Britani / Shqiptarja Elona Mortimer-Zhika CEO e parë femër në kompaninë IRIS

E shtunë, 20 Prill, 2024

Elona Mortimer-Zhika e frymëzuar nga babai i saj me profesion matematikan dhe ekonomist në Shqipëri, investoi karrierën e saj në kontabilitet. Elona arriti të ngrejë në nivele të larta një kompani të madhë të programeve britanike dhe tashmë ajo është emëruar CEO. Në historikun e kompaninë IRIS, Elona është CEO e parë femër.

Çfarë ju frymëzoi të studioni kontabilitet?

Unë jam rritur në Shqipëri, ku babai im ishte një matematikan dhe ekonomist, dhe preferoja shumë që kur rrinin bashkë t’i bëja pyetje rreth ekuacioneve dhe matematikës. E dija që doja të bëja diçka në lidhje me biznesin dhe matematikën. Kur isha 16 vjeç erdha në Britani me një bursë dhe vazhdova studimet për kontabilitet dhe ekonomi në Reading University.

Pas diplomës sime, isha me fat që hyra në skemën e trajnimit të diplomuar për Arthur Andersen ACA, dhe pas kësaj, Deloitte, dhe më pas Enron.

Çfarë nënkupton dhe si ndikoi ACA në karrierën tuaj?

ACA ishte një themel mahnitës. Mësova kompetenca dhe aftësi që më ndihmuan të bëhesha udhëheqësja që jam sot. Kam punuar për më shumë se 50 klientë, nga NVM-të në ndërmarrjet e mëdha, duke shkuar në biznese të ndryshëm çdo javë, në shumë pak kohë mësova detyrat kyçe, rreziqet dhe mundësitë. Mësova për punën në ekip, të mbyllja një punë brenda afatit të caktuar, si dhe menaxhimin e palëve të interesuara përmes marrëdhënieve me CFO dhe drejtuesit e komiteteve të auditimit. AKK është kaq e gjerë, aq e njohur dhe mbledh shumë gjëra bashkë që janë të rëndësishme për drejtimin e një biznesi të suksesshëm.

Cilat konsideroni si sukseset tuaja më të rëndësishme në karrierë?

Kur u bashkova me IRIS, doja të isha CFO më e mirë e mundshme, por tre vjet më vonë arrita të jem në pozicionin e COO dhe më pas në pozicionin kryesor si CEO. Ky është një biznes që e dua vërtet, dhe të jesh në këtë pozitë është arritja ime më e lartë nga perspektiva e karrierës. Një CEO nuk mund të jetë e mirë nëse nuk ka një ekip po aq të mirë, dhe unë jam me të vërtetë me fat që punoj me njerëz të mahnitshëm – disa prej të cilëve i njoh prej 20 vitesh.

Me çfarë sfidash jeni përballur gjatë rrugës në karrierën tuaj?

Më e fundit është pandemia. Kur u bëra CEO, nuk mendoja se do të duhej të përballesha me diçka të tillë në vitin tim të parë në këtë pozicion. Ne të gjithë jemi të aftë të bëjmë më shumë nga sa kemi menduar të jetë e mundur.

Një sfidë tjetër për mua ka qenë të jem nënë e dy fëmijëve të vegjël, tani pesë dhe nëntë vjeç, duke u munduar të jem një prind i mirë për ta. Sigurisht është e vështirë tja dalësh vetëm dhe unë sigurisht kam kërkuar ndihmë. Mundohem të mos anashkaloj asnjëherë sportin dhe evente të ndryshme rreth sportit.

Njerëzit janë më të lumtur nëse mund të ekuilibrojnë familjen dhe punën. Nëse kemi mësuar ndonjë gjë nga koronavirusi, është se si të jemi fleksibël dhe të japim konkluzione nga rezultati.

Cilat janë mësimet më të rëndësishme që keni mësuar?

Si udhëheqës, duhet të jeni vetëvetja, dhe jo versioni që njerëzit duan të jeni. Çdo udhëheqës përballet me vendime të vështira. Detyra është të mbrojë të mirën më të madhe, jo të mundohet t’i kënaqë të gjithë.

Së dyti, unë kam mësuar se nuk ka rëndësi se me çfarë sfidash përballemi, ne jemi elastik dhe të adaptueshëm. Unë nuk mund të isha më shumë krenare se si të gjithë që punojnë në IRIS nuk u dorëzuan, por përballuan këtë situatë dhe jo vetëm duke qëndruar në detyrë, por duke dhënë maksimumin për më shumë arritje.

Pas kësaj arritje, cili do jet hapi i radhës në karrierë?

Plani im është të jem më e mira në rolin në të cilin jam aktualisht. Unë jam gjithmonë e nxitur dhe e frymëzuar nga ajo që po bëj, dhe kjo ka funksionuar për mua, sepse kur e bëjmë atë mirë, një mundësi e re vjen vetvetiu.

Tani për tani jam përqendruar në rritjen e IRIS për të maksimizuar potencialin e saj për klientët, punonjësit dhe aksionerët e saj. Për sa kohë që jam e rrethuar nga njerëz frymëzues, kjo është ajo që më bën të përkushtohem.