Kryesia e Shoqatës së Emigratëve në Greqi ka zhvilluar një takim zyrtar në ambientet e Periferisë së Ministrisë së Transportit dhe Komunikacionit në Athinë me drejtorin e përgjithshëm të kësaj Periferie Ilias Dholgiras.
Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte informimi i të gjithë qytetarëve shqiptarë të ligjshëm në Greqi të cilën janë të interesuar për shndërrimin e patentës shqiptare në atë Greke, duke përfshirë kategoritë përkatëse.
Drejtori i Përgjithshëm i Periferias Ilias Dholgira sqaroj saktësisht se kush përfiton në bazë të ligjit shndërrimin e lejes së drejtimit nga shqiptare në greke.
Më poshtë janë të renditura pikat se si funksionon ndryshimi dhe kush përfiton:
1-Të gjithë qytetarët shqiptarë të ligjshëm në Greqi që e kanë nxjerr lejen e qëndrimit në Shqipëri para datës 02/06/2001 përfitojnë shndërrimin e patentës (automatikisht) pa problem duke dorëzuar vetëm paravolot, vërtetimet shëndetësore si dhe fotokopje e lejes së qëndrimit me pasaport.
2-Të gjithë ato qytetarë që e kanë nxjerr lejen e drejtimit në Shqipëri pas datës 02/06/2001 do të bëjnë shndërrimin e patentës nga greke në shqiptare duke u bazuar te AFM.
a) Në qoftë se AFM e kanë nxjerrë pas marrjes së patentës në Shqipëri, pra duke patur parasysh afatin kohor përfitojnë këtë shndërrim.
b) Në qoftë se AFM është nxjerrë para marjes së patentës, atëherë duhet të vërtetojnë që gjatë periudhës së marrjes së patentës në Shqipëri duhet të ishin atje të paktën për një periudhe dy mujorëshe.
c) Përfitojnë shndërrimin e patentës dhe të gjithë qytetarët që kanë dokumentacion të rregullt të paktën 6 muaj dhe afati i përfitimit është maj 2020. Pas majit të 2020 kushdo që ka patentë shqiptare nuk mund ta shndërrojë në greke.
d) Mund të dorëzojnë dokumentacionin e duhur për shndërrimin e patentës të gjithë qytetarët që gjatë vitit 2020 u ka skaduar leja e qëndrimit në Greqi, sepse njihet në këtë Ministri ligji mbi shtyerjen e afatit të këtyre lejeve deri në 31/12/2020.
e) Nuk mund të dorëzojnë dokumentacionin e duhur ato qytetarë që i ka skaduar pasaporta dhe nuk e kanë rinovuar atë.
f) Në qoftë se ka humbur ose është vjedhur leja e drejtimit (patenta shqiptare) personi duhet të kërkojë një fotokopje të patentës nga Ministria e Komunikacionit dhe Transportit në Greqi dhe pastaj mund të dorëzojë dokumentat.
Gjithashtu gjatë bisedës u dhanë edhe disa sugjerime dhe ide përsa i përket provimeve të kategorive G,D apo E) me apo pa PEI(ΠΕΙ). U sugjerua që provimet të jepen edhe në gjuhen shqipe.
Vetë Dholgira i ka premtuar Kryesisë së Shoqatës së Emigratëve se çdo problem që do haste në të gjitha institucionet zyrtare në lidhje me këtë çështje në Attiki do jetë i gatshëm të na ndihmoje duke bashkëpunuar me SHESHG .
Dholgira informoi se mbi 70-80 patenta greke janë dorëzuar nga kjo periferi për qytetarët shqiptarë.
Takimi u zhvillua duke respektuar masat anti-covid.