndërmjet SHBA-ve dhe kombit tonë.
Faber shprehu mbështetjen për iniciativën e tyre në riformatimin organizativ të Diasporës në një platformë më të gjerë dhe gjithëpërfshirëse dhe u shpreh besimplotë se ky format do të përcjellë një vizion të qartë që mund të shërbej si udhërrëfyes për veprimtarinë e ardhshme të diasporës shqiptare duke iu përshtatur sfidave dhe kërkesave të shumta.
Gjatë diskutimit, Ambasadorja Faber insistoi se një ndër elementët kyç për mbarëvajtjen e kësaj nisme dhe çelës i suksesit të saj sa i përket gjithëpërfshirjes do të ishte angazhimi i sa më shumë vajzave dhe grave nga radhët e komunitetit dhe gjithashtu i rinisë, si motorë të padiskutueshëm të kësaj nisme.
Duke nënvizuar shembujt dhe rezultatet pozitive të organizatave në këto formate dhe duke vënë në dukje bashkëpunimin e shkëlqyer me organizatën “American Jewish Committee” (AJC), Ambasadorja theksoi se eksperienca e tyre në këtë proces do të ishte frytdhënëse në fazën fillestare të krijimit dhe përçoi gadishmërinë e tyre për ta mbështetur këtë proces. Ajo shprehu gatishmërinë e Ambasadës për realizimin e këtij bashkëpunimi.
Përfaqësuesit e komunitetit shprehën mirënjohjen për bashkëpunimin aktiv të Ambasadës. Ata u shprehën entuziast për mbështetjen e AJC në këtë fazë të procesit dhe dakordësuan mbi vijimin e bashkëpunimit. Ambasadorja Faber, shprehu mbështetjen në iniciativa të tilla dhe nënvizoi se Ambasada do të jetë aktive në këtë proces vetëm sipas kërkesave të diasporës, pa ndërhyrë në çështjet e brendshme të organizatës apo pa nxitur asnjë axhendë të tyre.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.