Kanada/ Ilir Kuqi: Shumë shpejt edhe një “Shtëpi Shqiptari” në Calgary

E enjte, 28 Mars, 2024

Në moshën 16 vjeçare largohet nga vendi i lindjes, Kruja për të studiuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ilir Kuqi aty diplomohet në dy degë, në Marketing/Menaxher dhe në Shkenca Kompjuterike. Kanë kaluar 18 vite nga ai moment dhe sot Kuqi është pjesë e “Enteprise Holdings” ku është drejtor i provincës së Albertës në një nga sektorët e saj. Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë (13 dhe 7 vjec). Para disa vitesh ka ardhur së bashku me familjen e tij në Kanada, edhe nga fillimi deri më tani është ndër aktivistët më të njohur në komunitetin shqiptar në qytetet ku ka jetuar: Ottawa dhe Calgary. Në këtë të fundit drejton Shoqatën Shqipraro-Kanadeze, nga posti i së cilës bëmë një intervistë për gazetën “Diaspora Shqiptare”, ku flet për karrierën e tij, jetën komunitare në Kanada dhe shumë tema të tjera…

Komuniteti shqiptar në Kanada ju njeh në fillim i angazhuar në kryeqytetin kanadez Ottawa. Sa keni qëndruar atje dhe çfarë kontretisht keni dhënë për komunitetin tonë?

Ndihem krenar që në dy qytetet e fundit ku kam jetuar (Ottawa dhe Calgary) ka pasur shqiptarë ku mund të kontribuoja drejt ruajtes së kulturës dhe identitetit tonë. Në Ottawa jetova 2 vjet e gjysmë dhe bashkë me disa shqiptarë të tjerë në komunitet si Arbnor Krasniqi, Znj Shano Bejkosalaj, etj. u përpoqëm të ringrenim shoqatën për t’i dhënë një zë komunitetit tonë në Ottawa. Mbasi u riformua shoqata, ashtu të organizuar mbajtëm disa festa, turne futbolli dhe piknike.  Mbas dy vitesh në shoqatë, m’u desh të lëvizja në Calgary për detyrën e re në karrierë. Fatkeqësisht më pas mora vesh që shoqata u mbyll ose nuk u bë më aktive. E di qe ka disa shqiptarë në Ottawa të cilët janë pjesë të aktiviteteve që Ambasada e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës zhvillojnë atje.

Me shkuarjen tuaj në Calgary, më 2015 është aktivizuar apo ringjallur Shoqata Shqiptaro Kanadeze (Albanian- Canadian Association of Calgary), ku jeni zgjedhur kryetar i saj. Tani që jeni në mandatin e dytë, a mund të na thoni se cila është hisotria e organizimit të shqiptarëve të atjeshëm?

Shoqata për herë të parë u themelua në vitin 1999, me kryetar Agron Miloti, i cili është një biznesmen i suksesshëm në komunitet. Qëllimi kryesor i shoqatës në atë kohë ishte për grumbullim fondesh për luftën në Kosovë. Mund të them që nga ato që kam dëgjuar, kjo iniciativë ishte shumë e sukseshme dhe ia arriti qëllimit të saj.
Në vitin 2015, shoqata këtu në Calgary u ringjall mbas shumë vitesh nga Dorian Londo, i cili ishte kryetari i dytë i shoqatës. Tashmë jam tre vjet në krye të saj, dhe ndihem krenar rreth aktiviteteve që kemi bërë të shumëllojshme. Duke filluar tek simboli i ngritjës së flamurit shqiptar dhe atij kosovar në qendër të qytetit, para Bashkisë, tek mirëmbajtja e “Folesë së Shqiponjave”, dhe shumellojshmeri festash e aktivitetesh.

Bordi i Shkollës Shqipe “Foleja e Shqiponjave” në Calgary ka vendosur në mbledhjen e fundit që mësimi i shqipes të bëhet në formën virtuale nga fundjava e parë e tetorit, shkaku i pandemisë COVID- 19. Sa mendoni ju do të jetë efikas mësimi i gjuhës shqipe online?

Si shoqatë donim të gjenim një mënyrë për të pasur vazhdimësi të Shkollës Shqipe “Foleja e Shqiponjave” duke e konsideruar këtë veprim si thelbësor ndaj ruajtes së gjuhës dhe traditave shqiptare. Duke parë që kërkesat për të mësuar gjuhën shqipe gjatë kësaj periudhe është shumë të vështirë për shumë prindër, bordi i shkollës dhe bordi i shoqatës ka vendosur ta rihapë shkollën në mesin e janarit 2021.  Kjo kohë i jep mundësi prindërve për të kuptuar më mirë rrethanat personale me punën e tyre dhe studimin nëpër shkolla të fëmijëve. Ishte një vendim i vështirë, sepse dhe vetë e pamë që nuk ishim gati akoma për të bërë një program tërheqës për fëmijët e shkollës sonë.
Një pyetje personale. Keni ardhur në Amerikën Veriore në moshë të re. A mendoni se ky fakt e ka lehtësuar integrimin tuaj profesional këtu?  

Si çdo emigrant, rruga në emigracion nuk është kurrë e lehtë. Kam pasur fatin të përfundoja studimet në Amerikë ku m’u hapën shumë dyer. Ajo që më pëlqen në këto vende, qoftë në SHBA, qoftë në Kanada është se po të jesh këmbëngulës dhe të arrish rezultate pozitive, këto vende t’i japin mundësitë të ngjitesh sa më lartë pa pengesa. Ka plotë shembuj qe shqiptarët e këtushëm kanë arritur majat e karrierës së tyre. Unë jam mirënjohës për ato mundësi që më janë dhënë dhe vazhdoj të kërkoj edhe më shumë, sepse besoj se do ia arrij.

Meqë keni jetuar në dy qytete të mira, pra në kryeqytet dhe në qytetin të provincës më të pasur kanadeze, a mund të na tregoni dallimet dhe afërsitë e shqiptarëve të këtyre qendrave?

Duke pasur fatin të jetoj në të dy qytetet, një gjë është e qartë që në çdo vend ka shqiptarë që duan të kontribuojnë, të ndihmojnë në ruajtjen e identitetit dhe kulturës, por ka dhe shqiptarë që janë të distancuar. Për mendimin tim ajo që kam kuptuar është që ka plotë që duan të ndihmojnë, por nuk kane besim ose nuk dinë si të ndihmojnë. Pra ajo që është thelbësore për çdo shoqatë është transparencë në veprimtari, dhe profesionalizëm.  Duke e ditur qe jo çdo shqiptar ka të njejtat ndjenja patriotike, ata që duan, do të afrohen, por vetëm nëse veprimet bëhen në sistemin demoktratik dhe transparent siç organizohen dhe shumë shoqata të tjera jofitimprurëse në Kanada.

Si aktivist, sa mendoni ju, është i organizuar komuniteti shqiptar në Kanada?

E mira nuk ka fund, por jam krenar që kemi plotë shoqata simotra që kanë arritur të krijojnë një identitet të mirë në hapësirën e shoqatave të etniteteve të shumta në Kanada, siç është ajo e Hamiltonit, Torontos, Winnipegut, Vankuverit, etj… Duke pasur internetin dhe duke qenë i hapur në bashkëpunim me shoqatat e tjera, nënkuptohet organizimi edhe përparon. Ne këtu në Calgary kemi bashkëpunuar me Shoqatën Shqiptaro-Kanadeze të Edmontonit dhe Vancouverit, si dhe me shoqata nga Seattle, SHBA në shumë ngjarje dhe festa me qëllim që të kemi avantazhe në bisedimet me këngetarët që do të vinin për të performuar, por edhe për shkëmbim idesh. Ky bashkëpunim na bën më të fortë dhe më të përgatitur.

Shoqata juaj, pas Hamiltonit që ka blerë dhe përuruar Shtëpinë Shqiptare dhe pas idesë që edhe në Toronto të ketë një të tillë, ka nisur procedurat për gjetjen e një hapësire për komunitetin shqiptar në Alberta. Deri ku keni mbërrirë në këtë aspekt?

Siç e dini edhe vetë, ky procesh nuk është i lehtë, por mund të arrihet. Uroj Shoqatën Shqiptare të Hamiltonit për këtë arritje me të vërtetë mbresëlënëse. Ne kemi bërë disa mbledhje me biznesmenë dhe kemi krijuar një grup, i cili merret posaqërisht me këtë inisiativë të bukur. Ajo që na mungon është fondi për ta arrituar këtë qëllim. Pra duke ngritur fondin parimisht, do të na jep mundësinë për të blerë shtëpinë e parë të shqiptarëve në këtë zonë. Ky procesh është projekt 5 vjecar. Ne si shoqatë duhet ta qartësojmë mirëmbajten e projektit dhe se si ai projekt të mirëmbajë veten. Deri më sot kemi ngritur një të tretën e fondeve që do të na duhen për ta arritur realizimin e këtij projekti. Ky vit që po kalojmë na ka ndaluar atë vrull që e patëm, por shpresojmë që në tre vitet e ardhshme t’ia arrijmë qëllimit.

Ndryshe nga shoqatat tjera të shqiptarëve në Kanada, ju mbani edhe turne për poker dhe për lojën e golfit. Si i arrini këto?

Qëllimi i shoqatës është jo vetëm ruajtja e traditave dhe kulturës sonë, por edhe integrimi i shqiptarëve në komunitet.
Organizimi i turneut të pokerit është që të ngrejmë fonde për “Inn from the cold”, e cila është një organizatë që ndihmon gratë dhe fëmijët që janë të pa strehuar. Si komunitet e menduam si një partner të organizohemi edhe për të ndihmuar të tjerët.
Organizimi i turneut të golfit është për të afruar shoqërinë shqiptare në një sport që e njohin mirë, por edhe na ndihmon ne komunitet të njohim edhe sporte të tjera përveç futbollit.

Ju shohim shumë aktiv në jetën komunitare. Cili, mendoni ju, duhet të jetë roli i intelektualëve në komunitet? A po bëhet mjaftueshëm?

Kjo është një pyetje pak me spec për mua se nuk dua të ofendoj njeri, por për mendimin tim, të gjithë ne mund të bëjmë më shumë, duke filluar edhe nga vetja ime. Të jesh një intelektual në Shqipëri apo Kosovë mund të jetë një status, por ajo që na mëson një vend si Kanadaja është të bëjmë më shumë për të tjerët sepse ka më shumë kënaqësi ai që jep se sa ai që merr.  Ne si shqiptarë nuk jemi mësuar me këtë koncept, sepse shumë nga ne jemi rritur në varfëri apo në një sistem komunist, i cili nuk ta mëson ç’do të thotë të jesh “vullnetar” dhe ta kuptosh nevojën e tjetrit. Për mendimin tim kulmi i humanizmit është kur jep kohën tënde për një tjetër dhe nuk pret as një falënderim. Po të arrinim këtë koncept si shqiptarë, nuk besoj se ka racë tjetër që na e kalon.  Me pak fjalë mendoj që mund të bëhet edhe më shumë.