Austri / Doruntina Berisha pretendente për çmimin e rëndësishëm në teknologji

E premte, 19 Prill, 2024

Doruntina Berisha ka lindur në Vjenë, por ruan lidhjet e saj me Shqipërinë dhe Kosovën. Pavarësisht se lindur dhe rritur në një shtet tjetër Doruntina flet shumë mirë gjuhën amtare. Doruntina Berisha është studente dhe asistente në Fakultetin Juridik në Universitetin e Vjenës. Gjithashtu ajo studion edhe në degën Fizik. Gjatë kohës së pandemisë shqiptarja Berisha spikati, sepse arriti të krijoi brenda 24 orëve platformën “Survival Guide“, e cila shërbeu për të zhvilluar mësimin online në Vjenë.

Ju jeni në garë për çmimin “European Women of Legal Tech 2020 Award”, si erdhi ky nominim, na tregoni disa detaje?

Unë jam lindur në Vjenë dhe kam përfunduar shkollën këtu. Gjithashtu kam jetuar për gjysmë viti në Kaliforni  për të përfunduar semestrin tim në Universitetin e Santa Clara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë pandemisë kam krijuar platformën për të gjithë profesorët e Vjenës që brenda 24 orëve të kenë qasje në mësim online. Kjo platformë “Survival Guide” nuk u shpërnda vetëm në Universitetin e Juridikut në Vjenë, por edhe në Universitet e tjera në Austri. Pas një jave më shumë se 250 profesora të Universitetit të Vjenës përdorën platformën gjatë pandemisë. Për krijimin e kësaj platforme “Survival Guide”, profesori im Dr. Nikolaus Forgó vendosi të më nominojë për këtë çmim.

Si ndiheni që arritët të krijoni në një kohë aq të shkurtër “Survival Guide”?

Jam shumë e lumtur që e realizova idenë time shpejt dhe jam mirënjohëse që kolegët e mi në Departament ishin të entuziazmuar dhe e mbështetën idenë time.

Juridik dhe Fizikë, pse këto dy zgjedhje?

Vendosa të studioj fizikë, sepse isha shumë e fasionuar nga fizika që nga fëmirija. Nga ana tjetër, unë doja të mësoja rreth koncepteve të shtetit dhe ligjit, si dhe të drejtat e njeriut. Kështu që u regjistrova edhe në Universitetin Juridik në Vjenë. Kam mësuar shumë, por mbi të gjitha kam mësuar të mendoj në mënyrë kritike. Sepse vetëm ata që janë kritikë mund ta zhvillojnë shtetin edhe më tej. Studimi i fizikës dhe i drejtësisë më mësoi t’u qasem problemeve nga një perspektivë ndërdisiplinore, të përdor metoda jokonvencionale dhe të mendoj jashtë kutisë.

Prej 2017 punoni edhe si asistente në Fakultetin Juridik, sa e vlerësuar ndiheni në një vend të huaj?

Ndihem shumë e vlerësuar në Universitetin e Vjenës. Profesori im vlerëson punën time që bëj për Universitetin e Vjenës, si dhe edukimin ndërdisiplinor që kam. Unë jam shumë mirënjohëse ndaj profesorit tim sepse besoj në mua dhe më bëri bashkautore e librit të tij “Grundriss Datenschutzrecht“(E drejta  e mbrojtjes së të dhënave).

Keni kontakte me bashkatdhetarë të tjerë?

Ne vizitojmë Kosovën dhe Shqipërinë të paktën dy herë në vit, dhe kjo ka bërë që ne të kemi kontakte me bashkatdhetarë të tjerë. Po ashtu që kur nominimi u bë publik, disa femra të suksesshme shqiptare,shfaqën interes  për të punuar së bashku. Shpresoj të bashkëpunoj shumë më tepër në të ardhmen dhe që ne si femra shqiptare të bëjmë një ndryshim të mirë dhe të kontribuojm në të mirën e shqiptarëve si në arenën kombëtare ashtu edhe ndërkombëtare.

Votimi bëhet online, sa optimiste jeni dhe sa besoni në mbështetjen e shqiptarëve?

Unë besoj plotësisht në mbështetjen e shqiptarëve. Puna ime më solli deri tek nominimi i këtij çmimi, por shpresoj se finalen do ta arrij me ndihmën e të gjithë shqiptarëve kudo që janë. Votimi ishte i paraparë deri me daten 08.10.2020 mirëpo është shtyer deri me datën 18.10.2020.